Content-Length: 362937 | pFad | http://sq.wikipedia.org/wiki/Mercedes-Benz_n%C3%AB_Formula_Nj%C3%AB

Mercedes-Benz në Formula Një - Wikipedia Jump to content

Mercedes-Benz në Formula Një

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Flamuri Mercedes
Emri i plotë Mercedes-AMG Petronas Motorsport
Vendndodhja Brackley, Northamptonshire, Mbretëria e Bashkuar (shasia)
Brixworth, Northamptonshire, Mbretëria e Bashkuar (motorri)
Drejtori i ekipit Nikki Lauda
Toto Wolff
Andy Cowell
Drejtori teknik James Allison
Pilotët kryesorë 44. Flamuri Lewis Hamilton
77. Flamuri Valtteri Bottas
Pilotët testues Flamuri Esteban Ocon
Flamuri Stoffel Vandoorne
Flamuri Esteban Gutiérrez
Shasia F1 W10 EQ Power+
Motorri Mercedes M10 EQ Power+
Gomat Pirelli
Gara e parë Çmimi i madh i Francës 1954
Gara të zhvilluara 208
Tituj konstruktorësh 6 (2014, 2015, 2016, 2017, 2018, 2019)
Tituj pilotësh 8 (1954, 1955, 2014, 2015, 2016, 2017, 2018, 2019)
Gara të fituara 101
Pol pozita 110
Xhiro të shpejta 73

Mercedes-Benz, nëpërmjet ndihmësit të tij Mercedes-Benz Grand Prix Limited, është aktualisht pjesë e Formula Një si kontruktorë nën emrin Mercedes-AMG Petronas Motorsport. Ekipi është me seli në Brackley, Northamptonshire të Mbretërisë së Bashkuar dhe aktualisht përdorë liçensë gjermane.[1] Mercedes-Benz më parë ka garuar në kampionatet evropiane para luftës, duke fituar tre tituj, kurse në Formula Një debutoi në sezonin 1954, dhe vazhdoi për dy vite. Ekipi gjithashtu njihet edhe nga pseudonimi i tyre, "Shigjetat e Argjenda".[2]

Pasi fituan garën e tyre të parë në Çmimin e madh të Francës 1954, piloti Juan Manuel Fangio fitoi edhe tre çmime të mëdha për të fituar titullin 1954 për pilotë, duke e përsëritur këtë sukses edhe në vitin 1955. Pavarësisht se fitoi dy tituj për pilotë, Mercedes-Benz u tërhoq nga garimi si përgjigje për tragjedinë e Le Mans 1955, dhe nuk u kthye në Formula Një deri sa u kthye si furnizues motorrësh në bashkpunim me Ilmor, një kompani britanike e pavarur prodhuese motorrësh e performancave të larta që më pas u ble nga Mercedes në vitin 1994.

Përveçëse është një fabrikë, Mercedes aktualisht furnizon me motorrë edhe Racing Point dhe Williams. Ekipi ka fituar mbi 160 gara si prodhues motorrësh dhe është e renditur në vendin e katërt në historinë e Formula Një. Gjashtë tituj kontruktorësh dhe dhjetë tituj pilotësh janë fituar me motorr Mercedes-Benz.

Mercedes është bërë një nga ekipet më të suksesshme të Formula Një në vitet e fundit, duke fituar rresht titujt e kontruktorëve dhe pilotëve nga viti 2014 e deri në 2018. Në vitin 2014, ekipi përfundoi 11 gara në dy pozicionet e para duke thyer rekordin e McLaren me 10 në sezonin 1988. Rekordi u përmirësua një sezon më pas me 12. Ekipi gjithashtu arriti 16 fitore në sezonet 2014 dhe 2015, duke thyer rekordet e McLaren (1988) dhe Ferrarit (2002, 2004) me 15. Në vitin 2016, ata e përmirësuan rekordin me 19 fitore.

Shigjetat e argjenda (vitet 1930)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Mercedes-Benz më përpara ka garuar në Çmimet e mëdha të garave të viteve 1930, kur Shigjetat e Argjenda dominuan garat sëbashku me rivalët Auto Union. Të dyja ekipet furnizoheshin financiarisht nga regjimi nazist, duke fituar të gjitha Kampionatet Evropiane pas vitit 1934, tre prej të cilave u fituan nga Rudolf Caracciola.[3]

Daimler-Benz AG (1954–1955)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në vitin 1954, Mercedes-Benz u rikthye në atë që sot njihet si Formula Një (një kampionat botëror i themeluar në vitin 1950) nën udhëheqjen e Alfred Neubauer, duke përdorur Mercedes-Benz W196 që ishte teknologjikisht e avantacuar.[4] Makina ishte si konfigurim konvencional me rrota të hapur dhe në një formë të efektshme, e cila paraqiste rrota të mbuluara dhe shasi më të gjërë. Juan Manuel Fangio, kampioni i vitit 1951, u transferua në mesin e sezonit nga Maserati te Mercedes-Benz për debutimin e tyre në Çmimin e madh të Francës më 4 korrik 1954. Ekipi pati sukses të menjëhershëm duke fituar dy vendet e para me pilotët Fangio dhe Karl Kling, si dhe regjistruan xhiron më të shpejtë me (Hans Herrmann). Fangio fitoi edhe tre gara të tjera në atë sezon, duke fituar në fund edhe titullin kampion për pilot.

