Jump to content

Ekzoplaneti

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Ekzoplaneti është planet që ndodhet në një sistem diellor të ndryshëm nga ai i Tokës.

Idenë rreth ekzistencës së ekzoplanetëve janë shfaqur që në lashtësi. Kështu Epikuri në vitet 300 p.e.s. në shkrimin e tij "Letër për Herodotin mbi fizikën" mbështeste ekzistencën e një numri të pafund botësh në Univers "ku mund të ketë bimë, kafshë dhe të gjithë qeniet që ne shohim". Në 1584 në veprën e tij Pafundësia, Universi dhe botët" Xhordano Bruno hedh mendimin se "jo vetëm që Toka nuk është në qendër të universit, por që ka edhe një pafundësi botësh të ngjashme me të". Kjo ide do ta çojë atë drejt e mbi turrën e druve. Edhe pse idetë rreth ekzistencës së ekzoplanetëve janë shumë të hershme, vetëm më 1995 dy astronomë zviceranë Mikel major (Michel major) dhe Didier Keloz (Didier Queloz), arrijnë të zbulojnë ekzoplanetin e pare "51 Peg b" te ndodhur në yllësin e Pegasusit.

pFad - Phonifier reborn

Pfad - The Proxy pFad of © 2024 Garber Painting. All rights reserved.

Note: This service is not intended for secure transactions such as banking, social media, email, or purchasing. Use at your own risk. We assume no liability whatsoever for broken pages.


Alternative Proxies:

Alternative Proxy

pFad Proxy

pFad v3 Proxy

pFad v4 Proxy