Content-Length: 112290 | pFad | https://sq.wikipedia.org/wiki/Ujgur%C3%ABt

Ujgurët - Wikipedia Jump to content

Ujgurët

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Bajraku i Ujgureve

Ujgurët janë popull turkik, që kryesisht jetojnë në Kinë, gjegjësisht në krahinën autonome Singkjang Ujgur, përbëjnë rreth 45 % të popullsisë së saj. Ujgurët kryesisht janë të përkatësisë fetare islame, dhe flasin gjuhën ujgure, e cila i takon grupit të gjuhëve turke, të familjes altaje.

Ujgur gjithësej ka rreth 8.852.000, nga ta në Kinë jetojnë 8.569.000, ndërsa në Kazakistan 232.000.

Ujgurët në Rep. Pop. të Kinës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kombësia ujgure është një kombësi e lashtë në Kinën veriore. “Ujgur” është vetëemërimi i kësaj kombësie, që ka kuptim “bashkim” ose “unitet”. Kombësia ujgure, që është kombësia kryesore e Sinkiangut, ka mbi 7 milionë banorë, të shpërndarë në mbarë Sinkiangun dhe pjesa më e madhe e tyre banon në Kash, Hëtian, Aksu etj. në jug të malit Tianshan. Kjo kombësi ka gjuhën dhe shkrimin e vet.

Veshjet tradicionale të kombësisë ujgure janë: si burra e gra, si pleq e fëmijë, vënë në kokë kapelë të bukura katërore. Burrave u pëlqejnë dolloma jashtë, brenda bluzë të qëndisura. Kurse grave u pëlqejnë fustane, edhe jashtë jelek të zi, zbukurime me vathë, bylyzyk, unaza, gjerdan etj. Vajzat rrijnë me gërsheta. Tani qytetarët vishen zakonisht me kostume dhe veshje të modës.

Banorët ujgurë janë të sjellshëm. Kur takohen me të rriturit ose me miqtë, vënë dorën e djathtë në kraharor dhe i përshëndesin duke u përkulur. Kjo kombësi është shumë mikpritëse.

Banorët ujgurë janë të aftë të këndojnë e të kërcejnë. Vallet e tyre janë të lehta e të bukura, duke u dalluar me rrotullime të shpejta e të ndryshueshme, që pasqyrojnë karakterin e tyre optimist dhe të hapur.

Banorët ujgurë merren kryesisht me bujqësi, njëkohësisht edhe me blegtori. Ata kanë traditë tregëtinë, njëkohësisht kanë edhe punime shumë të zhvilluara artinale me niveli të lartë artistik. Qilimet, qëndismat, pëlhurat mëndafshi, çajnik bronxi, thikë, vegla muzikore etj. të përpunuara prej tyre dallohen me karakteristika të theksuara nacionale.

Xinjiang një krahinë e thatë dhe malore, mbulon gjithë Kinën perëndimore dhe kap 1/6 e sipërfaqes së përgjithshme të tokës, apo ka një hapësirë tre herë më të madhe se Franca. Edhe pse rrallë i populluar posedon rezerva të naftës dhe pasuri xeherore, dhe është krahinë udhëheqës. në Kinë për prodhimin e gazit natyral. Përveç kësaj ka edhe një „artikull“ rezervë shumë të rëndësishëm, hapësirën.Në vitet 1960 dhe 1970 Xinjiang është përdorur si vend ku janë kryer shumë teste nukleare, si pjesë e programit kinez për armatim nuklear. Nga gjithë kjo Xinjiang është vend strategjik sepse kufizohet me Rusinë, Mongolinë, Kazakistanin, Kirgistanin, Taxhikistanin, Afganistanin, Pakistanin, dhe Indinë[1]

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Burimi i të dhanunave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2016. Marrë më 2 gusht 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)








ApplySandwichStrip

pFad - (p)hone/(F)rame/(a)nonymizer/(d)eclutterfier!      Saves Data!


--- a PPN by Garber Painting Akron. With Image Size Reduction included!

Fetched URL: https://sq.wikipedia.org/wiki/Ujgur%C3%ABt

Alternative Proxies:

Alternative Proxy

pFad Proxy

pFad v3 Proxy

pFad v4 Proxy