Content-Length: 119164 | pFad | https://sq.wikipedia.org/wiki/Helicobacter_pylori

Helicobacter pylori - Wikipedia Jump to content

Helicobacter pylori

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Helicobacter pylori
Emra të tjerëInfeksion me H. pylori, Campylobacter pylori
Ngjyrim imunohistokimik i H. pylori (në ngjyrë kafe) nga një biopsi gastrike
SpecialitetSëmundje infektive, gastroenterologji
SimptomatDhimbje abdominale, të përziera, urth[1]
KomplikimetGastrit, ulcerë, kancer në stomak[2]
Shkaktar(ë)Helicobacter pylori, i përhapur me rrugë fekale-orale apo orale–orale[2]
Metoda diagnoztifikueseTesti i frymëmarrjes për urenë, analiza fekale e antigjenit, testi i shpejtë i ureazës, biopsi e indit[2]
MjekimiInhibitorë të pompës protonike, subsalicilat bismuti, metronidazol, tetraciklinë[2]
Shpeshtësia60% (viti 2015)[3]


Infeksioni me Helicobacter pylori është një infeksion, shpesh në stomak, nga bakteri Helicobacter pylori.[1] Ky infeksion zakonisht nuk shfaq simptoma por mund të çojë në gastrit (inflamacion i stomakut) ose ulcera në stomak.[2] Simptomat mund të përfshijnë dhimbje barku, të vjella dhe urth.[1] Po ashtu, ky infeksion shoqërohet edhe me gastrit atrofik, kancer në stomak dhe me limfomën e llojit limfoid të lidhur me mukozën (MALT).[2][1]

Mendohet se përhapet kryesisht nëpërmjet rrugës fekalo-orale dhe ndoshta nëpërmjet asaj orale-orale.[2] Faktorët e rrezikut përfshijnë të jetuarit në një zonë ku sëmundja është e zakonshme dhe varfërinë.[2] [1] Helicobacter pylori është një bakter gram-negativ, mikroaerofilik, në trajtë shufre.[2] Diagnoza bëhet nëpëmjet testit të frymëmarrjes për urenë, analizës fekale të antigjenit, testit të shpejtë të ureazës ose nëpërmjet biopsisë së indit.[2] Serologjia mund të tregojë një infeksion aktual ose të kaluar.[2]

Rastet pa simptoma nuk kërkojnë trajtim specifik.[2] Në të kundërt, mund të përdoret kombinimi i një inhibitori të pompës protonike (PPI), subsalicilatit të bismutit, metronidazolit dhe tetraciklinës.[2] Nëse rezistenca është e ulët, mund të përdoret një PPI, klaritromicinë dhe amoksicilinë ose metronidazol. [2] Një vaksinë ndaj H. pylori është në zhvillim që prej vitit 2015.[1]

Përllogaritet se 60% e popullsisë së botës ishin të infektuar në vitin 2015, një dukuri më e zakonshme në vendet në zhvillim.[3] [2] Infeksioni merret shpesh në fëmijëri.[1] Rreth 5% e fëmijëve nën 10 vjeç në Shtetet e Bashkuara janë të prekur.[1] Në dekadat e fundit, përqindja e të infektuarve ka rënë në shumë vende.[4] Ky bakter u identifikua për herë të parë në vitin 1982 nga mjekët australianë Barry Marshall dhe Robin Warren.[5] [6]

  1. ^ a b c d e f g h Parikh, NS; Ahlawat, R (janar 2022). "Helicobacter Pylori". StatPearls (në anglisht). PMID 30480966.
  2. ^ a b c d e f g h i j k l m n o "Helicobacter pylori - Chapter 4 - 2020 Yellow Book | Travelers' Health | CDC". wwwnc.cdc.gov (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 20 janar 2022. Marrë më 23 shkurt 2022.
  3. ^ a b Hooi JK, Lai WY, Ng WK, Suen MM, Underwood FE, Tanyingoh D, etj. (gusht 2017). "Global Prevalence of Helicobacter pylori Infection: Systematic Review and Meta-Analysis". Gastroenterology (në anglisht). 153 (2): 420–429. doi:10.1053/j.gastro.2017.04.022. PMID 28456631.
  4. ^ Minalyan A, Gabrielyan L, Scott D, Jacobs J, Pisegna JR (gusht 2017). "The Gastric and Intestinal Microbiome: Role of Proton Pump Inhibitors". Current Gastroenterology Reports (në anglisht). 19 (8): 42. doi:10.1007/s11894-017-0577-6. PMC 5621514. PMID 28733944.
  5. ^ Rees, Alan M. (1997). Consumer Health USA (në anglisht). Greenwood Publishing Group. fq. 194. ISBN 978-1-57356-068-9. Arkivuar nga origjinali më 2022-02-23. Marrë më 2022-02-23.
  6. ^ Warren JR, Marshall B (qershor 1983). "Unidentified curved bacilli on gastric epithelium in active chronic gastritis". Lancet (në anglisht). 1 (8336): 1273–5. doi:10.1016/S0140-6736(83)92719-8. PMID 6134060.








ApplySandwichStrip

pFad - (p)hone/(F)rame/(a)nonymizer/(d)eclutterfier!      Saves Data!


--- a PPN by Garber Painting Akron. With Image Size Reduction included!

Fetched URL: https://sq.wikipedia.org/wiki/Helicobacter_pylori

Alternative Proxies:

Alternative Proxy

pFad Proxy

pFad v3 Proxy

pFad v4 Proxy