Content-Length: 124792 | pFad | https://sq.wikipedia.org/wiki/Opera

Opera - Wikipedia Jump to content

Opera

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë


Opera /ˈɒpre/ (italisht: [ˈɔːpera]; anglisht shumës: operat; italisht shumës: opere [ˈɔːpere]) është një formë e artit , në të cilin këngëtarë dhe muzikantë performojne një pune dramatike duke kombinuar tekstin (libreton) dhe bazen muzikore, zakonisht në një mjedis teatral. Në opera tradicionale, këngëtarët bejne dy lloje të të kënduarit: recitatativ, nje stil i influencuar nga fjalimet dhe arias,nje stil me melodik. Opera përfshin shumë elemente të teatrit te folur, të tilla si dramën, poezinë, aktrimin, , skenografinë, kostumografinë, dhe ndonjëherë përfshin vallezim. Performanca është zakonisht jepet në një shtepi opere, e shoqëruar nga një orkestër apo nje amsambel muzikor me te vogel, i cili që në fillim të viteve 1800, ka qenë e drejtuar nga një dirigjent.

Opera eshte pjese e tradites se muzikes klasike te perendimit. Ajo ka filluar ne Itali në fund të shekullit të 16-të (me vepren e humbur te Jacopo Peris'e Dafne, të prodhuar në Firence më 1598) dhe shpejt u përhapën nëpër pjesën tjetër të Evropës: Schütz në Gjermani, Lully në Francë, dhe Purcell në Angli, ku te gjitha ndihmuan per te arritur traditat nacionale te tyre te shekullit te 17. Ne shekullin e 18 opera italiane vazhdoi të dominojë shumicën e Evropës (përveç Francës), duke joshur kompozitore te huaj si Hendel. Opera seria ishte nje nga format me prestigjioze te operave italiane,derisa Gluk kundershtoi artificialitetin e saj me operat "reforma" te tij ne 1760. Në vitet 2000, figura me e njohur e fundit te shekullit të 18 ne opera është Mozart, i cili filloi me opera seria por është më e njohur , opera komike italiane, sidomos Martesa e Figaros (Le Nozze Di Figaro), Don Gjovani, dhe Così fan tutte, si dhe Flauta Magjike (Die Zauberflöte), si nje pike referimi ne traditen gjermane. Kompozitoret te operes jane:Xhohakino Rosini,Bedzhi Smetana,Rihad Vagneri,Zhosh Brize,Mozarti,Betoveni etj.Opera e pare Kosovare është Goca Kaçanikut dhe Dasma Arbresh nga kompozitori Rauf Dhomi.Ndersa ajo shqiptare Mrika Prenk Jakova.Opera e parë shqiptare eshte shkruar nga Lata Makubej ne vitin 1913.Kompozitori Martin Gjokaj autor i tekstit Gjergj Fishta.

Fjala italiane opera do të thotë "punë", të dyja në kuptimin e punës së bërë dhe rezultatin e prodhuar. Fjala italiane rrjedh nga latinishtja opera, një njëjës emër do të thotë "punë" dhe gjithashtu në shumës "veper muzikore" . Sipas Fjalorit Angles Oxford, fjala italiane per here te pare u perdor ne kuptimin "kompozita në të cilën poezia, vallja dhe muzika janë të kombinuara" në 1639, perdorimi i pare anglez u regjistrua ne vitin 1648.

