Content-Length: 111642 | pFad | https://sq.wikipedia.org/wiki/Shkencat_humane

Shkencat humane - Wikipedia Jump to content

Shkencat humane

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Platoni

Shkencat humane janë disiplina akademike që studiojnë aspektet e shoqërisë dhe kulturës njerëzore. Në Rilindje, termi ishte në kundërshtim me hyjninë ndërsa i referohej asaj që tani quhet klasika, zona kryesore e studimit laik në universitete në atë kohë. Sot, shkencat humane shpesh janë në kontrast me shkencat natyrore, dhe nganjëherë edhe me shkencat shoqërore, ashtu si edhe me arsimin dhe trajnimin profesional. [1]

Shkencat humane ashtu si edhe humanistika përdorin metoda që janë kryesisht kritike, apo spekulative, si dhe kanë një element të rëndësishëm historik që dallohet nga qasjet kryesisht kërkimore empirikeshkencave natyrore. [2][3] Shkencat humane përfshijnë gjuhët e lashta dhe moderne, letërsinë, filozofinë, historinë, gjeografinë njerëzore, ligjin, politikën, fenë, [4] dhe artin .

Studiuesit në shkencat humane ashtu si edhe në humanistikë janë "studiues të njerëzimit" ose humanistë. [5] Termi "humanist" përshkruan gjithashtu pozicionin filozofik të humanizmit, të cilin disa studiues "antihumanist" në shkencat humane e refuzojnë. Edhe studiuesit dhe artistët e Rilindjes u quajtën humanistë ndërsa e gjithë ajo periudhë ndryshe njihet si Humanizmi dhe Renesansa. Në kohën tonë disa shkolla të mesme ofrojnë programe të shkencave humane që zakonisht përbëhen nga letërsia, studimet globale dhe arti.

Disiplinat shkencore humane si historia, folkloristika dhe lënda studimore e antropologjisë kulturore kanë rëndësi sepse metoda eksperimentale manipuluese nuk zbatohet dhe në vend të kësaj kryesisht përdoren metoda krahasuese [6] dhe hulumtimin krahasues.

  1. ^ Oxford English Dictionary 3rd Edition (në anglisht).
  2. ^ "Humanity" 2.b, Oxford English Dictionary 3rd Ed. (2003)
  3. ^ Bod, Rens (2013-11-14). A New History of the Humanities: The Search for Principles and Patterns from Antiquity to the Present (në anglisht). Oxford University Press. doi:10.1093/acprof:oso/9780199665211.001.0001. ISBN 9780199665211.
  4. ^ Stanford University, Stanford University. "What are the Humanities". Stanford Humanities Center (në anglisht). Stanford University. Arkivuar nga origjinali më 19 tetor 2019. Marrë më 16 korrik 2016.
  5. ^ "Humanist" Oxford English Dictionary. Oed.com
  6. ^ Wallace and Gach (2008) p.28








ApplySandwichStrip

pFad - (p)hone/(F)rame/(a)nonymizer/(d)eclutterfier!      Saves Data!


--- a PPN by Garber Painting Akron. With Image Size Reduction included!

Fetched URL: https://sq.wikipedia.org/wiki/Shkencat_humane

Alternative Proxies:

Alternative Proxy

pFad Proxy

pFad v3 Proxy

pFad v4 Proxy