Giuseppe Valotto
Gjenerallejtënant Giuseppe Valotto lindi më 1946 në Venedik (Itali). Ai kreu Akademinë Ushtarake Italiane në Modena dhe më 1968 u emërua nëntoger i kavalerisë. Pas dy vjetësh trajnimi të specializuar në Torino, atij iu dha detyra e togerit në Regjimentit Tankist 132 "Ariete", ndërsa më vonë komandoi një kompani tankiste në Batalionin Tankist 13 "M.O. Pascucci" të Regjimentit të Blinduar 182 "Garibaldi".
Para dhe pas detyrës së komandantit të kompanisë, ai shërbeu në Akademinë Ushtarake si Kadet Komandant i Togës, më vonë si Komandant i Kompanisë, Mësues dhe si Oficer i Shtabit në Zyrën për Doktrinë dhe Kërkime. Pas një numri kursesh themelore dhe të avancuara në Kolegjin e Përgjithshëm Ushtarak të Ushtrisë Italiane (1980-1981; 1984-1985), ai shërbeu me Divizionin e Përgjithshëm G-1 të Ushtrisë Italiane (1985-1987). Detyrat tjera në shtab përfshijnë ACOS G1 dhe ACOS G3 (1989-1992) të Trupës së III-të Italiane në Milano dhe detyrën si Shef i Zyrës së Shtabit të Përgjithshëm të Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Mbrojtjes (1993-1997). Eksperienca e Gjenerallejtënant Giuseppe Valottos përfshinë detyrat e Komandantit të Batalionit të 20-të Tankist "M.O. Pentimalli" në Legnano (1987- 1989), pastaj si Komandant i Qarkut Ushtarak të Torinos (1991-1992), Komandant i Brigadës së Blinduar 132 "Ariete" (mars 1997-korrik 1999) ku gjatë kësaj kohë shërbeu si Komandant i Brigadës Shumëkombëshe Veri në Sarajevë (tetor 1998-prill 1999), si Komandant i Akademisë Ushtarake Italiane (1999-2001), dhe nga 31 korriku 2001 deri më 16 korrik 2004 si Zëvendës Komandant i Korpusit së Bashkuar të Reagim të Shpejtë në Rheindahlen (Gjermani).
Në periudhën 24 korrik 2004-30 gusht 2005, ai ka qenë Kryesues i Departamentit të Personelit të Shtabit të Përgjithshëm Ushtarak në Romë. Dekorimet e Gjeneral Lejtnat Giuseppe Valottos përfshijnë Kryqin e Artë dhe të Argjendtë për shërbim të gjatë, Medaljen "Mauriziana", çmimin për Oficer të Republikës italiane, Medaljen e Argjendtë për periudhën e gjatë komanduese, Medaljen Përkujtimore për ndihmën e ofruar pas tërmetit Friuli (1976), Medaljen e Bronztë të ushtrisë italiane për trimëri, Medaljen e Artë të mbrojtjes kombëtare franceze për operacionet në Bosnjë, Medaljen e Merituar të klasës së parë të ushtrisë portugeze, Medaljen e Kombeve të Bashkuara për shërbim në Kosovë, Medaljen e NATO-së për operacionet në ish-Jugosllavi si dhe Kryqin Përkujtimorë për misionet e paqes jashtë vendit.
Më 2003 ai u çmua me titullin "COMMENDATORE" nga Presidenti i Republikës Italiane (ceremonia u mbajt më 14 shkurt 2003). Ai ka diplomën universitare në Studime Strategjike dhe është i martuar me Mara Bevilacqua. Ata kanë dy djem dhe një vajzë : Marcon (Avokat), Barbarën (Arkitekte) dhe Massimon (Ekonomist).