Suksesi vazhdoi edhe në sezonin 1955, me Mercedesin që zhvilloi edhe modelin W196 në atë vit. Ekipi dominoi sërisht sezonin,[4] me Fangion i cili fitoi katër gara, kurse shoku i tij i ri i skuadrës Stirling Moss triumfoi në Çmimin e madh të Britanisë. Fangio dhe Moss përfunduan respektivisht i pari dhe i dyti në renditjen për pilotë të atij viti. Tragjedia e 24 orëve të Le Mans më 11 qershor 1955, ku mbeti i vratë piloti i Mercedes-Benz Pierre Levegh dhe më shumë se 80 spektatorë solli në anullimin e çmimeve të mëdha të Francës, Gjermanisë, Spanjës dhe Zvicrës.[5] Në fund të sezonit, ekipi u tërhoq nga sporti, përfshirë edhe Formula Një.[4]

Mercedes-AMG Petronas Motorsport (2010–vazhdon)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Emri i Mercedesit u rikthye në Formula Një për sezonin 2010 pasi pronarët e tyre, Daimler AG, blenë 45.1 % të aksioneve të ekipit britanik Brawn GP, kurse Aabar Investments blenë 30% më 16 nëntor 2009.[6][7] Ross Brawn vazhdoi të ishte drejtori i ekipit që vazhdoi të kishte selinë në Brackley, afër fabrikës së prodhimit të motorrave të Mercedes-Benz për Formula Një (më përpara Ilmor Engineering) në Brixworth.[7] Pas blerjes së ekipit dhe një marëveshjeje sponsorizimi me Petronas,[8] ekipi u riemërua si Mercedes GP Petronas Formula One Team.[9] Ekipi ka një histori komplekse që daton që nga koha e Tyrrell Racing që konkuroi si konstruktor nga viti 1970 e deri në vitin 1998, deri sa u ble nga tabako amerikano-britanike, që e riemëroi British American Racing një vit më pas. BAR, e cila kishte formuar një partneritet me Hondën, në fund u bë Honda Racing F1 Team në vitin 2006, kjo pasi BAT u tërhoq nga sporti. Ekipi sërisht ndërroi pronar në vitin 2008, kur Honda u largua, duke u blerë nga stafi drejtues i ekipit. Ekipi mori emrin Brawn F1 pas drejtorit të ekipit Ross Brawn.[10] Brawn përdori motorrë nga Mercedes-Benz High Performance Engines, dhe pavarësisht se kishte buxhet të ulët, piloti i ekipit Jenson Button, fitoi gjashtë nga shtatë garat e para të sezonit dhe në fund fitoi titullin kampion për pilotë në sezonin 2009, kurse vetë Brawn fitoi titullin për kontruktorë. Ishte hera e parë në historinë gjashtëdhjetë-vjeçare që një ekip fiton të dy titujt në sezonin debutues.

Nico Rosberg, me vendin e tretë të arritur në Çmimin e madh të Malajzisë 2010, i siguroi Mercedesit podiumin e parë që nga viti 1955.

Për sezonin 2010, ekipi mori dyshen gjermane Nico Rosberg dhe shtatë herë kampionin e botës Michael Schumacher,[11] i cili u rikthye në Formula Një pas një mungese tre-vjeçare; gjermani tjetër Nick Heidfeld u vendos si piloti rezervë dhe testues. Pilotët e sezonit të kaluar të Brawn GP, Jenson Button dhe Rubens Barrichello, kaluan respektivisht te McLaren dhe Williams. Pas blerjes së Brawn GP, ekipi ndërpreu bashkpunimin me McLaren, me kompaninë që i shiti mbrapsht 40% të aksioneve McLaren Group,[7] por vazhdoi të furnizonte me motorra ekipin.[12]

Paraqitja e ekipit në sezonin 2010 nuk ishte aq e mirë sa e Brawn, me ekipin që përfundoi mbrapa tre ekipeve: Ferrari, McLaren dhe Red Bull. Rezultatet më të mira ishin tre podiumet e arritura nga Rosberg, tre vende të treta në Sepang, Shanghai dhe Silverstone. Rosberg në fund përfundoi i shtati në renditjen për pilotë, kurse Schumacher pati një rikthim zhgënjyes, duke u mposhtur nga shoku i skuadrës dhe duke dështuar të fitonte ndonjë garë, të arrinte podium, pol pozitë apo xhiro të shpejtë, kjo për herë të që nga debutimi i tij në sezonin 1991. Ai gjithashtu u përfshi në një polemikë në Hungari ku ai shtyu drejt murit ish shokun e tij te Ferrari Rubens Barrichello. Ekipi mblodhi gjithsej 214 pikë në garën për titullin e kontruktorëve dhe u rendit në vendin e katërt.

