Content-Length: 121274 | pFad | http://sq.wikipedia.org/wiki/Etimologjia

Etimologjia - Wikipedia Jump to content

Etimologjia

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Etimologjia është shkenca që merret me studimin e origjinës së fjalëve. Fjala Etimologji , si shumë shkenca të tjera e ka origjinën nga termat greke: etymon = e vërteta + logos = fjalë, pra shkenca që kërkon të gjejë të vërtetën e fjalës, kuptimin dhe origjinën e saj.

Kemi etimologji popullore, e cila bëhet nga njerëz që nuk kanë arsimin përkatës apo formimin e duhur në shkencën e gjuhësisë, si dhe etimologji shkencore që bëhen nga njerëz të fushës e të shkencës së gjuhësisë. Pseudo-etimologët nuk njohin as nuk ndjekin rregullat e fushës së etimologjisë, ligjet e gjuhësisë dhe të fonetikës. Ata përdorin vetëm fantazinë, duke bërë më tepër lojëra fjalësh.

Për t'u bërë një etimolog profesionist një fakultet gjuhësie do ishte i domosdoshëm, veçanërisht fakulteti i gjuhëve të huaja si edhe studimi i historisë së gjuhës.

Prejardhja e fjalëve zakonisht është ndikuar nga pushtimet e perandorive dhe mbretërive të ndryshme gjatë historisë. Sa më shumë të ketë zgjatur një sundim i tillë, aq më shumë mundësi ka të ketë trashëguar terminologjinë e vet në leksikun e një gjuhe të caktuar. Në kohët moderne është gjuha angleze ajo që imponon terminologjinë e saj në gjuhët e botës.









ApplySandwichStrip

pFad - (p)hone/(F)rame/(a)nonymizer/(d)eclutterfier!      Saves Data!


--- a PPN by Garber Painting Akron. With Image Size Reduction included!

Fetched URL: http://sq.wikipedia.org/wiki/Etimologjia

Alternative Proxies:

Alternative Proxy

pFad Proxy

pFad v3 Proxy

pFad v4 Proxy