Jump to content

Hamburgu

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Hamburg
Hamburg
Popullsia
 • Gjithsej1,845,229
{{{postal_code_type}}}
20001–21149, 22001–22769
TargatHH
Faqja zyrtarewww.hamburg.de

Hamburgu (gjermanisht: Hansestadt Hamburg) është një qytet në veri të Gjermanisë. Ai është gjithashtu porti më i madhë i këtij vendi. Është qyteti i dytë për nga madhësia (pas Berlinit) dhe qyteti i gjashtë në Bashkimin Europian. Hamburgu është edhe njëri prej 16 landeve të Gjermanisë.

Emri zyrtar i tij (Qyteti i Lirë dhe Hanseatik i Hamburgut) pasqyron historinë e tij si një anëtar i Lidhjes Hanseatike mesjetare, si një qytet perandorak i lirë i Perandorisë së Shenjtë Romake, një qytet-shtet, dhe një nga 16 landet e Gjermanisë.

Hamburgu është një qendër e madhe e transportit dhe është një nga qytetet më të pasura në Evropë. Ai është bërë një qendër industriale dhe e medias, me uzina dhe objekte që i përkasin Airbus, Blohm + Voss dhe Aurubis. Radioja dhe televizioni transmetues Norddeutscher Rundfunk dhe botuesit e tillë si Gruner + Jahr dhe Spiegel-Verlag janë shtyllat e industrisë së mediave të rëndësishme në Hamburg. Hamburg ka qenë një qendër e rëndësishme financiare për shekuj me radhë, dhe është selia e bankës së dytë më të vjetër në botë, Berenberg Bank. Në Hamburg Ka më shumë se 120.000 biznese. Lumi i Elbes kalon përmes tij.

Hamburgu ndodhet në pikën jugore të gadishullit Jutland, midis Evropës Kontinentale në jug dhe Skandinavisë në veri, me Detin e Veriut në perëndim dhe Detin Baltik në veri-lindje. Ai shtrihet mbi lumin Elba në bashkimin e tij me Alster dhe Bille. Qendra e qytetit është rreth Binnenalster ("Alsteri i Brendshëm") dhe Außenalster ("Alsteri i Jashtëm"), të dyja të formuara nga ndërtimi i digës në lumin Alster për të krijuar liqen. Ishulli i Neuwerk dhe dy ishuj të vogla fqinje Scharhörn dhe Nigehörn, në Parkun Kombëtar të Detit Wadden të Hamburgut, janë gjithashtu pjesë e Hamburgut.

Lagjet e Neuenfelde, Cranz, Francop dhe Finkenwerder janë pjesë e rajonit Altes Land (Toka e vjetër), rajoni më i madh i prodhimit të frutave në Evropën Qendrore. Neugraben-Fischbek ka pikën më të lartë në Hamburg, Hasselbrack 116,2 metra.

Hamburgu është qendra ekonomike dhe kulturore e veriut të vendit. Në Hamburg jetojnë 1,7 milionë njerëz nga 180 popuj të ndryshëm, përveç gjermanëve edhe turk, polak, serb dhe afgan.[1]

Hamburgu quhet "Porta e botës". Porti i qytetit është ndër më të mëdhenjtë në Evropë ( i treti për nga madhësia). Në të punojnë 150 mijë punonjës. Një shëtitje në port të ndihmon të krijosh përshtypjen e duhur për madhësinë dhe punët që kryhen në Hamburg. Në qytet-portin është duke u krijuar ndërkohë një qendër biznesi, banimi dhe kulturore e qytetit.[1]

Për kultivimin e kulturës gjermano-shqiptare në Berlinë janë disa shoqata shqiptaro-gjermane si Qendra informative kulturore Kosova 'LDK', Shoqata shqiptare për informim dhe ndihmë, Bashksia kulturore shqiptare, Shoqata shqiptare e punëtorëve dhe Klubi shqiptar Kosova.[2]

Burim i të dhënave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ a b Porta e botës - Hamburgu | Fakte mbi Gjermaninë | DW.DE | 25.07.2008
  2. ^ Regjistri i shoqatave të huaja në Gjermani: Kosova Arkivuar 28 shtator 2007 tek Wayback Machine - në int. prill 2007

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]


pFad - Phonifier reborn

Pfad - The Proxy pFad of © 2024 Garber Painting. All rights reserved.

Note: This service is not intended for secure transactions such as banking, social media, email, or purchasing. Use at your own risk. We assume no liability whatsoever for broken pages.


Alternative Proxies:

Alternative Proxy

pFad Proxy

pFad v3 Proxy

pFad v4 Proxy