Michael SchumacherÇmimin e madh të Malajzisë 2011.

Para fillimit të sezonit 2011, Daimler dhe Aabar blenë edhe 24.9 % të aksioneve të mbetura nga stafi drejtues i ekipit në shkurt 2011.[13] Në garën hapëse në Australi, ekipi përdori MGP W02 e ri, por gara e tyre mori fund kur Schumacher dhe Rosberg u përplasën respektivisht në xhirot 19 dhe 22. Në Malajzi, Rosberg u kualifikua i nënti kurse Schumacher dështoi të arrinte sesionin e tretë, duke përfunduar i njëmbëdhjeti. Megjithatë, në garë Schumacher mori pikët e para të sezonit me një vend të nëntë, kurse Rosberg pati një garë të qetë dhe përfundoi i dymbëdhjeti. Në Kinë, Rosberg dhe Schumacher u paraqitën mirë; Rosberg përfundoi i pesti dhe arriti të kryesojë garën për 14 xhiro kurse Schumacher përfundoi i teti. Rosberg mori një tjetër vend të pestë në Turqi, kurse në Spanjë, Schumacher përfundoi i gjashti, para Rosbergut.

Pasi nuk mori asnjë në Çmimin e madh të Monakos, Schumacher përsëriti rezultatin e tij më të mirë në Kanada, duke arritur një vend të kartërt kurse më parë kishte qënë edhe i dyti. Në Valencia, Rosberg përfundoi i shtati, kurse Schumacher i shtatëmbëdhjeti pas një kontakti me pilotin rus Vitaly Petrov. Të dy pilotët morën pikë në Britani dhe Gjermani. Një problem në kutinë e shpejtësisë i mohoi pikë Schumacherit në Hungari, kurse Rosberg arriti një vend të nëntë. Në Belgjikë, Schumacher u nis nga prapavija, kjo për shkak se humbi një gomë në sesionin kualifikues, por arriti një vend mbreslënës të pestë, kurse Rosberg përfundoi i gjashti, edhe pse kryesoi garën në xhirot e para. Ekipi arriti një tjetër vend të katërt në renditjen për konstruktorë, duke mbledhur 165 pikë, pa asnjë fitore, podium ose pol pozitë.

Michael Schumacher në Çmimin e madh të Monakos 2012

Për sezonin 2012, ekipi hoqi pjesën GP nga emri i saj dhe vendosi pjesën AMG, një markë e performancës së lartë nga Daimler AG. Ekipi nga sezoni 2012 do të njihej si Mercedes AMG Petronas F1 Team. Në fillim të sezonit, ekipi ishte shkaku i një proteste për shkak të vendosjes së një bishti "radikal" në modelin Mercedes F1 W03,[14] e cila nuk u përdor deri në garën e tretë në Kinë ku punonjërit e garës në mënyrë unanime hodhën poshtë protestën.[15]

Mekanikës duke punuar te Mercedes F1 W05 Hybrid i Nico Rosberg në at the Çmimin e madh të Austalisë 2014

Në garën e tretë të sezonit në Kinë, Rosberg siguroi pol pozitën e parë të Mercedesit që nga koha e Fangios në vitin 1955; Schumacher arriti një vend të tretë, por e nisi garën i dyti pas një penalltie në dëm të Lewis Hamilton.[16] Rosberg arriti të triumfonte në garë, duke i dhënë fitoren e parë ekipit pas 57 vitesh.[17] Përveç kësaj, Rosberg u bë piloti i parë gjerman që fiton një Çmim të madh duke garuar në një makinë gjermane që nga koha e Hermann LangÇmimin e madh të Zvicrës 1939.

Më 28 shtator 2012, u lajmërua se piloti i McLaren Lewis Hamilton do të garonte per ekipin duke nisur nga sezoni 2013; britaniku firmosu një kontratë tre-vjeçare.[18] Më 26 maj 2013, Rosberg arriti pol pozitë në Monako dhe më pas fitoi edhe garën duke i dhënë Mercedesit suksesin e parë të vitit 2013.[19] Ekipi më pas arriti një vend të tretë në Kanada me Hamilton, e cila u pasua nga një fitore e Rosberg në Britani pasi të dy pilotët siguruan dy vendet e para në kualifikuese. Ekipi më pas festoi fitoren e tretë të sezonit me Hamilton në Çmimin e madh të Hungarisë, duke i marrë Ferrarit vendin e dytë në renditjen për kontruktorë.[20]

