Content-Length: 70056 | pFad | https://sq.wiktionary.org/wiki/arm%C3%AB

armë - Wiktionary Jump to content

armë

Nga Wiktionary

Armë f.sh. -

  1. Mjet lufte që shërben për të sulmuar a për t'u mbrojtur; mjet që përdoret për të goditur, për të vrarë a për të dëmtuar njerëz e kafshë. Armë të rënda (të lehta). Armë e ftohtë (e bardhë). shih te ftohtë (i, e). Armë automatike. Armë atomike (bërthamore, kimike, bakteriologjike). Armë zjarri armë që shtie me barut ose me lëndë tjetër plasëse (si pushka, mitralozi, topi etj.). Armë lufte (gjahu). Armë brezi (krahu, dore). Armë sulmi (mbrojtjeje). Armë nderi. Tyta e armës. Rripi i armës. Vaj armësh. Depo (uzinë) armësh. Muzeu i armëve. Mbaj armë. Ngjesh armët. Rrok armët. Mbërthej (zbërthej, pastroj) armën. Mbush (zbraz) armën. Shkreh armën. Shtie me armë. Me armë në dorë. Në sup-armë! Për nder-armë! Këmbej armë me dikë zhvilloj një përleshje të shkurtër, shtie disa herë.
  2. usht. Lloj trupash që janë të armatosura me mjete të njëjta luftarake dhe që kryejnë veprime të caktuara; nënndarje e trupave ushtarake të një vendi sipas llojit të armatimit ose sipas funksionit. Arma e këmbësorisë. Arma e artilerisë (e aviacionit). Arma e xhenios. Arma e sigurimit të shtetit. Arma e policisë popullore. Bashkëveprimi midis armëve.
  3. fig. Mjet për të luftuar kundër dikujt; mjet që përdoret për t'ia arritur një qëllimi; mënyrë a arsyetim për të mbrojtur a për të rrëzuar diçka. Armë e fuqishme (e shëndoshë, e sigurt). Armë politike (ideologjike). I dha armë kundër vetes. Përdor si armë.
  4. vet. sh. Ushtria. Armët shqiptare. Armët e bashkuara. Thërres nën armë e thërres për të kryer shërbimin ushtarak; mobilizoj. Jam nën armë bëj shërbimin ushtarak, ndodhem në radhët e ushtrisë. Mbaj nën armë e mbaj në radhët e ushtrisë, e mbaj të mobilizuar.
  • Shok armësh bashkëluftëtar; shok i ngushtë në përpjekjet për të arritur një qëllim politik e ideologjik të përbashkët. Shesh armësh vend ku përgatiten dhe prej ku mund të, fillojnë veprime luftarake kundër një vendi tjetër. Me armë në dorë i gatshëm për luftë; pa u dorëzuar, duke luftuar. Me forcën e armëve me forcë, me dhunë ushtarake. Bashkojmë armët bashkojmë forcat, luftojmë së bashku krah për krah. Dorëzoi (dha, hodhi, la, lëshoi, uli) armët pushoi luftën, nuk bëri më qëndresë, u dorëzua. I kthej armët (armikut) shih te kthej. Mat armët me dikë hyj në betejë me dikë, ndeshem, mat forcat në luftë me kundërshtarin. Mpreh armët shih te mpreh. Rrëmbej (rrok) armët (pushkët) shih te rrëmbej.[1]

Etimologjia

[redaktoni]

Prononcimi

[redaktoni]

Sinonime

[redaktoni]

Antonime

[redaktoni]

Fjalë rrjedhëse

[redaktoni]

Në gjuhë tjera

[redaktoni]

Anglisht - weapon
Gjermanisht
Frëngjisht
Polonisht
Japonisht
Hollandisht
Italisht
Suedisht
Portugalisht
Spanisht
Kroatisht
Arabisht
Greqisht
Boshnjakisht
Persisht

Rusisht
Kinezisht
Finlandishte
Norvegjisht
Esperanto
Danisht
Sllovakisht
Hebraisht
Çekisht
Hungarisht
Luksemburgisht
Maqedonisht
Latinisht
Austrishte
Rumanisht

Katalanisht
Serbisht
Sllovenisht
Indonezisht
Bullgarisht
Turqisht
Ukrainisht
Lituanisht
Koreanisht
Bjellorusisht
Irlandisht
Estonisht
Venecianisht
Interlingua
Anglishte e thjeshtë

Referencat

[redaktoni]
  1. Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0








ApplySandwichStrip

pFad - (p)hone/(F)rame/(a)nonymizer/(d)eclutterfier!      Saves Data!


--- a PPN by Garber Painting Akron. With Image Size Reduction included!

Fetched URL: https://sq.wiktionary.org/wiki/arm%C3%AB

Alternative Proxies:

Alternative Proxy

pFad Proxy

pFad v3 Proxy

pFad v4 Proxy