Content-Length: 82137 | pFad | http://sq.wikipedia.org/wiki/Livadhia

Livadhia - Wikipedia Jump to content

Livadhia

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Livadhi
Ливада
Fshat
Popullsia
 • Gjithsej1.750
Emri i banorëveLivadhias
{{{postal_code_type}}}
6633

Livadhi, (maqedonisht: Ливада/Livada) është fshat në komunën e Strugës, Maqedoni.

Livadhia ndodhet në pjesën lindore të qytetit të Strugës, në largësi prej 8 km. Deri në vitin 2004 ka qënë pjesë e komunës së Dollogozhdës, por pas Decentralizimit në Maqedoni, Livadhia u bë pjesë e Komunës së Strugës[1].

Ky fshat ka rreth 320 shtëpi dhe i populluar preth 1700 banorë.[2] Banorët e këtij fshati janë të kombësisë shqiptare, ndësa sa i përket religjionit, i përkasin fesë Islame[1]. Tabela e popullsisë (2002)

Kombësia Banorë %
Shqiptarë 1388 93.5 %
Të tjerë 97 6.5 %


Jeta kulturore dhe artistike të këtij vendbanimi është e pasuruar nga Ansambli "DRITA" , Shoqëri kulturoro artistike që ka marr pjes ne shum evenimente kulturore në vend dhe jashtë vendit.

Livadhia njhet si fshat i ri , por në të vërtet rrënjët e saj , janë të thella në histori . Besohet se ky vendbanim ka qenë ndër më të mëdhenjt të këtij rajono dhjetra shekuj më pare . Nekropoli që gjendet në hapsirpn e quajtur KALLDËRMA 500 metro në veri të fshatit është dëshmi se vendbanimi ka qenë I banuar shumë herët në histori. Nëpër këtë fshat kalon edhe rruga e njohur "VIA EGNATIA" [1].

Livadhia e sotme paraqitet në histori edhe me emrin Livadia në të cilën u zhvillua më 1460 beteja e Livadës ndërmjet forcave të Gjergj Kastriot Skënderbeut dhe Karaxha beut të Perandorisë Osmane.












ApplySandwichStrip

pFad - (p)hone/(F)rame/(a)nonymizer/(d)eclutterfier!      Saves Data!


--- a PPN by Garber Painting Akron. With Image Size Reduction included!

Fetched URL: http://sq.wikipedia.org/wiki/Livadhia

Alternative Proxies:

Alternative Proxy

pFad Proxy

pFad v3 Proxy

pFad v4 Proxy