Hamilton dhe Rosberg në Çmimin e madh të Monakos 2016

Të dy pilotët vazhduan edhe në sezonin 2014. Rosberg fitoi garën e parë të sezonit në Australi, kurse Hamilton plotësoi një grand slam në Malajzi; ai arriti një pol pozitë, kryesoi në çdo xhiro dhe regjistroi xhiron më të shpejtë, duke fituar garën, dhe sëbashku me Rosberg, arritën një rezultat 1–2 për ekipin, gjë që nuk ndodhte që në Çmimin e madh të Italisë 1955.[21] Dyshja e përsëriti këtë rezultat edhe në katërt garat e rradhës në Bahren, Kinë, Spanjë dhe Monako, ku ishte Rosberg ai që fitoi dhe Hamilton i dyti. Kjo u përsërit edhe në Austri.[22]Çmimin e madh të Gjermanisë, Rosberg u bë piloti i parë gjerman që fiton në pistën gjerman me një makinë gjermane që nga koha e Rudolf Caracciola dhe Mercedes-Benz në garën e vitit 1939. Në Çmimin e madh të Rusisë, ekipi fitoi për herë të parë titullin për konstruktorë.[23] Hamilton fitoi garën e fundit të sezonit në Abu Dabi. Ai e përfundoi sezonin 67 pikë para Rosberg, duke siguruar edhe titullin kampion për pilotë.[24] Në renditjen për kontruktorë, Mercedes fitoi titullin me 296 pikë diferencë ndaj ndjekësit më të afërt Red Bull Racing. Me 18 pol pozita, 16 fitore (11 prej të cilave 1–2) në 19 gara, Mercedes dominoi vitin e parë të epokës së motorra V6 turbo. Nga 16 garat e fituara, diferenca mesatare e ndjekësve të ekipit ishte 23.2 sekonda.[25]

Hamilton dhe Rosberg vazhduan të ishin pjesë e ekipit edhe në sezonin 2015.[26]Çmimin e madh të Rusisë, ekipi fitoi titullin e dytë për konstruktorë[27] kurse Hamilton fitoi titullin e tij të dytë rresht në Çmimin e madh të Shteteve të Bashkuara, duke e përfunduar kampionatin 59 pikë para Rosberg. Mercedesi vazhdoi dominimin në vitin e dytë epokës së motorrave V6 turbo, duke përmirësuar numrat mbreslënës të sezonit të kaluar; ata arritën 18 pol pozita, 16 fitore (12 prej të cilave 1–2) në 19 gara. Nga 16 garat e fituara, diferenca mesatare e ndjekësve të ekipit ishte 19.7 sekonda.[28]

Valtteri Bottas gjatë provave përpatitore në Barcelonë para fillimit të sezonit 2018

sezonin 2016, Mercedes fitoi titullin e tretë rresht për konstruktorë,[29] duke fituar 19 nga 21 garat e zhviluara, si dhe siguroi 20 pol pozita (përqindja më e madhe në një sezon të F1, 95.2%) dhe 8 rezultate 1–2.[30] Diferenca mesatare e ndjekësve të ekipit ra në 14.6 sekonda. Rosberg fitoi titullin e tij të parë dhe të vetëm kampion për pilotë,[31] duke përfunduar 5 pikë para shokut të skuadrës Hamilton; vetëm disa ditë më pas, ai lajmëroi tërheqjen nga sporti.[32]

Më 16 janar 2017, Valtteri Bottas u zyrtarizua si zëvëndësuesi i Rosberg për sezonin 2017.[33] Piloti britanik i GP3 George Russell u vendos në ekipin e të rinjëve.[34]

Më 22 tetor 2017, Mercedes fitoi titullin kampion për konstruktorë për të katërtin sezon rresht.[35] Një javë më pas, Hamilton u bë piloti i parë britanik që fiton katër tituj kampion për pilotë.[36] Mercedesi e përfundoi sezonin duke fituar 12 nga 20 garat e kampionatit, si dhe arriti 15 pol pozita, 4 rezultate 1–2 dhe një avantazh fitore nga ndjekësi më i afërt 13.1 sekonda.

Mercedes vazhdoi me Hamilton dhe Bottas për sezonin 2018. Ata fituan titullin e pestë rresht për konstruktorë në garën e parafundit të sezonit në Brazil pas një suksesi të Hamiltonit.[37] Në sezonin 2018, Mercedesi fitoi 11 gara (të gjitha nga Hamilton) nga 21 gjithsej, arriti 10 xhiro të shpejta (tre nga Hamilton dhe shtatë nga Bottas), 13 pol pozita (njëmbëdhjetë nga Hamilton dhe dy nga Bottas) si dhe arritën katër rezultate 1–2. Hamilton gjithashtu fitoi titullin e tij të pestë për pilotë dhe të katërtin me Mercedesin.[38] Mercedes u bë ekipi i dytë në historinë e Formula Një që fiton pesë tituj rresht për konstruktorë, duke barazuar rekordin e Ferrarit nga viti 2000 e deri në 2004.

Sezoni Makina Gara Fitore Pol pozita Rezultate 1–2 Podiume Xhiro të shpejta Diferenca mesatare e fitores Pikë Përqindja e pikëve të disponueshme WDC WCC
2014 Mercedes F1 W05 Hybrid 19 16 18 11 31 12 23.2 sekonda 701 82% 1ri, 2ti 1ri
2015 Mercedes F1 W06 Hybrid 19 16 18 12 32 13 19.7 sekonda 703 86% 1ri, 2ti 1ri
2016 Mercedes F1 W07 Hybrid 21 19 20 8 33 9 14.6 sekonda 765 85% 1ri, 2ti 1ri
2017 Mercedes AMG F1 W08 EQ Power+ 20 12 15 4 26 9 13.1 sekonda 668 78% 1ri, 3ti 1ri
2018 Mercedes AMG F1 W09 EQ Power+ 21 11 13 4 25 10 6.8 sekonda 655 73% 1ri, 5ti 1ri
2019 Mercedes AMG F1 W10 EQ Power+ 21 15 10 9 32 9 739 79% 1ri,2ri 1ri
2020 Mercedes AMG F1 W11 EQ PERFORMANCE 17

Furnizues motorrësh

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Motorri V10 i Mercedes-Benz që u ndërtua në Brixworth.

