Anderson Luis de Souza
Deco duke luajtur për Barcelonën në 2006 | |||
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Anderson Luís de Souza | ||
Datëlindja | 27 gusht 1977 | ||
Vendlindja | São Bernardo do Campo, Brazil | ||
Gjatësia | 1.74 m (5 ft 9 in)[1] | ||
Pozicioni | Mesfushor | ||
Karriera me të rinjtë | |||
1995–1996 | Nacional (SP) | ||
1996–1997 | Corinthians | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
1996–1997 | Corinthians | 2 | (0) |
1997 | CSA | 0 | (0) |
1997–1998 | Benfica | 0 | (0) |
1997–1998 | → Alverca (huazim) | 32 | (13) |
1998–1999 | Salgueiros | 12 | (2) |
1999–2004 | Porto | 154 | (32) |
2004–2008 | Barcelona | 113 | (13) |
2008–2010 | Chelsea | 42 | (5) |
2010–2013 | Fluminense | 56 | (2) |
Gjithsej | 411 | (67) | |
Karriera ndërkombëtare | |||
2003–2010 | Portugalia | 75 | (5) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase |
Anderson Luis de Souza, (shqip: Deko), i njohur si Deco, është një ish futbollist profesionist portugez i cili luajti si mesfushor sulmues ose mesfushor qëndror.
Deco është një nga lojtarët e pakët që kanë fituar UEFA Ligën e Kampioneve me dy klube, me Porton në 2004 dhe Barcelonën in 2006. Ai u shpall mesfushori i vitit nga UEFA dhe mesfushori më i mirë në triumfin e Portos në 2004; ai gjithashtu u shpall lojtari i ndeshjes në ndeshjen finale. Deco gjithashtu u bë lojtari i parë që fiton çmimin UEFA Mesfushori më i mirë me dy klube. Ai mori Topin e Artë në Kupën e Botës për Klube 2006 dhe u shpall lojtari i ndeshjes në finalen e humbur ndaj Internacional.
I lindur dhe i rritur në Brazil, Deco mori shtetësinë portugeze në vitin 2002 pasi kishte plotësuar pesë vite jetesë në Portugali, dhe në fund zgjodhi të përfaqsonte Portugalinë në nivel ndërkombëtarë. Ai luajti 75 herë për ta, duke i përfaqsuar në dy Kampionate Evropiane dhe dy Kupa Bote, duke arritur finalen e Euro 2004 dhe vendin e katërt në Kupën e Botës 2006.
Deco lajmëroi tërheqjen nga futbolli më 26 gusht 2013 pas një tjetër dëmtimi.
Karriera me klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Klubi i tij i parë ishte Sport Club Corinthians Paulista, kurse aktualisht është i angazhuar si mesfushor në ekipin spanjoll FC Barcelona. Është futbollist i mahnitshëm për nga teknika individuale.
Në sezonin 96-97 erdhi për të luajtur në Evropë në SL Benfica, mirëpo ekipi portugez e huazoi në Alverca ekip i ligës dytë portugeze.
Deco luajti në SC Salgueiros, para se të angazhohej tek Porto në sezonin 1998-1999, ku luajti 6 sezone duke fituar shumë tituj, ndër to edhe Ligën e Kampionëve.
Në FC Barcelona u angazhua në vitin 2004, debutoi më 29 gusht të vitit 2004 kundër Racingut.
Deco ishte i suksesshëm në Barcelonë gjë të cilën e dëshmuan dhe votat e simpatizuesve të ekipit të cilët e vlerësuan si lojtarin e dytë më të mirë para brazilianit Ronaldinho, Xavit e Puyolit dhe vetëm mbrapa Etos që u vlerësua si më i miri.
Në sezonin 2005-06 ndihmoi skuadrën për të fituar Ligën e Kampionëve, trofe që e kishte fituar edhe me ekipin e futbollit Porto.
Statistikat e karrierës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Performancat në klub | Liga | Kupa | Kupa e ligës | Kontinentale | Gjithësej | |||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Sezoni | Klubi | Liga | Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola |
Brazil | Liga | Copa do Brasil | Kupa e ligës | Amerikë Jugore | Gjithësej | |||||||
1996 | Corinthians | Série A | 17 | 2 | ||||||||
Portugali | Liga | Cup of Portugal | Kupa e ligës portugeze | Evropë | Gjithësej | |||||||
1996-97 | Alverca | 32 | 13 | |||||||||
1997-98 | Porto | Portuguese Liga | 6 | 0 | ||||||||
1997-98 | Salgueiros | Portuguese Liga | 12 | 2 | ||||||||
1998-99 | Porto | Portuguese Liga | 6 | 0 | ||||||||
1999-00 | 23 | 1 | ||||||||||
2000-01 | 31 | 6 | ||||||||||
2001-02 | 30 | 13 | ||||||||||
2002-03 | 30 | 10 | ||||||||||
2003-04 | 28 | 2 | ||||||||||
Spanjë | Liga | Copa del Rey | Copa de la Liga | Evropë | Gjithësej | |||||||
2004-05 | Barcelona | La Liga | 35 | 8 | ||||||||
2005-06 | 29 | 3 | ||||||||||
2006-07 | 31 | 1 | ||||||||||
2007-08 | 18 | 1 | ||||||||||
Angli | Liga | FA Cup | Football League Cup | Evropë | Gjithësej | |||||||
2008-09 | Chelsea | Premier League | 8 | 2 | 3 | 0 | 11 | 2 | ||||
Gjithësej | Brazil | 17 | 2 | |||||||||
Portugali | 198 | 47 | ||||||||||
Spanjë | 113 | 13 | ||||||||||
Angli | 8 | 2 | 3 | 0 | 11 | 2 | ||||||
Gjithësej karriera | 336 | 64 |
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Fluminense Football Club | Futebol | Deco". Fluminense.com.br (në portugalisht). Fluminense. Arkivuar nga origjinali më 22 maj 2012. Marrë më 28 qershor 2012.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Lindje 1977
- Njerëz që jetojnë
- Futbollistë portugezë
- Futbollistë në kombëtaren portugeze
- Futbollistë në SC Salgueiros
- Futbollistë në FC Porto
- Futbollistë në FC Barcelona
- Futbollistë në Chelsea F.C.
- Futbollistë në FC Fluminense
- Futbollistë në La Liga
- Futbollistë në Premier League
- Futbollistë në UEFA Euro 2004
- Futbollistë në 2006 FIFA Kupën e Botës
- Futbollistë në UEFA Euro 2008
- Futbollistë në 2010 FIFA Kupën e Botës
- Lojtarë fitues të UEFA Ligës së Kampioneve