Content-Length: 108355 | pFad | http://sq.wikipedia.org/wiki/Bashkia_Klos

Bashkia Klos - Wikipedia Jump to content

Bashkia Klos

Coordinates: 41°18′N 20°04′E / 41.30°N 20.06°E / 41.30; 20.06
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

41°18′N 20°04′E / 41.30°N 20.06°E / 41.30; 20.06

Klosit
Popullsia
 • Gjithsej20.821 banorë
Faqja zyrtarehttp://bashkiaklos.gov.al

Bashkia Klos është një bashkiRrethin e MatitShqipëri. Më parë quhej Komuna Klos.

Ajo ka si qendrën e saj kryesore qytezën e Klosit. Në territorin administarativ të kësaj bashkie përfshihen qyteza e

Klosit dhe 30 fshatra, që janë pjesë përbërëse e 4 Nj.A. të Klosit, Suҫit, Gurrës dhe Xibrit.

Pozita gjeografike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Bashkia Klos gjendet në pjesën qendrore-malore të territorit të Republikës së Shqipërisë dhe kufizohet: në lindje me Bashkitë Bulqizë dhe Dibër; në veri me Bashkinë Mat; në jug me Bashkinë Tiranë; në perëndim me Bashkitë Mat, Krujesë dhe Tiranë. Bashkia ka një sipërfaqe prej 377 km2, sipërfaqja e tokës bujqësore është 7,897 ha, ndërsa pjesa tjetër përbëhet nga pyje, kullota, lëndina, kreshta, etj. Territori i bashkisë përshkohet nga lumi Mat

Distanca më e shkurtër në rrugë nacionale me kryeqytetin është 110 km, 50 km larg nga pika e kufirit Bllatë me Maqedoninë, 44 km larg nga Nj.A. Suҫ, 36 km larg nga NJA Gurrë dhe 18 km larg nga NJA e Xibrit.[1]

Popullsia e bashkisë sipas regjistrimit të bërë nga censusi ishte rreth 21 mijë banorë, ndërsa nga burimet zyrtare të bashkisë rezulton rreth 15.3 mijë banorë, me një dendësi prej 78 banorë për km².


Pasuritë kulturore dhe natyrore

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Me vendim të KM janë një sërë pasurish natyrore që janë shpallur monumente natyrore, monumente kulture dhe monumente historike. Në këtë zonë mund të përmendim disa monumente si: Rruga e vjetër e Arbrit, Ura e Allamanit, Ura e Vashës, Kalaja e Xibrit, Sarajet e Zogut, Varri i turkut, Kulla e Dedollit, etj.[2]


Klosi. Një qytet i vogël i gjendur mes Burrelit dhe Bulqizës por me një histori kaq të madhe , i mbushur me simbole të ndryshme që na lidhin me të kaluarën si dhe me aktualitetin . Një nga simbolet e  këtij qyteti është Lumi i Matit që kalon rrëzë qytetit . Një lum i vogël dhe i heshtur  që gjatë periudhës të verës të mbledh qindra qytetarë me njëri-tjetrin të cilët lahen dhe luajn lojra nga më të ndryshme . Një tjetër simbol i rëndësishëm për qytetin e Klosit është edhe Ura e Vashës e cila bart mbi vete mijëra vite plot histori dhe mister të cilat do ti prekim më poshtë në mënyrë më të zgjeruar . Kalaja e Petralbës e cila qëndron plot krenari në majën e një Mali ku ka nën kontroll të gjithë qytetin. Kjo kala , sipas Marin Barletit është edhe shtëpija ku lindi heroi ynë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu . Përvec kalasë së Petralbës , në malin e Darsit përballemi me kalan Ilire të gjigandëve me gurë cikllopik . Gjithashtu vlen për t’u përmendur dhe një simbol tjeter i rëndësishëm i qytetit madje do të thoja i të gjithë Shqipërisë , Rruga e Arbërit . Kjo rrugë e cila kalon në Klos , vendi ku dikur banonte fisi i Arbërve ose ndryshe principata e Kastriotëve . Jo më kot , kjo rrugë e mori emrin Rruga e Arbërit . Këto janë disa nga simbolet e qytetit te Klosit ,  te cilat gjithashtu simbolizojnë jetën shoqërore dhe kulturën si dhe etnokulturën e trashëguar ndër shekuj.

