Content-Length: 118897 | pFad | http://sq.wikipedia.org/wiki/Bashkia_Gramsh

Bashkia Gramsh - Wikipedia Jump to content

Bashkia Gramsh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Gramshi brënda qarkut të Elbasanit

Gramshi është një qytet dhe një bashki në Qarkun e Elbasanit në Shqipërinë qendrore. Bashkia u krijua gjatë reformës bashkiake në vitin 2015 me bashkimin e ish-komunave Gramsh, Kodovjat, Kukur, Kushovë, Lenie, Pishaj, Poroçan, Skënderbegas, Sult dhe Tunjë, të cilat u bënë njësi bashkiake. Selia e bashkisë është qyteti i Gramshit. Popullsia e përgjithshme është 24,231 (regjistrimi 2011) në një sipërfaqe totale prej 739,75 km2. Popullsia e ish-komunës ishte 8,440

banorë në regjistrimin e vitit 2011.

Qyteti lidhet me Elbasanin, Korçën, Pogradecin, Skraparin, Librazhdin dhe Beratin. Qyteti përshkohet nga lumi Devoll.

Gramshi ka qenë i banuar që në lashtësi, siç vërtetohet nga gjetjet arkeologjike në Tumën e Cërujës. Në mesjetë, zona ishte nën zotërimin e princit Gjergj Arianiti. Gjatë sundimit osman ishte një ndarje administrative kaza në sanxhakun e Elbasanit të Vilajetit të Manastirit.

Në shekullin e 16-të raportohej se kishte 400 shtëpi dhe 18 dyqane, zona kishte gjithashtu rreth 500 rebelë aktivë që sulmonin osmanët herë pas here. Me ndarjen e re administrative u bë qendra e rrethit të Gramshit, në të cilin u vendosën institucione të ndryshme shtetërore. Gramshi u shpall qytet më 10 korrik 1960. Që nga viti 1965 është bashki.

Historikisht pjesa jugore e rrethit ishte pjesë e rajonit etnografik të Tomorricës dhe popullsia e tij ishte kryesisht bektashiane, një rend sufi i lidhur me shiizmin, ndërsa pjesa veriore e rrethit ishte më shumë sunite, por ka edhe një Teqe bektashiane në qytetin e Dushkut, në komunën Sult. Përveç myslimanëve ka edhe të krishterë ortodoksë në rajonin juglindor të Lenie, veçanërisht në qytetet si Grabovë.

Më 20 gusht 2022, fabrika e armëve në Gramsh u sulmua nga dy rusë dhe një ukrainas. Policia shqiptare arrestoi tre të dyshuarit.

