Content-Length: 99787 | pFad | https://sq.wiktionary.org/wiki/zog

zog - Wiktionary Jump to content

zog

Nga Wiktionary
Wikipedia ka një artikull për fjalën:

Shqip

[redaktoni]

Emër

[redaktoni]

zog m. sh. zogjtë

  1. zool. Shpend e vogël kërbishtore, me trupin të mbuluar me pupla, me sqep të brirtë, me dy këmbë dhe me krahë për fluturim, që shumëzohet me anë të vezëve; emër i përgjithshëm për shpendët e vegjël si trumcaku, dallëndyshja, bilbili etj. Zog i bukur. Zogjtë shtegtarë. Zog këngëtar. Vezë zogu. Fole zogjsh. Tufë zogjsh. Cicërima e zogjve. Zë zogj. Vrau një zog.
  2. I vogli i një shpendi. Zog pule (pate, shqiponje, petriti). Zogu i dallëndyshes (i korbit). Zogj inkubatori. Rritja e zogjve. Klloçka me zogjtë. Çel zogj.
  3. krahin. I vogli i një kafshe, pjella. Zog maceje. Zog gomari. Zogjtë e arushës.
  4. krahin. Bir. Zog malësori. Zogu i shqiptarit.
  5. anat. Muskuli i gjymtyrëve, zogthi. Zogu i krahut muskuli i llërës. Zogu i këmbës pulpa.
  • Nxjerr (çel) zogj iron.
  • a) dergjet në shtrat, lëngon për një kohë të gjatë;
  • b) rri për një kohë të gjatë në një vend pa bërë asnjë punë, rri kot. Me pula e me zogj shih te PUL/Ë,~A. Si zog pa pupla shih te PUP/ËL, ~LA. Është bërë me rrashta zogjsh është bërë pa një mbështetje të sigurt, qëndron fare në ajër; nuk e ka të gjatë, do të prishet shpejt. Nuk guduliset me pupël zogu shih te PUP/ËL,~LA. I iku (i shpëtoi) zogu nga dora nuk arriti ta shfrytëzonte rastin si duhej, nuk qe në gjendje të bënte diçka kur iu dha mundësia. Është si zogu mbi cipal shih te CIPAL,~I. Janë si zogjtë e dallëndyshes shih te DALLËNDYSH/E,~JA. Janë si zogjtë e klloçkës shih te KLLOÇK/Ë,~A. S'ka zog (bir) nëne thjeshtligj. shih te BIR,~I. Mbetën si zogjtë pa klloçkë shih te KLLOÇK/Ë,~A. Mbetën si zogjtë e korbit shih te KORB,~I. U shpërndanë si zogjtë e korbit shih te KORB,~I. Vë pulën në zogj i vë punët në vijë, i rregulloj punët. Bufi mburr zogjtë e tij iron. shih te BUF,~I. E mban si zogun majë gjembit dikë shih te GJEMB,~I. Me një gur (me një të shtënë) vret dy zogj shih te GUR,~I. Mbaje (ruaje) zogun sa e ke në dorë! fj.u. shfrytëzoji të gjitha mundësitë që të jepen për të arritur diçka, mos e humb rastin kur të vjen. Lule zogu bot. shih te LUL/E, ~JA. Zog bari zool. lloj shpendi i vogël, i egër, në ngjyrë të barit. Zog blete zool. bregca. Zog bore (zog dimri) zool. bores, zborak. Zog çaush zool. zog arash me sqep të kthyer, me pendë në ngjyra të ndryshme dhe me kaçul mbi kokë. Zogu dervish zool. laureshë me kaçirubë, çafkëlore. Zogu i dhenve zool. bishtatundësi. Zog miu (zog ferre, zog shtrige) zool. ferrës, cinxami. Zogu mizë zool. kolibri. Zogu i natës zool. lakuriqësi i natës. Zog nuseje (zog rrëfeshku) zool. kryeartëza.










ApplySandwichStrip

pFad - (p)hone/(F)rame/(a)nonymizer/(d)eclutterfier!      Saves Data!


--- a PPN by Garber Painting Akron. With Image Size Reduction included!

Fetched URL: https://sq.wiktionary.org/wiki/zog

Alternative Proxies:

Alternative Proxy

pFad Proxy

pFad v3 Proxy

pFad v4 Proxy