Përse kalaja e Petralbës cilësohet si një simbol shumë i rëndësishëm me kuptim historik dhe kulturor I qytetit të Klosit ? Kështu është quajtur edhe nga Marin Barleti , i cili e cilësonte si një ndër selitë kryesore të Kastriotëve . Sic shkruante ai , kalaja frekuentohej në mënyrë të rregullt nga Donika Kastrioti , por edhe nga bashkëshorti i saj Gjergj Kastriot Skëndërbeu . Do të thoja një kacavirrje e vazhdueshme mes majave të thepisura . E jashtëzakonshme po ta shikosh këtë kala , të cilën Barleti e cilëson si një kala të ngritur në majën e një mali që si trembej asnjë fuqie armike , përvec urisë . Kastriotët kishin menduar edhe për përballjen me urinë , në rast të një shtetrrethimi . Ekziston akoma një tunel i madh nga kalaja deri në qytetin poshte . Shpesh ky tunel është përdorur edhe për të gjetur në befasi forcat armike kundërshtare . Një qytet me jo më shume se tre mijë banorë , por me simbole që kanë arritur ti mbijetojnë cdo vështirësie të cilat na tregojnë rëndësinë historike që ka pasur ky vend si dhe paraardhësit tanë .

Përvec kalasë së Petralbës , më lart është përmendur edhe kalaja Ilire . Një tjetër simbol shumë i rëndësishëm për qytetin e Klosit  e cila i përket shekullit të IV para erës sonë me paraardhësit tanë Ilirët , por gjithashtu edhe me principatën e Kastriotëve . Nje vepër dhe një qytezë shumë e madhe e Klosit e cila mendohet nga studiues të zonës që ka pasur lidhje të drejtpërdrejta me Durrësin si dhe me të gjitha malësit e Matit . Në pamje të parë i ngjan një prite të madhe , e cila më tepër u shfrytëzua në kohën e Romakëve por edhe në kohën e Kastriotëve . Dicka që të bën më shumë habi janë madhësia e gurëve me të cilën është ndërtuar kalaja. Jashtëzakonisht të mëdhenj dhe duke marrë shkas nga koha kur është ndërtuar , ngritja e tyre në majën e një mali rreth 1 mije metra mbi nivelin e detit  është pothuajse e pamundur , pa teknologjin e sotme . Studiues të sotme i kanë quajtur këto gurë simbol të njerëzve cikllopik ose ‘’gjigandë’’ që mendohet se kanë jetuar në këto ‘’qytez’’ gjigande .

Informacionet për këtë qytet janë të panumërta dhe nuk do të mjaftonin netë të gjata dimri për ti treguar apo shkruar . Këto janë disa nga simbolet e Klosit ,  që duke u dhënë një kuptim historik dhe kulturor , na bëjn të ditur që Mati ishte një vendbanim Ilir ose më saktë fisi Ilir më i mocëm .

Ura e Vashës e treta , por jo nga rëndësia . Njëmbëdhjetë metra e gjate dhe shtatë metra e gjerë dhe lartësia nga harku në ujë po ashtu shtatë metra . Harku i saj është gjysmë rrethor dhe është e punuar me gur gëlqeror dhe me qemer të dyfishtë. Kjo urë është simboli i bashkimit , tregtisë dhe ‘’shpëtimit’’ . Ka mbajtur mbi shpatullat e saj gjithë barrën e karvanëve të rrugës për në Dibër , e cila lidhte atë me bregdetin nga merrej kripa dhe produkte të tjera . Ura është shumë e mocme . Edhe Cezari ka kaluar në këtë urë . Sipas gojëdhënave të moshave të vjetra të zonës , kjo ur ndodhet ne trojet e Gjon Kastriotit dhe u rindërtua nga Vojsava Kastrioti . Ura lidhte Lindjen me Perëndimin por dhe kështjellat me njëra-tjetrën.