Sheshi qendror i Gramshit, 2016
Stema e Bashkisë Gramsh

Rrethi i Gramshit ndodhet në pjesën qëndrore dhe jugore të Shqipërisë, nga Qafa e Shënkollit, Lleshan në veri deri në Siman(Sqimar) në jug dhe nga Saraseli në perëndim deri në malin e Valamarës, Lenie në lindje. Sipas të dhënave statistikore të viti 2004 ky rreth numëron 42616 banorë. Pjesa më e madhe e tij shtrihet në Krahinën Malore Qëndrore, e cila quhet Krahina e Vërçës. Kjo pjesë ndodhet në anën lindore të lumit të Devollit Pjesa lindore e tij shtrihet në Ultësirën Perëndimore, e njohur kjo si krahina e Sulovës dhe zona që shtrihet midis lumit të Devollit dhe të Tomorricës shtrihet në Krahinën Malore jugore dhe njihet si krahina e Tomorricës. Ky rreth shtrihet në sektorin e mesëm të lumit të Devollit, i cili brenda rrethit ka një gjatësi prej 49 km, lumë, i cili sic e thamë, sëbashku me lumin e Tomorricës e ndan Rrethin e Gramshit në 3 krahina. Rrethi i Gramshit bën pjesë në prefekturën e Elbasanit. Ai kufizohet nga shtatë rrethe të tjera të cilat janë; Elbasani, Librazhdi, Pogradeci, Korça, Skrapari, Berati dhe Kuçova, dhe ka një sipërfaqe prej 695 km2. Përbëhet nga një bashki, 9 komuna dhe 95 fshatra. Sipas vendosjes gjeografike, ndodhet në zonën e klimës tranzitore, zonë që është mjaft e përshtatshme për zhvillimin e aktivitetit ekonomik. Këtë avantazh që ofron pozita gjeografike e dëmton karakteri i relievit, i cili në përgjithësi është mjaft i përthyer. Në tërësinë e vet territori i rrethit është një luginë. Lugina e Devollit dhe e Tomorricës përbëjnë pjesën më të shtruar të terrenit dhe ku gjenden edhe tokat më pjellore të tij. Në kurrizin jugor të vargut perëndimor janë zhvilluar mjaft fenomenet glaciale si liqene, të vendosura në lartësinë 1500-1800 m mbi nivelin e detit. Sipas ndarjes klimatike bën pjesë në zonën klimatike mesdhetare kodrinore nënzona jugperëndimore që shtrihet deri në 800-1000m mbi nivelin e detit dhe në zonën klimatike mesdhetare malore nënzona juglindore pjesa e sipërme e relievit deri në lartësinë 2373m. Temperatura mesatare e ajrit është 12.3oC-15.1oC për Zonat e ulëta dhe 9.5oC-10.9oc për zonën malore. Në ndërtimin gjeologjik të rrethit të Gramshit marin pjesë kryesisht shkëmbinjtë sedimentarë dhe në sasi të pakët ata magmatikë.

Gramshi

Nga studimet e bëra në rrethin e Gramshit njihen 70 shfaqje burimesh të mineraleve të dobishme, metalore dhe jo metalore si dhe minerale industriale ndërtimore.Vlejnë të përmenden ekspeditat gjeologjike të huaja dhe prezenca e disa shpimeve per kerkim nafte.Një ndër ta ndodhet ne afërsi të fshatit Galigat. Në këtë rreth gjenden edhe burime të pastra të ujit të pijshëm me rezerva të mëdha, siç janë ujrat Sotires e Kerpices,ku prej këtij burimi furnizohet me ujë të pijshëm qyteti i Gramshit. Njihen gjithashtu burime ujrash Kurative si në Kërpicë, Holtë dhe Liqeni i Zi, të cilat nëpërmjet investimeve mund të përdoren për kurimin e reumatizmës. Mund të themi se rrethi i Gramshit ka një hidrografi dhe hidrologji të zhvilluar. Rrjeti hidrografik është shumë i dendur dhe mjaft aktiv në periudhën e shirave. Burimet ujore përbëjnë një pasuri të madhe potenciale për zhvillimin e industrisë energjitike të rrethit, me kosto jo shumë të lartë. Studimi i bërë për shfrytëzimin e rrjedhjes së lumit Devoll ka nxjerrë si konkluzion se mbi të mund të ndërtohen tre hidrocentrale të mëdhenj. Njëri prej tyre, ai i Banjës. Aktualisht Gramshi ka dy hidrocentrale të vegjël, një mbi lumin Grabovë, në Lenie, me kapacitet 400kw/h, dhe një në fshatin Kërpicë, me kapacitet 200kw/h.Gjithashtu tashmë prej disa kohësh ka përfunduar edhe Hidrocentrali i Tërvolit. Lumi kryesor i rrethit është Devolli, i cili e përshkon atë thuajse mespërmes. Ai ka rëndësi të madhe ekonomike pasi në të dyja anët ka mjaft toka bujqësore të cilat ujiten prej tij. Në pasuritë ujore të Gramshit liqenet janë një pjesë e rëndësishme dhe nga elementët që krijojnë vende të bukura turistike. Ato gjenden të rrethuar nga pyje shumë të bukur ahu dhe rrotull tyre ka lëndina e kullota me sipërfaqe të konsiderueshme e bukuri përrallore në pranverë e verë. Gramshi është 97 km larg Tiranës, 94km larg Korçës dhe 47 km larg Elbasanit. Pra, duhet theksuar fakti se ai është rreth afër autostradave, veçanërisht pranë aksit perëndim-lindje: Durrës-Qafë Thanë-Pogradec-Korçë. Për ndërtimin gjeologjik, përcaktohet zhvillimi i territorit mbi shkëmbinjë kryesisht sedimentarë dhe më pak mbi magmatikë. Lartësia mesatare mbi nivelin e detit është 804m, ajo më e larta është 2373m (Mali i Valamarës), ndërsa minimalja është 119m(i kërkohet autorit të këtij shkrimi të tregojë se ku ndodhet). Vendosja e kësaj zone në një territor të pasur me resurse natyrore, të populluar që në lashtësi, të shoqëruar me zhvillime të hershme dhe të vrullshme historike, duke siguruar dhe vazhdimësinë iliro-shqiptare, kanë kushtëzuar larminë e madhe e të jashtëzakonshme natyrore dhe materialo-shpirtërore në zonat e vërejtura.

