Content-Length: 109712 | pFad | https://sq.wikipedia.org/wiki/Cikli_i_Ujit

Cikli i Ujit - Wikipedia Jump to content

Cikli i Ujit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Cikli i Ujit

Cikli i ujit është procesi i vazhdueshëm i qarkullimit të ujërave në natyrë, mbi dhe nën sipërfaqen e Tokës. Sasia totale e ujit në sipërfaqen e Tokës qëndron e njejtë me kalimin e kohës, megjithatë raporti i sasisë së ujit në tre gjendjet kryesore: i ngurtë (akullnajat), i lëngshëm (lumenjtë dhe oqeanet) ose i gaztë (avujt atmosferikë) ndryshon në bazë të stinëve dhe kushteve klimaterike.

Cikli i ujit, si proces fizik, përfshin transmetimin e energjisë, gjë që rezulton në ndryshime në temperaturën e mjedisit përreth, dhe si rezultat, ndikime dhe në klimë. Për shembull, gjatë avullimit, uji përthith energji nga mjedisi rrethues, duke ulur kështu temperaturën atmosferike. Gjatë kondesimit, avujt çlirojnë energji që përthithet nga mjedisi rrethues, proces i cili ndikon në rritjen e temperaturës.

Përshkrimi i procesit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Cikli hidrologjik përbëhet nga dy nëncikle : cikli i vogël ose cikli i ujit në brendësi të Tokës dhe cikli i madh, i cili zhvillohet tërësisht mbi sipërfaqet ujore. Marrëdhënia mes dy cikleve përcaktohet nga masat e ajrit dhe rrjedhja e lumenjve. Forcat lëvizëse të ciklit hidrologjik të ujit janë energjia diellore dhe graviteti. Fillimi i ciklit të madh konsiderohet avullimi i ujit nga pellgjeve ujore. Rrezatimi diellor ngroh ujin e deteve dhe oqeaneve. Si rezultat, uji avullon dhe shndërrohet në avuj uji. Gjithashtu, një sasi më e vogël uji avullon edhe nga sipërfaqet e tjera ujore, si lumenjtë, liqenet, si dhe në disa raste, nga sipërfaqet e akullta dhe shtresat e dëborës. Këta avuj uji ngrihen drejt atmosferës, ku me rritjen e lartësisë dhe uljen e temperaturës, një sasi e avujve kondesohet, duke u shndërruar kështu në pikla të vogla uji, të cilat duke u bashkuar krijojnë retë. Në rastet kur procesi i kondesimit ndodh afër sipërfaqes së tokës, piklat e ujit bashkohen duke krijuar mjegullë. Lëvizjet atmosferike i transportojnë avujt e ujit përreth Tokës. Gjatë transportimit, ndodh që retë përplasen me njëra tjetrën. Kjo përplasje çon në shpërbërjen e një pjese të resë, dhe nën ndikimin e gravitetit, piklat e ujit që formojnë renë bien drejt tokës në formën e rreshjeve. Në bazë të temperaturave të mjedisit, këto rreshje mund të gjenden në formën e shiut, dëborës, breshërit, etj. Pjesa më e madhe e ujit rikthehet përsëri në oqeane dhe dete dhe më pas, transportohet me anë të rrjedhjeve nëntokësore në shtresat e poshtme të Tokës. Këto rrjedhje nëntokësore, pas një kohë të caktuar, del mbi sipërfaqen e tokës në formën e ujit të pijshëm (shih Uji i Pijshëm). Megjithatë, jo i gjithë uji i rreshjeve rikthehet në sipërfaqe ujore: një pjesë e ujit përthithet nga toka dhe bimët si mënyrë ujitjeje (termi shkencor është infiltrim). Me kalimin e kohës, i gjithë uji i Tokës rikthehet në dete dhe oqeane, për të rifilluar ciklin e ujit.

Ndikimi i njeriut dhe rreziqet që i kanosen ciklit të ujit nga aktiviteti njerëzor

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Njeriu vazhdon të ndërhyjë në ciklin e ujit duke luajtur kështu një rol të rëndësishëm mbi të. Ndërmarrjet industriale, me anë të ndotjeve mjedisore, ndikojnë në ngrohjen e ajrit dhe të avullimit të tepërt të ujit. Ujërat e zeza ndikojnë në zhdukjen e bimëve dhe të kafshëve të deteve dhe oqeaneve. Shpyllëzimi çon në tharje të rajonit, që ndikon në uljen e sasisë së ujit të avulluar.









ApplySandwichStrip

pFad - (p)hone/(F)rame/(a)nonymizer/(d)eclutterfier!      Saves Data!


--- a PPN by Garber Painting Akron. With Image Size Reduction included!

Fetched URL: https://sq.wikipedia.org/wiki/Cikli_i_Ujit

Alternative Proxies:

Alternative Proxy

pFad Proxy

pFad v3 Proxy

pFad v4 Proxy