Jump to content

Libia

Coordinates: 27°N 17°E / 27°N 17°E / 27; 17
Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

27°N 17°E / 27°N 17°E / 27; 17


Libia
ليبيا
Flamuri i Libisë Stema e Libisë
Flamuri Stema
Himni kombëtar: "ليبيا ليبيا ليبيا"
Libia, Libia, Libia
 
Situata e Libisë
Situata e Libisë
 
Kryeqyteti Tripoli
32°52′N 13°11′E
Gjuha zyrtare Arabishtja
Forma e qeverisë Qeveri e Përkohëshme
President Kryetarë


Kryeministër Abdullah al-Thani
(Tobruk)
Khalifa al-Ghawi(Tripoli)
Pavarësia
24 dhjetor, 1951
Sipërfaqja
1,759,541 km²
Popullsia
 • totale
 • dendësia

6.6 milion (2011)
4 banorë/km²
PBB (2010)
 • totale
 • për banor

90.84 miliardë
$13,846
IZHNJ (2010) 0.755
Monedha Dinari libian (LYD)
Zona kohore
 • në verë
EET UTC+2
UTC
Kodi i internetit .
Prefiksi telefonik +281

Libia ndodhet në pjesën veriore të Afrikës dhe përgjatë pjesën veriore të vendit ka dalje në Detin Mesdhe. Përndryshe sipërfaqja e këtij vendi kufizohet në lindje me Egjiptin, në jug-perëndim një pjesë të vogël meSudanin, në jug me Çadin e Nigerin, në pjesën perëndimore me Algjerin dhe në pjesën veri-perëndimore me Tunizinë pas së cilit vije vija bregdetare në Detin Mesdhe.

Artikulli kryesor : Historia
Artikulli kryesor : Sistemi shtetror

Kushtetuta daton nga 1 shtator 1969 si rrjedhë e statutit të po këtij viti që kishte ushtruesi fuqiplotë i Këshillit të Revolucionit. Më 23 nëntor 1976, me pëlqimin e disa ndryshimeve të formuluara në një ligj nga ana e Kongresit të Përgjithshëm Popullor, Kryetar shteti është Prisi i Këshillit të Revolucionit, të cilit përkrahë tij ka një Sekretar Gjeneral dhe një Sekretare. Ligji krijonte një Demokraci Direkte Popullore në bazë të Kongresit Popullor, të Komitetit Popullor, të Sindikatave si dhe organeve përfaqësuese të larta të Kongresit të Përgjithshëm Popullor. Stema ka një shirit në të cilin, në gjuhën arabe është shkruar emri i Federatës së Republikave Arabe. Grada e ish-Mbretit ka disa nivele, Urdhri Idris-I (1947, i klasës I-rë), Urdhri Mohammed-ibn-Ali-el-Senussi (1951, i klasës IV-të), Urdhri i Pavarësisë (Istiqlal - 1952, i klasës V-të), Urdhri i Republikës (1969, i klasës I-rë), Urdhri i Trimërisë (1969, i klasës I-rë). Ushtrimi i administratës shtetërore lokale në Libi, ushtrohet nëpërmjet 10 provincave. E drejta civile është futur me ligj në vitin 1945, kodifikuar sipas shëmbëlltyrës nga Egjipti. Sa i përket të drejtës familjare dhe asaj të trashëgimisë, në fuqi është e drejta islame për myslimanët sipas ritit malekitiçëve, dhe zbatohet nëpërmjet gjyqeve të sheriatit. Forca ushtarake për bazë ka obligimin e përgjithshëm ushtarak 4 vjeçar. Numri i përgjithëshem i trupave diku rreth 37 000 vetë. Në armat 30 000 trupa që në dispozicion ndër tjera kanë po nja 2000 tankse sovjetike të tipeve T-54-55 dhe T-62. Por si duket për to nuk ka trupa vetjake të nevojshme. Forcat ajrore përbëhet nga 4000 trupa (me ta edhe rezervistët) të cilët në dispozicion kanë po nja 178 aeroplan luftarak modern të vitetve 1980, si nga lindja dhe perëndimi. Ndër ta dallohen ata rus të tipit "MiG-23", dhe francez të tipit "Mirage III É". Po ashtu forcat ajrore janë të pajisura edhe me 3-re regjimente raketore kundërajrore. Thuhet që modernizimi i pajisieve ka qenë në nivelin e shteteve arabe (38 aeroplan të porositur të tipit "Mirage F-1). Forcat detare përbëhen nga 3000 trupa që kanë 3 Fregata moderne ('78), 3 Nëndetëse, 8 anije të shpejta të pajisura me raketa dhe 12 njësi të vogla manovruese ('80, janë porositur 19 anije të pajisura me raketa). Ndër tjera, furnizimi me pajise e sisteme të mëdha i forcave të armatosura të Libisë nga ana sovjetike ka qenë po thuja se i rregullt.