Mercedes-Benz u rikthye në Formula Një si furnizues motorrësh në sezonin 1994 në bashkpunim me Ilmor, një kompani britanike e pavarur prodhuese motorrësh e performancave të larta me seli në Brixworth, Northamptonshire. Pasi u ble nga Mercedes, kompania tani quhet Mercedes AMG High Performance Powertrains. Kjo kompani furnizoi Sauberin për një sezon, dhe më pas furnizoi McLaren një sezon më pas, për të vijuar një partneritet të suksesshëm 20-vjeçar.[39]sezonin 2009, Mercedes u bë furnizuesi i motorrëve për Brawn GP (ekip që më pas u ble nga Mercedesi vetë) dhe Force India, që më pas u bë e njohur si Racing Point. Williams u bë ekipi i katërt që u shtua në programin e furnizimit në sezonin 2014. Partneriteti 20-vjeçar me McLaren përfundoi në sezonin 2015.[39] Në atë kohë, Mercedesi furnizoi me motorrë Lotus F1 Team për vetëm një sezon, dhe më pas kaloi te Manorsezonin 2016.

Mercedes-Benz ka arritur më shumë se 100 fitore si prodhues motorrësh dhe është renditur i katërti në renditjen e të gjitha kohërave në Formula Një. Gjashtë tituj për konstruktorë dhe dhjetë për pilotë janë fituar nga makina me motorr Mercedes.

Ekipi i të rinjëve

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Katër pilotë janë të lidhur me Mercedes F1:

Piloti Vitet Seria aktuale Titujt
Flamuri Esteban Ocon 2015–vazhdon Formula Një
(pilot rezervë)
GP3 Series
Flamuri George Russell[34] 2017–2018 Formula Një FIA Formula 2
GP3 Series
Flamuri Andrea Kimi Antonelli[40] 2018–vazhdon Karting asnjë si anëtar i ekipit të të rinjëve
Flamuri Alex Powell[41] 2019 Karting asnjë si anëtar i ekipit të të rinjëve

Në dhjetor 2009, ekipi pësoi një zmbrapsje kur u zbulua se një marrëveshje e planifikuar sponsorizimi prej 80 milion £ e firmosur nga Brawn me Henkel në korrik ishte invalide.[42] Henkel pretendoi se ai nuk kishte djeni për marrëveshjen dhe se nuk kishte interes për Formula Një; marrëveshja gjoja ishte bërë nga ish punëtori i Henkel në një kompani të vjedhur me qëllim për të mashtruar kompaninë. Më 22 dhjetor, Henkel deklaroi se çështja me Brawn GP ishte zgjidhur me një marrëveshje të përbashkët dhe se asnjë aksion ligjor nk do të ndërmerej, edhe pse ekipi do të punonte me prokurorinë gjermane për të sqaruar çështjen.[43]

Më 21 dhjetor, ekipi konfirmoi se furnizuesi numër një malajzez i naftës Petronas do të bëhej pjesë e ekipit si sponsor. Petronas ishte me seli në Kuala Lumpur ku edhe cirkuiti i Sepangut ndodhej.[44] Nga viti 2010, ekipi konkuroi me emrin Mercedes GP Petronas Formula One Team.[45] Sipas disa raportimeve,[46] marrëveshja ishte me vlerë 30 milion € për çdo vit.

Më 25 dhjetor 2010, ekipi publikoi ngjyrat e makinës për herë të parë në muzeumin e Mercedes-Benz në Shtutgart,[47] ku pjesmarrës ishin edhe Schumacher me Rosberg.[48] Makinat që do të garonin në sezonin 2010 kishin ngjyrën tradicionale të argjendë si dhe sponsorin MIGfx te Brawn GP. Në vitin 2013, ekipi firmosi një marrëveshje disa-vjeçare me kompaninë e celularëve BlackBerry; bashkpunimi u mbyll pas sezonit 2015. Ekipi gjithashtu ka pasur partneritete të mëdha me Monster Energy, Puma, Swissquote (deri në 2014). Qualcomm, UBS, Epson, Bose & Hugo Boss duke nisur nga sezoni 2015. Sponsori tjetër Wihuri u bashkua Mercedesit në vitin 2017 sëbashku me Bottas. Para Çmimit të madh të Bahrenit 2017, Mercedes shtoi kompaninë e software Tibco në listën e partnerëve. Në vitin 2018, Tommy Hilfiger zëvëndësoi Hugo Boss si furnizuesi kryesor i veshjeve për ekipin, kurse Hamilton u bë ambasadori i kësaj kompanie dhe mori pjesë në promovimin #WhatsYourDrive. Në vitin 2019, ekipi bëri një partneritet global me CrowdStrike.[49]

