Jump to content

Empire State Building

Coordinates: 40°44′54″N 73°59′09″W / 40.7484°N 73.9858°W / 40.7484; -73.9858
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

40°44′54″N 73°59′09″W / 40.7484°N 73.9858°W / 40.7484; -73.9858

Empire State Building

Empire State Building (ndërtesa e shtetit perandorak) është ndërtesa më e lartë në New York City. Për 41 vjet ishte edhe rrokaqielli më i lartë në botë. Adresa quhet 350 Fifth Avenue, New York, NY 10118. Ndërtimi i saj filloi më 17 mars 1930 dhe përfundoi më 1 maj 1931. Empire State Building është 381 metra e lartë dhe ka 102 kate. Në një ditë të kthjellët mund të shikohet deri në 130 km largësi dhe mund të vështrohen 5 shtete fqinje. Emri i saj rrjedh nga pseudonimi i shtetit New York, Empire State, që në gjuhën shqipe ka kuptimin shteti perandorak. Deri më sot Empire State Building është vizituar nga 117 milion vizitorë. Ka raste kur njerëzit tentojnë të vetëvriten duke kërcyer nga katet e sipërme.

Ndërtesa e shtetit perandorak u ndërtua në një kohë, kur shumë njerëz kishin filluar një garë për ndërtimin e ndërtesës më të lartë në botë. Ndërtimi zgjati 410 ditë dhe kur u përfundua presidenti amerikan Herbert Hoover e inauguroi duke i ndezur dritat më 1 maj 1931. Në kohën e përfundimit Amerika ndodhej në depresionin e madh. Për këtë arsye, në fillim shumë zyre kishin mbetur pa u lëshuar me qira. Kjo i bëri banorët e rrethinës ta quajnë në atë kohë edhe Empty State Building

pFad - Phonifier reborn

Pfad - The Proxy pFad of © 2024 Garber Painting. All rights reserved.

Note: This service is not intended for secure transactions such as banking, social media, email, or purchasing. Use at your own risk. We assume no liability whatsoever for broken pages.


Alternative Proxies:

Alternative Proxy

pFad Proxy

pFad v3 Proxy

pFad v4 Proxy