Kanioni Holtë pranë Gramshit

Rrethi i Gramshit bën pjesë në Krahina Malore Qendrore, Ultësirën Perëndimore, dhe Krahina Malore Jugore me një reliev Kodrinoro m-malor, me një mesatare prej 804 m mbi nivelin e detit, me lartësi minimale 119 m mbi nivelin e detit dhe maksimale 2373 m. Ka një reliev kryesisht të thyer, i cili vjen duke u ngritur nga perëndimi në drejtim të Lindjes. Lumi i Devollit është një urë ndarëse midis relievit më të ulët në perëndim dhe relievit më malor në lindje. Pikërisht në rrjedhjen e mesme të Devollit , aty afër mesit të gjatësisë së tij brenda rrethit të Gramshit, ndodhet qyteti i Gramshit, 230 m mbi nivelin e detit, ndërtuar ky në një nga tarracat lumore të krijuara nga lumi Devoll në këtë sektor. Përsa i përket ndërtimit gjeologjik, për rrethin e Gramshit përcaktohet zhvillimi i territorit mbi shkëmbinjë sedimentarë dhe më pak në ata magmatikë, këta të fundit gjenden më tepër në lartësitë e mëdha. Nga studimet e bëra në rrethin e Gramshit njihen 70 shfaqje burimesh të mineraleve të dobishme, metalore dhe jo metalore si dhe minerale industriale ndërtimore. Rrethi i Gramshit dallohet për një amplitudë të madhe hipsometrike, kjo për shkak të relievit shumë të thyer të tij, pasi në të janë të pranishme lartësitë 120m mbi nivelin e detit, por ka edhe lartësi që shkojnë deri në 2373 m mbi nivelin e detit, pa përmendur këtu malin e Tomorrit në kufirin jug-jugperëndimor të tij që arrin një lartësi maksimale prej 2415 m. këto kontraste kanë krijuar një reliev të larmishëm, por gjithsesi duke mbetur brenda kuadratit të relievit kodrinoro-malor.