Rekordi i garimit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Viti Emri Makina Motorri Gomat Nr. Pilotët Pikët WCC
1954 Flamuri Daimler-Benz AG W196 M196 2.5 L8 C No[N 1] Argjentina Juan Manuel Fangio
West Germany Hans Herrmann
West Germany Karl Kling
West Germany Hermann Lang
No[N 2]
1955 Flamuri Daimler-Benz AG W196 M196 2.5 L8 C No[N 1] Flamuri Juan Manuel Fangio
West Germany Hans Herrmann
West Germany Karl Kling
Stampa:Country data GBR Stirling Moss
Flamuri André Simon
Flamuri Piero Taruffi
No[N 2]
1956 – 2009: Mercedes-Benz nuk konkuroi.
2010 Flamuri Mercedes GP Petronas F1 Team MGP W01 FO 108X 2.4 V8 B 3.
4.
Flamuri Michael Schumacher
Flamuri Nico Rosberg
214 4ti
2011 Flamuri Mercedes GP Petronas F1 Team MGP W02 FO 108Y 2.4 V8 P 7.
8.
Flamuri Michael Schumacher
Flamuri Nico Rosberg
165 4ti
2012 Flamuri Mercedes AMG Petronas F1 Team F1 W03 FO 108Z 2.4 V8 P 7.
8.
Flamuri Michael Schumacher
Flamuri Nico Rosberg
142 5ti
2013 Flamuri Mercedes AMG Petronas F1 Team F1 W04 FO 108F 2.4 V8 P 9.
10.
Flamuri Nico Rosberg
Stampa:Country data GBR Lewis Hamilton
360 2ti
2014 Flamuri Mercedes AMG Petronas F1 Team F1 W05 Hybrid PU106A Hybrid 1.6 V6 t P 6.
44.
Flamuri Nico Rosberg
Stampa:Country data GBR Lewis Hamilton
701 1ri
2015 Flamuri Mercedes AMG Petronas F1 Team F1 W06 Hybrid PU106B Hybrid 1.6 V6 t P 6.
44.
Flamuri Nico Rosberg
Stampa:Country data GBR Lewis Hamilton
703 1ri
2016 Flamuri Mercedes AMG Petronas F1 Team F1 W07 Hybrid PU106C Hybrid 1.6 V6 t P 6.
44.
Flamuri Nico Rosberg
Stampa:Country data GBR Lewis Hamilton
765 1ri
2017 Flamuri Mercedes AMG Petronas Motorsport F1 W08 EQ Power+ M08 EQ Power+ 1.6 V6 t P 44.
77.
Stampa:Country data GBR Lewis Hamilton
Finlanda Valtteri Bottas
668 1ri
2018 Flamuri Mercedes AMG Petronas Motorsport F1 W09 EQ Power+ M09 EQ Power+ 1.6 V6 t P 44.
77.
Stampa:Country data GBR Lewis Hamilton
Finlanda Valtteri Bottas
655 1ri
2019 Flamuri Mercedes AMG Petronas Motorsport F1 W10 EQ Power+ M10 EQ Power+ 1.6 V6 t P 44.
77.
Stampa:Country data GBR Lewis Hamilton
Finlanda Valtteri Bottas
739 1ri
2020 Flamuri Mercedes AMG Petronas Motorsport F1 W11 EQ Performance M10 EQ Power+ 1.6 V6 t P 44.
77.
Stampa:Country data GBR Lewis Hamilton
Finlanda Valtteri Bottas
391* 1ri* 12/17 gara Burimi:[50]

* Sezoni ende po zhvillohet.

