Content-Length: 84973 | pFad | https://sq.wikipedia.org/wiki/Federica_Mogherini

Federica Mogherini - Wikipedia Jump to content

Federica Mogherini

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Federika Mogerini

Federica Mogherini (shqiptohet: [Federika Moɡerini]; lindur më 16 qershor 1973) është një politikane italiane dhe Përfaqësuesja e tanishme e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë dhe Zëvendëspresidente e Komisionit Europian në Komisionin Juncker që nga 1 nëntor 2014.

Mogherini ishte ministre e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë nga 22 shkurt 2014 deri më 31 tetor 2014, në Kabinetin e qendrës së majtë të Matteo Renzit.

Ajo është anëtare e Partisë Demokratike Italiane dhe Partisë së Socialistëve Evropianë.

Jeta e hershme dhe arsimimi

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Federica Mogherini u lind më 16 qershor 1973 në Romë, Itali, në familjen e drejtorit të filmit Flavio Mogherini (1922-1994).

Mogherini ndoqi Universitetin Sapienza të Romës, ku ajo studioi shkenca politike dhe u diplomua me një specializim në Filozofi Politike.

Fillimet e hershme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Frederica Mogherini ishte anëtare e Federatës së Rinisë Komuniste Italiane (krahu rinor i Partisë Komuniste Italiane) nga viti 1988 deri në vitin 1996. Pas shpërbërjes së Partisë Komuniste Italiane dhe transformimin e saj në një parti socialdemokrate, Mogherini u bashkua me të Majtën Rinore. Në vitin 2001 ajo u bë anëtare e Këshillit Kombëtar të partisë Demokratët e së Majtës (DS), duke shërbyer më vonë në Bordin Ekzekutiv Kombëtar dhe Komitetit Politik të saj. Në vitin 2003 ajo filloi të punojë në Seksionin e Punëve të Jashtme të partisë Demokratët e së Majtës (DS), ku iu dha përgjegjësia për marrëdhëniet me lëvizjet dhe partitë ndërkombëtare, duke u bërë më vonë koordinatore e ekipit. Pas kësaj ajo u emërua përgjegjëse për Punët e Jashtme dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në stafin e kryetarit të partisë së Demokratëve të së Majtës Piero Fassino.

Anëtare e Parlamentit, 2008-2014

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në vitin 2008 Mogherini u zgjodh në Dhomën e Deputetëve, duke përfaqësuar elektoratin e Venetos. Ajo u bë sekretare e Komitetit Parlamentar të Mbrojtjes, anëtare e delegacionit parlamentar italian në Këshillin e Evropës, dhe e delegacionit parlamentar të Italisë në Bashkimin Europian Perëndimor.

Në shkurt të vitit 2013 Mogherini u zgjodh në parlament për zonën Emilia-Romagna. Gjatë legjislaturës së 17-të ajo shërbeu përsëri në Komitetin Parlamentar të Mbrojtjes (duke zëvendësuar Lapo Pistelli, që u emërua Zëvendës Ministër i Punëve të Jashtme), në Komitetin për Punët e Jashtme dhe në delegacionin italian në Asamblenë Parlamentare të NATO-s. Më 1 gusht 2013 ajo u zgjodh kryetare e delegacionit italian në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.

Më 9 dhjetor 2013, kryetari i ri i Partisë Demokratike Matteo Renzi e emëroi Mogherinin në stafin e tij, me përgjegjësinë e marrëdhënieve evropiane të partisë.

Ministre e Punëve të Jashtme të Italisë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Mogherini u bashkua me kabinetin Renzi si Ministre e Punëve të Jashtme në vitin 2014.









ApplySandwichStrip

pFad - (p)hone/(F)rame/(a)nonymizer/(d)eclutterfier!      Saves Data!


--- a PPN by Garber Painting Akron. With Image Size Reduction included!

Fetched URL: https://sq.wikipedia.org/wiki/Federica_Mogherini

Alternative Proxies:

Alternative Proxy

pFad Proxy

pFad v3 Proxy

pFad v4 Proxy