Nuk duhet lënë pa përmendur simboli më i rëndësishëm i këtij qyteti : Baruti . Si burimet historike ashtu edhe gojëdhënat , dëshmojnë se Klosi ishte qendra më e madhe e barutit me tym në Shqipëri . Dihet se shpikja dhe përdorimi i barutit për qëllime ushtarake , shkaktoi kthesë dhe revolucianizoi mënyrat e luftimit në të gjitha ushtritë e botës . Burimet arkivore venedikase dëshmojnë se se Venedikasit përdorën për prodhimin e barutit  mjeshtrat Shqipëtarë sic ishte Mark Bogiti . Venedikasit kanë patur lidhje të hershme edhe me Klosin , madje me fshatin Fushat. Burime historike dëshmojnë se baruti i zi i markës Shqiptare është prodhuar për herë të parë në Mat , prandaj në gjuhën popullore , është quajtur barut Mati . Pra baruti në Mat është prodhuar së pari në këmbët e kalasë së Petralbës me shumicë për më shumë se pesë shekuj me radhë . Baruti prodhohej në punishte të thjeshta duke shfrytëzuar energjinë e ujit të Lumit të Matit , por gjithashtu edhe forcën e krahut . Këto punishte quheshin Dinga Baruti , emër të cilin e morën nga zhurma që bënin gjatë punës punishtet për prodhimin e barutit.

Ndërtimi gjeologjik dhe relievi

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

I gjithë territori i Kryematit shtrihet midis kuotave 220m mbi nivelin e detit (Luzë eSuçit) dhe 2100 m mbi nivelin e detit, që është pika më e lartë e kësaj treve (Maja e Arnishtës mbi Liqenet e Allamanit). Ndërtimi gjeologjik i zonës së Kryematit është mjaft i komplikuar. Ai dallohet nga llojshmëri të shumta shkëmbinjsh me origjinë vullkanike e sedimentare. Formacionet shkëmbore shumë të vjetra përfaqësohen nga gëlqerorë që mbulojnë tërë masivin e vargut nga ana e konturit të hapësirës Guri i Bardhë-Xibërr e më tej të Unjateit e Gurrës dhe një pjese të vargut të brendshëm kodrinor-malor Kloskatund- Plan i Bardhë-Fshat-Shkallë-Dars-Bel-Unjate. Këto lloj shkëmbinjsh kanë krijuar mundësi të mëdha deri në ditët tona për sigurimin e materialeve të ndërtimit, si gurëve për kullat, të cilat kanë qenë të shumta në këtë trevë ku thuajse çdo shtëpi ishte kullë, si dhe për prodhimin e gëlqeres . Pjesa lindore e terrenit përbëhet nga shkëmbinj kryesisht me origjinë vullkanike, me ngjyrë të zezë ose të përhimtë e sidomos nga llojet ultrabazikë që përmbajnë përqindje të lartë të mineralit të kromit, azbestit, magnezit etj. Në këtë pjesë janë kryer studime gjeologjike e janë gjetur minerale të rralla. Në Shkallën e Cerujës prej shumë vitesh është hapur miniera e kromit në të cilën edhe sot vazhdon intensivisht nxjerrja e atij minerali. [3]

Në pikëpamje gjeologjike teritori i Bashkisë Klos vendoset kryesisht mbi depozitimet e gropës së Kryematit dhe më pak në formacionet ultramafike të masivit Ultrabazik të Bulqizës dhe shkëmbinjtë karbonatikë të triasikut. Depozitimet e gropës së Kryematit bëjnë pjesë në sistemin e hullisë mollasike mesdhetare ku marrin zhvillim të konsiderueshëm sedimentet terrigjene si rërat, argjilat, mergelet, facie këto të tipit lagunoro-liqenor mjaft të përhapura në vargun e ultësirave ndërmalore si ultësira e Korçës, Librazhdit, etj. Gropa e kësaj treve kontakton në lindje me masivin ultrabazik të Bulqizës i cili ndërtohet nga shkëmbinj të serisë ultramafike si gabro, dunite, peridotite, serpentinite dhe koret e tyre të prishjes lateritike.[4]