  1. ^ a b Nuk kishte numra personal në atë kohë, pasi numrat vendoseshin sipas garës.
  2. ^ a b Titulli për konstruktorë nuk filloi të jepej që nga sezoni 1958.
  1. ^ "2010 Formula One World Championship Entry list" [Lista e hyrjeve të Kampionatit Botëror të Formula Një 2010] (në anglisht). Marrë më 16 prill 2019.
  2. ^ "Mercedes eklipson Ferrarin në Spanjë". Top-Channel.tv. 11 maj 2018. Marrë më 16 prill 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "De geschiedenis van Mercedes-Benz in de Grand Prix-racerij" (në holandisht). MotorRacingBlog.nl. 20 nëntor 2009. Marrë më 30 nëntor 2009.
  4. ^ a b c "Mercedes-Benz profile" [Profili i Mercedes-Benz]. Grandprix.com (në anglisht). Inside F1. Marrë më 20 shkurt 2012.
  5. ^ Lang, Mike (1981). Grand Prix! Vol 1 (në anglisht). Haynes Publishing Group. fq. 82. ISBN 0-85429-276-4.
  6. ^ Straw, Edd (16 nëntor 2009). "Mercedes takes over Brawn" [Mercedes blen Brawn]. Autosport.com (në anglisht). Haymarket Media. Marrë më 16 nëntor 2009.
  7. ^ a b c "Mercedes-Benz to take over Brawn GP" [Mercedes-Benz do të blejë Brawn GP]. The Guardian (në anglisht). Guardian News and Media. 16 nëntor 2009. Marrë më 20 shkurt 2012.
  8. ^ "February debut, Petronas backing for Mercedes" [Debutimi në shkurt, Petronas mbështet Mercedesin]. Formula1.com (në anglisht). Formula One Administration. 21 dhjetor 2009. Arkivuar nga origjinali më 24 dhjetor 2009. Marrë më 22 shkurt 2012.
  9. ^ "Mercedes takes over Brawn F1 team" [Mercedes blen ekipin Brawn F1] (në anglisht). BBC News. 16 nëntor 2009. Marrë më 16 nëntor 2009.
  10. ^ "F1 Teams: Brawn GP" [Ekipet e F1: Brawn GP]. F1 Fanatic.co.uk (në anglisht). Marrë më 20 shkurt 2012.
  11. ^ "Michael Schumacher signs up for F1 return with Mercedes" [Michael Schumacher firmos rikthimin në F1 me Mercedesin]. BBC Sport (në anglisht). BBC. 23 dhjetor 2009. Marrë më 1 tetor 2010.
  12. ^ Benson, Andrew (16 nëntor 2009). "Mercedes takes over Brawn F1 team" [Mercedes blen Brawn] (në anglisht). BBC News. Marrë më 15 dhjetor 2009.
  13. ^ Noble, Jonathan (28 shkurt 2011). "Daimler completes team takeover" [Daimler kompletoi blerjen e ekipit]. Autosport (në anglisht). Haymarket Publications. Marrë më 28 shkurt 2011.
  14. ^ Noble, Jonathan (15 mars 2012). "Mercedes F1 team's rear wing concept deemed legal by FIA" [Koncepti i bishtit së Mercedes F1 team quhet e ligjshme nga FIA]. Autosport.com (në anglisht). Haymarket Publications. Marrë më 15 mars 2012.
  15. ^ Elizalde, Pablo (12 prill 2012). "Lotus protest against Mercedes wing rejected by FIA" [Protesta e Lotus kundër bishtit së Mercedes refuzohet nga FIA]. Autosport (në anglisht). Haymarket Publications. Marrë më 12 prill 2012.
  16. ^ "F1-Kinë, Rosberg merr pole-position". lajmeshqip.com. 14 prill 2012. Marrë më 17 prill 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  17. ^ "F1-Kinë, triumfon Niko Rosberg". lajmeshqip.com. 15 prill 2012. Marrë më 17 prill 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  18. ^ "Lewis Hamilton lë McLaren, firmos për Mercedesin". Gazeta Panorama. 28 shtator 2012. Marrë më 17 prill 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  19. ^ "Rosberg triumfon në Monako". Telegrafi.com. 26 maj 2013. Marrë më 17 prill 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  20. ^ "Hamilton i mrekullueshëm në Hungari". TopSporti.com. 28 korrik 2013. Marrë më 17 prill 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  21. ^ "F1, Hamilton fiton në Malajzi". Top-Channel.tv. 30 mars 2014. Marrë më 17 prill 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  22. ^ "Rosberg mposht Hamiltonin në Austri". Lajmi.net. 22 qershor 2014. Marrë më 17 prill 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  23. ^ "F1, Hamilton dominon në Rusi, +17 nga Rosberg". Top-Channel.tv. 12 tetor 2014. Marrë më 17 prill 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  24. ^ "Lewis Hamilton shpallet për të dytën herë kampion bote". BalkanWeb.com. 23 nëntor 2014. Marrë më 17 prill 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  25. ^ "VIDEO: WHY THE MERCEDES WAS THE DOMINANT F1 CAR OF 2014 AND HOW THEY MADE IT FASTER" [Video: Pse Mercedesi ishte makina dominuese e F1 për vitin 2014 dhe si ata e bënë më të shpejtë] (në anglisht). James Allen on F1. 22 dhjetor 2014. Arkivuar nga origjinali më 31 tetor 2016. Marrë më 31 tetor 2016.
  26. ^ "How the 2015 grid is shaping up". ESPN (në anglisht). ESPN. 20 dhjetor 2014. Marrë më 20 dhjetor 2014.
  27. ^ "2015 Constructors Standings" [Renditja për konstruktorë 2015]. Formula1.com (në anglisht). Formula One World Championship Limited. Marrë më 11 tetor 2015.