Rrethi i Gramshit futet në zonën klimatike mesdhetare kodrinore nënzona jugperëndimore që shtrihet deri në 800-1000m mbi nivelin e detit dhe në zonën klimatike mesdhetare malore nënzona juglindore pjesa e sipërme e relievit deri në lartësinë 2373m. Temperatura mesatare e ajrit është 12.3oC-15.1oC për Zonat e ulëta dhe 9.5oC-10.9oc për zonën malore. Mund të themi se temperatura mesatare eajrit është/varion nga 12.3oC deri 15.1oC për zonat e ulëta dhe 9.5 oC deri 10.9 oC për zonat malore. Niveli i reshjeve varion, por mestarje e tyre është afërsisht 1200 mm shi në vit. Reshjet më së shumti janë në formë në shiut, por në zonat malore bien edhe reshje dëbore të cilat qëndrojnë pa shkrirë 2 deri në 3 muaj në vit. Reshjet më së shumti janë të përqëndruara në stinën e dimrit, vërehet një maksimum në nëntor dhe një minimum në korrik. Kushtet klimatike në përgjithësi janë të përshtatshme për zhvillimin ekonomik,sidomos atij bujqësor dhe blektorial, pasi sic e theksuam edhe më lart temperaturat janë optimale, gjithashtu eddhe reshjet janë të mjaftueshme. Shumë mirë këto reshje mund të shfrytëzohen për rritjen e kulturave bujqësore, pasi ajo lejon që të paktën në lartësitë më të vogla të merren edhe dy produkte bujqësore në vit, por gjithsesi ndihet nevoja e ujitjes artificiale sidomos në periudhën me reshje të pakëta, gjë e cila mund të rregullohet nëpërmjet shfrytëzimit të lumit të Devollit, ku në bazë të tij janë ngritur një rrjet kanalesh ujitëse, në kohën para viteve ‘90 rreth 30% e sipërfaqes së rrethit u vendos nën ujë. Gjthashtu një klimë e tillë ndikon pozitivisht edhe mbi shëndetin e njeriut, sidomos nbi luginën e Devollit, prandaj përqëndrimet e popullsisë janë më të mëdha mbi të ose shumë afër tij.

Ujëvara e Sotirës

Hidrografia

Rrethi i Gramshit ka një hidrografi të pasur si me ujëra sipërfaqësore ashtu edhe nëntokësore, edhe pse burimet aktive gjithëvjetore janë të dendura vetëm nga lartësitë 1000 m mbi nivelin e detit, ndërsa në zonën e poshtme ato janë të rralla. Këtu mund të përmendim dy lumenjtë kryesorë të rrethit Devolli me gjatësi breda tij 49km dhe Tomorrica me një gjatësi prej 14km, gjithashtu janë të pranishme edhe disa lumenj të tjerë, por më të vegjël si ai i Holtës, Lenies, etj. Ndër liqenet mund të përmendim më të rëndësishmin prej tyre, liqenin e Dushkut me sipërfaqe prej 1km2. Në rrëzë të malit të Tomorrit gjendet burimi i Kerpices, që furnizon qytetin e Gramshit dhe shumë fshatra në të cilat kalojnë tubacionet e ujit të pijshëm, por edhe më gjërë, me ujë të pijshëm. Mund të themi se vetëm gjysma e tij shfrytëzohet për ujë të pijshëm, pjesa tjetër shfrytezohet per prodhimin e energjise ne hidrocentralin e Kerpices. Gjithashtu, të pakëta por jo të parëndësishme janë dhe ujërat termale, të cilat kanë një shfrytëzim të kufizuar vetëm për popullsinë e zonës. Pra duke bërë një vlerësim të hidrografisë, mund të themi se ky rreth është mjaft i pasur me ujëra,si për të pirë, për ujitje dhe për aktivitete të ndryshme të ekonomisë siç mund të përmendim mullinjtë e bluarjes së miellit, të cilët përdorin ujin e rrjedhshëm 24 h për ushtrimin e aktivitetit të tyre punues.

Tokat: Rrethi i Gramshit për vetë nga lartësitë mbi nivelin e detit që variojnë ka të pranishme disa lloje tokash, të cilat janë:

Tokat e imëta kafe, të pranishme kryesisht nga lartësia 119 deri në 600-700m mbi nivelin e detit. Tokat e kafenjta, nga 700-1000 m Tokat e murrme pyjore, 1000 deri 1600-1800 m Tokat livadhore malore, mbi 1800 m mbi nivelin e detit.

