Content-Length: 71596 | pFad | http://www.ubt.edu.al/master-ekzekutiv

master-ekzekutiv | Universiteti Bujqësor i Tiranës

MASTER EKZEKUTIV NË  "PLANIFIKIM DHE ZHVILLIM EKONOMIK TERRITORIAL I ZONAVE RURALE"

Masteri Ekzekutiv është një diplomë e ciklit të tretë të studimeve (niveli i 8 kualifikimit sipas Kornizës shqiptare të kualifikimeve) i drejtohet të gjithë ekonomistëve, juristëve, ekspertëve orgnizimit dhe planifikimit të territorit,ekspertëve të bujqësisë, aktorëve dhe vendimarrësve në nivel lokal dhe qëndror të cilët duan të thellojnë njohuritë e tyre në fushat e ekonomisë, planifikimit të territorit, zhvillimit rural, administrimit dhe zhvillimit lokal, politikave dhe vlerësimit të instrumentave, hartimit dhe vlerësimit të projekteve, teknologjive të informacionit gjeografik, etj. Ky master ekzekutiv është hartuar nga një grup pedagogësh nga disa universitete evropiane (ne Francë, Gjermani dhe Greqi) dhe përmledh informacionet më të përditësuara rreth këtyre fushave sot në botë por me një fokus të veçantë për Shqipërinë. Ky program studimi prej 120 ECTS, zgjat dy vite akademike.
Kriteret e pranimit të kandidatëve në programet e ciklit të tretё të studimeve “Master Ekzekutiv” “Planifikim dhe zhvillimi ekonomik territorial i zonave rurale” janë si më poshtë :
  1. Kanë të drejtë të aplikojnë për t’u regjistruar në këtë program studimi, profesionistë të cilët kanë një eksperiencë pune jo më të shkurtër se dy vite në fushat e ekonomisë, urbanistikës, bujqësisë, mjedisit, drejtësisë, shoqërisë civile si në nivel qendror ashtu edhe në nivel lokal. Eksperienca e punësimit duhet të verifikohet
  2. Kanë të drejtë të aplikojnë për t’u regjistruar në programin e studimeve për të fituar Diplomën “Master Ekzekutiv” individët që kanë përfunduar një program studimi dhe kanë fituar diplomë universitare “Master Shkencor”, ose ”Diplomë tё integruar” në sistemin me kohë të plotë dhe të pjesshme si dhe plotësojnë kriteret akademike si më poshtë vijojnë:
  3. kriterin e meritës. Nota mesatare e ponderuar e studimeve të ciklit të dytё (Master shkencor) ose nё Diplomёn e integruar, të jetë mbi 8.0. Në rast se ka ende kuota të lira, nuk do përjashtohen aplikantët me mesatare më të ulët, por në asnjë rast më të ulët se 7.5.
  4. kriterit e rëndësisë (koeficienti i profilit të studimeve master shkencor sa i takon përputhshmërisë me fushat dhe programet e studimit të FEA_s).
  5. Kuotave të paracaktuara nga FEA.
  6. Njohja nga kandidati e një prej pesë gjuhëve të huaja të Bashkimit Evropian: anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht në nivelin C1. Nëse individi ka fituar një diplomë të një programi studimi të kryer në një nga këto gjuhë, diploma e fituar shërben si dëshmi për plotësimin e këtij kriteri.

Për më shumë informacion rreth projektit Smart Al që ka mbështetur krijim e kësaj diplome në master Ekzekutiv mund të gjeni në https://www.smartal.uet.edu.al/

Njoftime









ApplySandwichStrip

pFad - (p)hone/(F)rame/(a)nonymizer/(d)eclutterfier!      Saves Data!


--- a PPN by Garber Painting Akron. With Image Size Reduction included!

Fetched URL: http://www.ubt.edu.al/master-ekzekutiv

Alternative Proxies:

Alternative Proxy

pFad Proxy

pFad v3 Proxy

pFad v4 Proxy