Në pjesën jugore dhe jug perëndimore formacionet terrigjene të gropës vendosen transgresivisht mbi shkëmbinjtë karbonatikë të triasikut. Formacionet ultramafike ultrabazike mbi të cilat kanë shtrirje fshatrat Cerujë, Patin, Bejnë dhe Klos Katund përfaqësohen nga shkembinj harcburgite, dunite, serpentinite, troktolite e më pak gabro si dhe lloje damarore të lidhura me to. E rëndësishme është se me këto lloje shkëmbore janë të lidhura vendburime të kromit, alumokromit, nikel-sulfureve, etj.të cilat kanë një rëndësi të madhe ekonomike jo vetëm për Bashkinë Klos, por edhe në nivel kombëtar. Kështu në këtë rajon lokalizohen vendburimi i kromit Shkallë-Cerujë dhe disa vendburime më të vogla si Maja e Drenit, Qafa e Burrelit, Maja e Kunorës, Qafa e Ujkut, etj. Po ashtu, këto shkëmbinj, veçanërisht ato të llojeve serpentinite përbëjnë një pasuri të madhe për shfrytëzimin si materiale inerte shumë cilësore me veti shumë të mira fiziko-mekanike për shtrim rrugësh, aeroportesh, etj. Lloje të veçanta të tyre gjithashtu mund të shfrytëzohen si gurë dekorativë të një cilësie mjaft të lartë dhe të kërkuara në treg. Shkëmbinjtë karbonatikë triasikë që shërbejnë si kornizë të shkëmbinjve ultramafikë të masivit të Bulqizës dhe si shtrat për formacionet e Gropës së Kryematit të cilat mbivendosen mbi to, lokalizohen në fshatrat Klos Katund, Fshat, Dars, Bel dhe Unjate. Edhe këto lloje shkëmbore pas përpunimit në impiante përbëjnë një rezervë të madhe për shfrytëzimin e tyre si material për ndërtim, inerte të fraksioneve të ndryshme për shtrim rrugësh, etj. Nga ana tjetër disa lloje të zgjedhura të tyre sipas nevojave të tregut mund të përdoren si gurë dekorativë në fusha të ndryshme.[5]

Shtrirjen më të madhe teritoriale Bashkia Klos e ka mbi formacionet mollasike të Gropës së Kryematit të cilat paraqiten në trajtën e depozitimeve të qeta në shtratin grabenor të formuara në periudhën e neogjen-kuaternarit, me kontakte transgresive me formacionet më të vjetra triasiko-jurasike. Për shkak të uljengritjeve të shpeshta të bazamentit të gropës dhe të ndryshimit të intensitetit të prurjes së materialit terigjen, në planin vertikal formacionet e gropës jane të ndërtuara nga alternime të shpeshta të formacione.[6]

Aktivitet dhe institucionet publike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Aktualisht në Bashkinë Klos ushtrojnë aktivitet rreth 200 subjekte private në fusha të tilla si: tregeti, shërbime dhe nxjerrje minerali kromi. Sektori shëndetësor përfaqësohet me 20 qendra shëndetësore dhe 5 farmaci. Sektori arsimor përbëhet nga 3 shkolla të mesme dhe disa shkolla 9-vjeҫare të shpërndara në njesitë e bashkisë. Ndër prioritet kryesore për bashkinë është zhvillimi i qëndrueshëm i bujqësisë dhe blegtorisë, duke mos lënë pas dore promovimin e turizmit.[7]

Njësitë administrative përbërëse Qytetet dhe fshatrat në përbërje të tyre
Klos Qyteti: Klos

Fshatrat: Bejni, Beli, Bershini, Cerruja, Patini ,Darsi, Fshati, Fullqeti, Klos Katund, Patini, Plani i Bardhë, Plesha, Shëngjun, Unjata

Xibër Fshatrat: Xibër, Shkallë, Guri i Bardhë, Xibër-Murriz, Xibër-Hane, Ketë
Gurrë Fshatrat: Rripa, Gurra e Vogël, Misheri, Shulbatra, Domi, Gurra e Madhe
Suç Fshatrat: Kurdari, Kuqelaj, Suç, Skënderaj, Kujtim

Stampa:Bashkia Klos

  1. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 24 janar 2018. Marrë më 15 janar 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  2. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 24 janar 2018. Marrë më 15 janar 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  3. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 19 janar 2018. Marrë më 15 janar 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  4. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 19 janar 2018. Marrë më 15 janar 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  5. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 19 janar 2018. Marrë më 15 janar 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  6. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 19 janar 2018. Marrë më 15 janar 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  7. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 24 janar 2018. Marrë më 15 janar 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)











ApplySandwichStrip

pFad - (p)hone/(F)rame/(a)nonymizer/(d)eclutterfier!      Saves Data!


--- a PPN by Garber Painting Akron. With Image Size Reduction included!

Fetched URL: http://sq.wikipedia.org/wiki/Bashkia_Klos

Alternative Proxies:

Alternative Proxy

pFad Proxy

pFad v3 Proxy

pFad v4 Proxy