  28. ^ "How does Mercedes' dominance of F1 compare to previous eras?" [Si krahasohet dominimi i Mercedes në F1 krahasuar me epokat e tjera] (në anglisht). Autosport. 13 tetor 2015. Marrë më 31 tetor 2016.
  29. ^ "F1 në Japoni, triumfon Rosberg. Mercedes shpallet kampion". Top-Channel.tv. 9 tetor 2016. Marrë më 15 prill 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  30. ^ "2016 Constructors Standings" [Renditja për konstruktorë 2016]. Formula1.com (në anglisht). Formula One World Championship Limited. Marrë më 2 dhjetor 2016.
  31. ^ "Nico Rosberg i dyti dhe shpallet kampion bote per here te pare". infoalbania.al. 28 nëntor 2016. Arkivuar nga origjinali më 16 prill 2019. Marrë më 16 prill 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  32. ^ "Kampioni Rosberg tërhiqet nga Formula 1". Top-Channel.tv. 2 dhjetor 2016. Marrë më 15 prill 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  33. ^ "Valtteri Bottas është piloti i ri i Mercedes". Sot.com.al. 17 janar 2017. Arkivuar nga origjinali më 19 tetor 2020. Marrë më 17 prill 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  34. ^ a b "George Russell: World champions Mercedes sign teenager from King's Lynn" [George Russell: Kampioni i botës Mercedes firmos me adoleshentin nga Lynn King]. BBC Sport (në anglisht). 19 janar 2017. Marrë më 22 janar 2017.
  35. ^ "Formula 1/ Skuderia gjigante shpallet kampion Bote për konstruktorë". BalkanWeb.com. 23 tetor 2017. Marrë më 15 prill 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  36. ^ "Hamilton, 4 herë kampion bote në Formula 1". Top-Channel.tv. 29 tetor 2017. Marrë më 15 prill 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  37. ^ "F1, Hamilton fiton garën në Brazil; Mercedesi, titullin e Konstruktorëve". Top-Channel.tv. 11 nëntor 2018. Marrë më 15 prill 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  38. ^ "Formula 1/ Hamilton zyrtarisht kampion bote". Telegraf.al. 28 tetor 2018. Marrë më 15 prill 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  39. ^ a b "The best engine partnerships in F1 history" [Partneritetet më të mira për motorrë në historinë e F1] (në anglisht). Formula1.com. 25 janar 2019. Marrë më 18 prill 2019.
  40. ^ "Mercedes: sarà Andrea Kimi Antonelli l'erede di Lewis Hamilton?" [Mercedes: a do të mundet Andrea Kimi Antonelli të bëhet pasardhësi i Lewis Hamilton?] (në italisht). 3 shkurt 2018. Marrë më 10 shkurt 2018.
  41. ^ Allen, Peter (4 prill 2019). "Powell joins Antonelli as Mercedes F1-supported karter" [Powell i bashkohet Antonellit si pilot karter i mbështetur nga Mercedes F1] (në anglisht). FormulaScout. Marrë më 4 prill 2019.
  42. ^ "Henkel says Mercedes deal is invalid" [Henkel thotë seë marrëveshja me Mercedesin është invalide] (në anglisht). Autosport.com. 14 dhjetor 2009. Marrë më 15 dhjetor 2009.
  43. ^ Elizalde, Pablo (22 dhjetor 2009). "Henkel settles dispute with Brawn GP" [Henkel zgjidh çështjen me Brawn GP] (në anglisht). Autosport.com. Marrë më 22 dhjetor 2009.
  44. ^ "MERCEDES GP SIGNS LONG-TERM AGREEMENT WITH PETRONAS" [Mercedes GP firmos një marrëveshje afatgjate me Petronas] (në anglisht). Autoarabia.org. 21 dhjetor 2009. Marrë më 18 prill 2019.
  45. ^ "Mercedes GP picks up Petronas" [Mercedes GP zgjedh Petronas] (në anglisht). AUSmotive.com. 21 dhjetor 2009. Marrë më 18 prill 2019.
  46. ^ Allen, James (21 dhjetor 2009). "Mercedes lands €30 million Petronas sponsorship" [Mercedes jep sponsorizimin 30 milion € me Petronas] (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 23 dhjetor 2009. Marrë më 22 dhjetor 2009.
  47. ^ "Mercedes GP launches new era for Silver Arrows" [Mercedes GP nis një epokë të re për shigjetat e argjenda]. AUSmotive.com. 25 janar 2010. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  48. ^ Elizalde, Pablo (25 janar 2010). "Mercedes GP unveils car colours" [Mercedes GP zbulon ngjyrat e makinës]. autosport.com (në anglisht). Haymarket Publications. Marrë më 25 janar 2010.
  49. ^ "Mercedes announces global partnership with Crowdstrike" [Mercedes lajmëron partneritetin global me Crowdstrike] (në anglisht). Mercedes F1. Arkivuar nga origjinali më 18 prill 2019. Marrë më 18 prill 2019.
  50. ^ "Mercedes – Seasons" [Mercedes – Sezonet] (në anglisht). StatsF1. Marrë më 26 gusht 2018.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]








ApplySandwichStrip

pFad - (p)hone/(F)rame/(a)nonymizer/(d)eclutterfier!      Saves Data!


--- a PPN by Garber Painting Akron. With Image Size Reduction included!

Fetched URL: http://sq.wikipedia.org/wiki/Mercedes-Benz_n%C3%AB_Formula_Nj%C3%AB

Alternative Proxies:

Alternative Proxy

pFad Proxy

pFad v3 Proxy

pFad v4 Proxy