Content-Length: 74803 | pFad | http://sq.wikipedia.org/wiki/Ibrahim_Ibishi

Ibrahim Ibishi - Wikipedia Jump to content

Ibrahim Ibishi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Ibrahim Ibishi
U lind më16 dhjetor 1953
Kosova Kremenatë, Gallap Kosovë
Vdiq më25 nëntor 2010
Prishtinë
KombësiaShqiptar

Ibrahim Ibishi, (16 dhjetor 1953, Kremenatë e Gallapit25 nëntor 2010, Prishtinë), poet, tregimtar, romansier dhe kritik letrar.

Me profesion ishte mësimdhënës i Gjuhës shqipe dhe letërsisë dhe mësues klasor. Përpos profesionit të mësimdhënësit ai kishte afinitet për krijimtari letrare në zhanre të ndryshme letrare. Romani “Shtjella e vetmisë“, që botoi SHB “Rilindja“, në vitin 2000, nga SHSH të Kosovës u shpall libri më i mirë i botuar në prozë[1].

Ibishi kishte bashkëpunuar me shumë revista, gazeta e mediume të shikuara, si : “Bota e re“, “Zëri i rinisë“ (më vonë “Zëri“), “Rilindja“ (më vonë “Bujku“), “Pionieri“, “Fjala“, “Jeta e Re“, “GEP – i“, “Kosovarja“, “Shkëndija“, “Bota sot“, “Koha ditore“, “Ylliria Post“, “Lajm“, “RTK“, “Nositi“, "Dardanë“, "Jehona e Bujanocit", “Kalendari letrar“, “Verbi“ e ndonjë tjetër.

Vdiq në Prishtinë, më 25 nëntor 2010.

  • “Varr në qiell“, 1995
  • “Kaçurrelja që vrapon pas erës“, 2004
  • “Baladë shiu“, 2008
  • “Shiu për kërpudha“, 1995
  • “Korbat mbi muranë“, 1996
  • “Shtjella e vetmisë“, 2000 roman
  • “Trëndafil në varrezë", 2000 roman
  • “Njerëzit e vjeshtës...“.
  1. ^ Ai ka mbetur në poezi, prozë, në ese, romane, publicistikë në kujtesën e gjeneratave të cilat i mësoj dhe edukoj, në kujtesen e artdashësve, në themele të palëkundura. Shaban Cakolli : Lum ai për emrin dhe veprat që na i la - Gazeta ORA, 16 nëntor 2013

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]








ApplySandwichStrip

pFad - (p)hone/(F)rame/(a)nonymizer/(d)eclutterfier!      Saves Data!


--- a PPN by Garber Painting Akron. With Image Size Reduction included!

Fetched URL: http://sq.wikipedia.org/wiki/Ibrahim_Ibishi

Alternative Proxies:

Alternative Proxy

pFad Proxy

pFad v3 Proxy

pFad v4 Proxy