Jump to content

Ekonomia e Greqisë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Pozita e mirë gjeografike në Detin Mesdhe që në kohët e lashta i përcaktoi Greqisë ekonominë detare. Kjo ka qenë e influencuar me sipërfaqe të kufizuara të tokës punuese, me peizazh të pakët për kullota dhe me mungesën e lëndëve të para për industri. Deri vonë ishte shtet bujqësor me detari të zhvilluar. Në strukturën industriale vend më të rëndësishëm ka pasur ajo ushqimore dhe e tekstilit. Deficitin ekonomik e plotëson me veprimtari të tjera si në tregti dhe në turizëm.

Për zhvillimin e kufizuar të kësaj dege të ekonomisë kandikuar mungesa e energjisë dhe lëndëve të para. Greqia është deficitare në thëngjill. Rezervat e linjitit arrijnë rreth 10 miliard tonë, ndërsa prodhimtaria vjetore është më tepër se 60 milion ton. dekadat efundit është rritur për mbi 12 herë. Krahina më e pasur me linjit është në Ptolemais në perëndim të Selanikut dhe Megapolis në Peloponez.

Relievi malor i Greqisë , pjerrtësia e njaftueshme – e duhur, përcakton kushte të mira për shfrytëzimin e energjisë së ujit. Mirpo, regjimi mesdhetar pasqyron rënien e çrregullt të reshjeve, duke pësuar lëkundje të mëdha të nivelit.Kjo lëkundje është sidomos e shprehur në luginat e lumenjëve të vegjël e të shkurtër, prandaj paraqesin problemin thelbësor në shfrytëzim të energjisë elektrike. Prandaj, hidroenergjia në strukturën e e energjisë merr pjesë me më se 10% të energjisë së gjithëmbarshme. Për përmirsimin e deficitit në energji në juglindje të Athinës në Laurio është ndërtuar centrali bërthamor me kapacitet 450MW. Deficitin energjetik e vështirëson edhe fakti se Greqia nuk ka naftë. Ajo pak sasi në Thesali, Traki dhe Peoponez është më tepër simbolike. Nafta impotohet nga jashtë dhe përpunohet në Selanik dhe në Pirej.

Kërkesat gjithnjë e më të mëdha të ekonomisë ka ndikuar që energjia elektrike të ketë një ritëm më të shpejt të zhvillimit. Këtë më së miri e ilustron fakti se që nga Lufta e e Dytë Botërore e deri më sot është rritur për 150 herë.

Zhvillimi i metalurgjisë është mbështetur në mineralet e veta dhe në ato të importuara. Për nga rezervat e boksistit Greqia është e njuhur . Rezeravat e boksitit janë të vlerësuara në 75 milion ton , ndërsa prodhimtaria vjetore arrinë në 2.7 milion ton, pas Rusisë dhe Hungarisë vjen në vendin e tretë në kontinentin e Evropës.

Indusria tekstile është degë më e zhvilluar e ekonomisë. Shfrytqëzon lëndën e parë të vendit , pambuku leshin dhe fijet artificiale. Dallohet nga degët tjera me përhapje të madhe. Është lokalizuar në Selanik, Athinë, Larisë, Lavrion etj.

Edhe industria ushqimore , si ajo e tekstilit ka shtrirje mjaft të madhe . Sidomos përpunimi i vajt të ullirit, verës, rrushit të thatë, birrës, konservimit të peshkut. Industria e duhanit është e përqendruar në Athinë, Pirej dhe Selanik. Gati të gjith qendrat e mëdha kan ndonji industri të përpunimit të prodhimeve bujqesore.

Industria kimike si lëndë të parë përdorë linjitin e vendit dhe naftën e importuar.

Industria realizon rreth 1/4 e të ardhurave të përgjithshme dhe po aq forca punuese i angazhon në këtë degë.

Në industrinë e Greqisë ndikim të madh ka kapitali i huaj sidomos ai amerikan, gjerman, anglez, francez etj.


Transporti dhe trgëtia

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]


turizmi eshte i madh si ne ishujt e shumte per pamjen e mrekullueshme qe ofrojne detet po edhe turizmi i cili eshte i interesuar per historine e saj dhe sende me prejardhje historike



pFad - Phonifier reborn

Pfad - The Proxy pFad of © 2024 Garber Painting. All rights reserved.

Note: This service is not intended for secure transactions such as banking, social media, email, or purchasing. Use at your own risk. We assume no liability whatsoever for broken pages.


Alternative Proxies:

Alternative Proxy

pFad Proxy

pFad v3 Proxy

pFad v4 Proxy