Prania e këtyre tokave ka kushtëzuar edhe bimësinë, si atë natyrore dhe atë të kultivuar, tek këta të fundit përmendim praninë e pis

have pranë fshatit Pishaj të pazakonta për këtë lartësi.

Ndër katet bimore mund të përmendim

Zonën e dafinës deri në 1000 m Zonën e ahut, 1700-1800 m Zonën e rrobullit, 1800-2000 m Zonën e kullotave sub-alpine, 1800-2373 m mbi nivelin e detit.

Veshja bimore, klima, toka kanë qënë kushte që megjithë ndryshimet e pësuara, edhe sot vlerësohen relativisht të përshtatshme për faunën e Gramshit. Veprimtaria njerëzore prishi ndjeshëm zinxhirin jetësor të llojeve të veçanta, po ashtu edhe në dëndësinë e “banorëve” të egër në territorin aktual. Ekuilibret e reja nuk janë edhe aq të favorshme për shtimin dhe përhapjen e tyre. Gërryerja e tokës, presioni i aktivitetit të njeriut në mbulesën bimore sjell shkatërrimin e vendbanimeve, pakëson ndjeshëm ushqimin dhe mundësinë për të përballuar faktorët klimatikë dhe “stresin” tek mjaft lloje kafshësh dhe shpendësh. Administrimi i faunës ekzistuese, sado i “disiplinar” me shkresa e ligje, mbetet aktivitet në duart e pakontrolluara dhe spontane me rezultate të pafavorshme për këtë pjesë të botës së gjallë të territorit të rrethit (dhija e egër,gjeli i egër, kaprolli, etj.)

