Jump to content

Kufe

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Kufa)
Kufe
الْكُوفَة‎
Qytet
Popullsia
 • Gjithsej230.000
{{{postal_code_type}}}
54003

Kufe (Arabisht: الْكُوفَة‎ al-Kūfah) është një qytet në Irak, rreth 172 kilometra në jug të Bagdadit, dhe 10 kilometra në verilindje të Nexhefit. Ndodhet në brigjet e lumit Eufrat. Popullsia e vlerësuar në vitin 2003 ishte 110,000. Aktualisht, Kufe dhe Nexhef janë bashkuar në një zonë të vetme urbane që është më së shpeshti e njohur për botën e jashtme si 'Nexhef'.

Së bashku me Samarra, Qerbelaja, Kadhimija dhe Nexhefi, Kufe është një nga pesë qytetet e Irakut që kanë një rëndësi të madhe për myslimanët shiitë. Qyteti ishte kryeqyteti i fundit gjatë hilafetit të Ali ibn Ebi Talib, dhe u themelua gjatë vitit 639 (17 hixhri) nga kalifi i dytë, Omer ibn el-Hatabi.[1] Është gjithashtu e lidhur që muslimanët pas pushtimit të el-Madain po kërkonin një vend të përshtatshëm për banim. Po kështu të tjerët, Selmani dhe Huthejfe bin el-Jemen ishin gjithashtu në kërkim. Pasi zgjodhën tokën, ata ofruan lutje atje, duke shënuar kështu ditën e themelimit të Kufës.

  1. ^ Tareekh Tabari (Urdu translation). Nafees Academy, Karachi, Pakistan. 2004. fq. 52–53 (Vol.III Part-1 Events of 17 AH). {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
pFad - Phonifier reborn

Pfad - The Proxy pFad of © 2024 Garber Painting. All rights reserved.

Note: This service is not intended for secure transactions such as banking, social media, email, or purchasing. Use at your own risk. We assume no liability whatsoever for broken pages.


Alternative Proxies:

Alternative Proxy

pFad Proxy

pFad v3 Proxy

pFad v4 Proxy