Jump to content

Gjalpa e kakaos

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Gjalpa e kakaos

Gjalpa e kakaos është një yndyrë bimore e prodhuar nga presioni i fasuleve të kakaos për të marrë pluhurin e kakaos. Ngjyra e saj varion nga ngjyra e verdhë fildishtë në kafe. Ajo hyn në përbërjen e çokollatës.

Gjalpa e kakaos është një përzierje e yndyrës gjysmë e ngurtë dhe gjysmë e lëngshme: acidet e saj yndyrore kanë pikat e ndryshme të shkrirjes; acidi oleik shkrihet në 13 °C, acidi stearik70 °C, dhe acidi palmitik në 63 °C. Gjalpa e kakaos, shkrihet në 34-35 °C.

Gjalpa e kakaos është një nga yndyrnat më të qëndrueshme (stabile) të njohura, e cila përmbanë antioksidantë natyralë që parandalojnë prishjen dhe i japin asaj një jetë të ruajtjes prej dy deri në pesë vjet[1].

Përdoret në prodhimin e shumë produkteve parafarmaceutike ose kozmetike, të tilla si vajra diellore ose karminave për buzë. Deri në mesin e shekullit të 20-të, gjalpa e kakaos ishte baza e përbërjes së supozitorëve. Farmacistët ende e përdorën atë në vitet 1980 për përgatitjet artizanale[2]. Është lënë pas dore për ekscipientë sintetikë të cilët nuk i nënshtrohen super-ngrirjes. Super-ngrirja është një ndryshim i gjalpës së kakaos që ndodh gjatë nxehjes për shkrirje, duke e bërë të papërshtatshme për përdorim.

Çokollata e bardhë është e përbërë nga gjalpa e kakaos, qumështi dhe sheqeri, ndërsa çokollata e errët është e përbërë nga kakao, gjalpa e kakaos dhe sheqeri.

Një direktivë evropiane[3] bën të mundur futjen në përbërjen e çokollatës 5% të yndyrës bimore përveç gjalpit të kakaos.

Paketimi dhe ruajtja

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjalpa e kakaos paketohet si një bllok ose fluska. Duhet mbajtur larg nga ajri dhe drita.

Përqindja
acidi stearik 34 %
acidi oleik 34 %
acidi palmitik 26 %
acidi linoleik 2 %
Acide tjera yndyrore të ngopura 4 %
Përqindja totale e yndyrës së ngopur 57-64 %


  1. ^ Britannica Online Encyclopedia
  2. ^ "NORME CODEX POUR LE BEURRE DE CACAO" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 21 dhjetor 2011. Marrë më 25 gusht 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Directive européenne 2000/36/CE nga 23 qershori 2000 Arkivuar 27 qershor 2011 tek Wayback Machine (Në aplikacion që nga 3 gushti 2003)
pFad - Phonifier reborn

Pfad - The Proxy pFad of © 2024 Garber Painting. All rights reserved.

Note: This service is not intended for secure transactions such as banking, social media, email, or purchasing. Use at your own risk. We assume no liability whatsoever for broken pages.


Alternative Proxies:

Alternative Proxy

pFad Proxy

pFad v3 Proxy

pFad v4 Proxy