Rrethi i Gramshit historikisht renditet ndër zonat me zhvillim të ulët ekonomik. Në vitet e të ashtuquajturit kolektivizimi socialist në fshat karakterizohej nga ekonomia e mbyllur, kurse në qytet industia filloi të merrte fizionominë e vet mbas viteve 1960 me ngritjen e Uzinës Mekanike të Çekinit e të fabrikave të tjera që e pasuan atë. Banorët e këtij rrethi historikisht janë marrë me blegtori e bujqësi dhe një pjesë me përpunimin e drurit. Reformat për thellimin e revolucionit socialist në bujqësi dhe politika e centralizuar demografike, çoi në ngushtimin e pronës private deri aty sa disa fshatra (Shemriza, Lubinja, Gurrëza, Ostenthi, Trashovica, ish- kooperativa bujqësore e Darzezës) mbas vitit 1981 në emër të ″inisiativës″ nga poshtë nuk lejoheshin të mbanin asnjë lopë ose familjet e reja që ndaheshin nga trungu nuk mund të mernin tokë sa gjithë familjet e tjera. Si rezultat i ngushtimit artificial te “Oborrit kooperativist” fshatari gramshiot në vitet 1985-1991 detyrohej të blinte në tregun e qytetit produkte të tilla si djathin, gjizën, gjalpin, mishin etj. Ky ishte ndoshta paradoksi më i madh. Gjatë viteve të kooperativizmit, blegtoria, jo vetëm nuk u zhvillua intensivisht, por mbeti mbrapa edhe nga pikpamja ekstensive. Numri i bagëtive të imëta gjatë këtyre viteve ishte 2 herë më i ulët se para kolektivizimit. Nga regjimi i kaluar Gramshi trashëgoi industrinë ushtarake ku përfshihen Uzina Mekanike e Çekinit dhe Uzina e Prodhimit të Baterive, industrinë e përpunimit të produkteve bujqësore e blegtorale ku përfshihen Fabrika e konservave, Fabrika e pijeve freskuese dhe atyre alkoolike, linjat e përpunimit të qumështit në qytet e disa fshatra, industrinë e materialeve të ndërtimit, veçanërisht të inerteve, industrinë e prodhimit të produkteve prej thupre e kashte misri për eksport, disa reparte mekanike të përpunimit të drurit etj. Bujqësia është dega bazë e ekonomisë së rrethit, ajo zë 65% të GDP. Çdo familje fshatare në Gramsh ka në pronësi 0,97ha tokë arë ose 0.2 ha për frymë,sasi kjo e pamjaftueshme për zhvillimin e një ekonomie bujqësore me kërkesat e ekonomisë së tregut. Ndër kulturat e drithërave gruri zë peshën specifike më të madhe. Ai zë aktualisht 46% të sipërfaqes së mbjellë me bimë arësh dhe 72% të prodhimit të drithërave të bukës Me misër mbillet 21% e sipërfaqes që zënë drithërat e kjo kulturë jep 27% të prodhimit të drithërave. Pesha specifike e misrit për për prodhim buke po vjen duke rënë çdo vit. Ai më gjërë përdoret si ushqim për blegtorinë. Gramshi është i njohur për prodhimin e duhanit. Sot sipërfaqja e mbjellë me duhan ka rënë, po kështu edhe rendimenti. Çmimi që ofrohet për blerjen e prodhimit të duhanit nuk i nxit fermerët të meren me kultivimin e tij. Me mikroklimat që ka Gramshi është rreth që kultivohen një numër i konsiderueshëm perimesh, rreth 20 lloje, si patatja, fasulja, domatja, qepa, preshi , trangulli(kastraveci), speci, hudhra, bamja, patëllxhani, bostani, shalqini, sallata, mashurka, panxhari i kuq, karrota, kungulli, lakra, spinaqi e deri tek erëzat e ndryshme. Perimet që kultivohen masivisht në këtë rreth janë patatja, fasulja, domatja, trangulli, qepa, preshi, hudhra e lakra. Rrethi i Gramshit ka tradita edhe në pemëtari e vreshtari. Mikroklima që ai ka bëjnë të mundur që të kultivohen një numër i konsiderueshëm frutash si rrushi, fiku, molla, dardha, kumbulla, qershia, pjeshka, hurma, arra, gështenja, shega, kajsia, ulliri, bajamja etj. Kushtet natyrale të relievit krijojnë mundësi për mbarështimin e blegtorisë, veçanërisht të deles e të dhisë, por edhe të gjedhit e të një thundrakëve. Në Gramsh rriten edhe mjaft shpendë të butë si pula, rosa, pata e gjeli i detit. (Në fshatin Çekin ndodhet edhe një pulari për mbarështimin e pulave). Gramshi njihet edhe për mbarështimin e bletës duke shfrytëzuar masive kullësore. Mjalti i prodhuar sidomos në zonën e Vërçës është i një cilësie të lartë me vlera kurative.

Qyteti kanje Pallat Kulture qe quhet “Thoma Prifti” ku mblidhen fëmijët, te rinjtë dhe te gjithë te talentuarit ne fushën e artit dhe ku mund te shpalosin talentin e tyre ne shume drejtime si : këngë, kërcim (popullor dhe modern), humor etj. Gramshi është një qytet mjaft i gjallëruar dhe njëkohësisht një vend ku mund te jetosh i qete, larg zhurmave dhe ajrit super te ndotur te qyteteve te mëdha.

Ka edhe një klub futbolli i cili quhet : KF Gramshi. Gjithashtu ka te zhvilluar shume edhe sportin e volejbollit (për femra). Gjithashtu ka dhe një pallat sporti dhe një kënd sportiv. Gramshi është shume i njohur për muzikën e tij popullore. Nga gjiri i tij kane dale shume këngëtare me zërin si bilbil. Karakteristika më e dalluar e Gramshit në Muzikën burimore janë ‘FYEJT E GRAMSHIT’, të cilët kanë marrë vlerësime nga shumë studiues të folklorit tonë. Aktiviteti më i rëndësishëm kushtuar këtij instrumenti ishte festivali që u mbajt vitin e kaluar (2010) në datat 2-3 qershor nën titullin ‘Festivali Mbarëkombëtar i Fyejve’.Shpresojmë që ky aktivitet i iniciuar nga Pallati i Kulturës ‘Thoma Prifti’ të vazhdojë traditën e nisur. Gjithashtu një pjesë e dalluar e kulturës së Gramshit janë edhe Lojërat Popullore.Disa e kanë vlerësuar si gjënë më të rëndësishme të kulturës së Gramshit.