Dafne nga Jacopo Peri ishte kompozimi me I hereshem I operes, siq dihet sot. Ajo ishte shkruar rreth 1597, kryesisht nën frymëzimin e një elite të rrethit të shkolluar humanistet florentine që u mblodhën si "Camerata de' Bardi". Dukshëm, Dafne është një përpjekje për të ringjallur dramen klasike greke, pjese me e gjere e karakteristikave te antikitetit te Rilindjes. Anëtarët e Camerata konsideruan se "refreni" si pjesë e dramave greke janë kënduar fillimisht, dhe ndoshta edhe tërë tekstin e të gjitha roleve; opera ishte keshtu konceptuar si një mënyrë për të "restauruar" kete situatë. Dafne për fat të keq u humb . Nje pune me e vonshme nga Peri, Euridika, qe daton nga vitet 1600,eshte opera e pare qe ka mbijetuar deri ne ditet e sotshme. Nderin qe te jete opera e pare qe ende rregullisht performohet, sidoqofte, e ka vepra e Klaudio Monteverdit L'Orfeo, e kompozuar per gjykaten e Mantuas ne vitin 1607.

Opera nuk mbeti e mbyllur per publikin e gjykates. Në 1637, idea e një "sezoni" (Karnaval) morren pjese operat publikisht ne Venecia. Monteverdi kishte levizur ne qytet nga Mantua dhe kompozoo operat e tij te fundit, Il ritorno d'Ulisse in patria dhe L'incoronazione di Poppea, për teatrin e Venecias në 1640. Percjellesi i tij me i rendesishem Francesko Kavalli e ndihmoi qe ta perhapnin operen ne te gjithe Italine. Ne keto Opera te hershme te Barokut, komedia u perzie me elemente tragjike ne nje perzierje qe acaroj disa ndjeshmeri te edukuara,duke shkaktuar disa nga levizjet e reformave per opera, e sponzorizuar nga Akademia Arkadiane, e cila ne bashkpunim me Metastasion, libreto e te cilit ndihmoi te kthjelloj zhanrin e operave ne seri, te cilat u bene forma lidere ne Operat Italiane deri ne fund te shekullit te 18. Kur ideali Metastasian u vendos, komedia ne operen e Epokes se Barokut, u krijuan te ashtuquajturat opera bufa. Një arsye për këtë ishte një përpjekje për të tërhequr anëtarët e klases se rritur te tregtareve, sapo te pasur, por ende jo aq të kulturuar si fisnikët, për publikun me shtepite e operave. Opera serike ishte ngritur në ton dhe ne forme te stiluar, zakonisht e përbërë nga secco recitative te interpretuara me arie te gjata. Këto ofruan mundësi te madhe per kendim virtuoz dhe gjatë periudhes se arte te operes serike këngëtari me të vërtetë u bë yll. Roli i heroit zakonisht është shkruar per ze te larte mashkulli castrato zë,i cili ishte bere nga këngëtari para pubertetit, të cilat penguan laringun e nje mashkulli te transformohet ne pubertet. Ze Castrato të tille si Farinelli dhe Senesino, si dhe femra të sopranos , të tilla si Faustina Bordoni, u bëne në kërkesa të mëdha në të gjithë Europën si opera serike e tunden skenën në çdo vend përveç në Francë. Farinelli ishte një nga këngëtarët më të famshëm të shekullit të 18-të. Opera Italiane vendosi standard ne Barok. Libreto Italiane ishin norme, edhe kur nje kompozitor gjerman si Hendel, e gjeti veten të kompozonte pelqimet e Rinaldo dhe Giulio Cesare per publikun anglez. Libreto italiane mbeti dominante në këtë periudhë klasike si, për shembull, në operat e Mozart, i cili shkroi në Vjenë në perfundim te shekullit. Kompozitor te lindur italian përfshijnë Alessandro Scarlatti, Vivaldi dhe Porpora

Kompozitorët më të njohur të operës së periudhës së Barokut janë:

Burimi i të dhënave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]








ApplySandwichStrip

pFad - (p)hone/(F)rame/(a)nonymizer/(d)eclutterfier!      Saves Data!


--- a PPN by Garber Painting Akron. With Image Size Reduction included!

Fetched URL: https://sq.wikipedia.org/wiki/Opera

Alternative Proxies:

Alternative Proxy

pFad Proxy

pFad v3 Proxy

pFad v4 Proxy