E ardhmja e Gramshit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Problemet aktuale që bëjnë pjesë në rrethin e Gramshit janë disa. Pas rënies së sistemit socialist dhe nga kalimi i ekonomisë nga ekonomi socialiste në ekonomi tregu, e dëmtoi rëndë ekonominë e këtij rrethi. Por e meta më e madhe është se ajo edhe në kohën e kolektivizimit nuk pati ndonjë rritje, madje mund të themi që pati një stanjacion në disa raste edhe hapa mbrapa, deri në atë pikë sa fshati gramshiot i blinte në qytet produkte blegtorale, si bulmet e mish, perime e produkte të tjera që mbilleshin në fshat. Me kolektivizimin numri i bagëtive ra, si rrjedhojë edhe rendimenti i tyre pavarësisht se u bë një përpjekje për përmirësim racor. Gjithashtu nuk mund të mohohen një sërë uzinash e fabrikash të cilat u ngritën në periudhën socialiste dhe u siguronin punë një numri te madh te pupullsisë, por që me privatizimin e tyre dolën mjaft të papunë. Kjo erdhi për shkak se nuk kishte kapital investues gjithashtu teknologjia e tyre ishte shumë e vjetër dhe nuk jepte rendiment. Unë në fund të çdo çështjeje e çdo mundësie që ekziston për zhvillim kur kam trajtuar objektet punëdhënëse në periudhën socialiste jam munduar ti jap edhe një zgjidhje të mundshme për këto potenciale, të cilët mund të punesonin në punë një numër të madh të popullsisë sidomos të qytetit dhe të disa fshatrave afër tij meqënëse këto objekte lokalizohen më tepër në territorin e qytetit. Duke u bërë më shumë investime në vend do të mund të ulej edhe numri i të larguarve si brenda ashtu edhe jashtë vendit , kapitali i tytre do të investohej për zhvillimin e rrethit të tyre si rrjedhojë do të ndodhte edhe një riaktivizim i këtij rrethi. Mendohet që, në qoftë se në rrethin e Gramshit do të ndërtohen tre hidrocentralet që janë parashikuar për t’u ndërtuar, jeta në këtë rreth mund të ndryshojë. Ai mund të bëhet rrugëkalimi midis lindjes dhe perëndimit, duke u lidhur kështu me Korçën (rrugë nacionale), Pogradecin, Beratin, Kuçovën duke shkurtuar kështu disa km rrugë, gjithashtu duke bërë të mundur hapjen e rrethit të Gramshit pasi deri tani ai është si një xhep i cili ka lidhje vetëm me Elbasanin dhe Cerrikun. Megjithate, dy prej kryebashkiakeve te vetem intelektuale qe ka nxjerre Gramshi, Prof Dritan Bici dhe Dr Klodian Taçe, kane bere me te miren per Gramshin ne pergjithsesi dhe veten e tyre ne veçanti.[1]

  1. ^ "Former Gramsh Mayor Arrested after Clashing with Police". ALBANIA DAILY NEWS (në anglisht). Marrë më 2024-07-18.











ApplySandwichStrip

pFad - (p)hone/(F)rame/(a)nonymizer/(d)eclutterfier!      Saves Data!


--- a PPN by Garber Painting Akron. With Image Size Reduction included!

Fetched URL: http://sq.wikipedia.org/wiki/Bashkia_Gramsh

Alternative Proxies:

Alternative Proxy

pFad Proxy

pFad v3 Proxy

pFad v4 Proxy