Njësit administrative

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Artikulli kryesor : Njësit administrative
Artikulli kryesor : Gjeografia e Libisë

Sipërfaqja e përgjithshme e Libisë është 1,759,540 km2 dhe shtrihet rreth koordinatave gjeografike 25 00 V, 17 00 L.

Libia ka një bregdet të gjatë 1.770 km në detin Mesdhe dhe vijë kufitare tokësore 4.348 km.

Klima e Libisë është mesdhetare përgjatë bregdetit dhe shumë e nxehtë në pjesën shkretinore.

Relievi i Libisë është i djerrët, përbëhet nga fushat e gjëra shkretinore të cilat ngritën dhe ulen në forma valore. Pika më e ultë e relievit është -47 m në vendin e quajtur Sabkhat Guzauil (ang.:Sabkhat Ghuzayyil) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 2,267 metrave në endin e quajtur "Biku Biti" (ang.:Bikku Bitti).

Artikulli kryesor : Ekonomia

Libia pas vitit 1958 nga një vend i vobektë e i prapambetur u ngrit si një vend i rëndësishëm eksportues i naftës. Nëpërmjet angazhimit të të ardhurave nga eksporti i naftës, në zhvillimin e industrisë dhe bujqësisë, shteti kërkonte pavarësimin e tyre dhe të vetë nga eksportimi i lëndës së parë. Kështu prodhimi i përgjithshëm i brendshëm brutto nga viti 1973 që ishte 2246 milion, në vitin 1975 arriti në 3897 milion dollar. Në përbërje të kësaj hynte ekonomia ruale me 2,7 %, me rreth 26,9 % të të zënëve në punë, xehtaria dhe rrethina e saj ekonomike 50,6 %, me rreth 1,8 % të të zënëve në punë, ndërtimtaria me 11,6 %, me ~12,6 % të të punësuarve. Nga 691 000 të punësuar në ekonomin e Libisë, sa kishte në maj të vitit 1976, 224 800 persona ishin punëtorë mysafirë. Angazhimi i tyre ishte pasojë e mungesës së madhe të punëtoreve pasi që siq thuhet popullsia vendase ishte e angazhuar më shumë në shërbimin ushtarak. Plani qendrorë për zhvillim u fut në përdorim që nga viti 1963. Thuhet që të jetë vepruar me planë pesë vjeçar së paku deri në vitin 1980. Buxheti shtetëror në vitin 1975 kishte të hyra rreth 1997,6 milion dollar, (vaj mineral 1284 m.D), të dalurat 2323,5 milion dollar. Libia është anëtare e OPEC-ut dhe e OAPEC.

Për agrokultur nuk mund të flitet, ka një ekonomi ruale e cila për shkaqe natyrore të pa përshtatshme (mungesa e ujit, vite thatësie të shpeshta, fryma dhe rëra e shkretëtirës, kriposja, mundësit e vogla të transportit) edhe është vështirë të përparojë. Vetëmbajtaj me ushqim të produkteve nga kjo ekonomi ruale është e pamundshme. Rreth 60 % e ushqimit primar importohet, vetem 1 % përqind e siprfaqes mund të shfrytëzohej për qëllime kultivimi të bujqësisë. Një e dheta e sipërfaqes është, si të thuhet e përdorshme, 80 % janë shketëtirë, 0,3% pyje. Ka ca ndërmarrje të vogla vendore, disa pakësa më të mëdha të ngrituara nga italianët, u shtetëzuan më 1970. Për përfitimin e ujit të përdorshem dhe të pijshëm, janë ndërtuar pendale buzë detit, në të cilat bëhet filtrimi i ujit të detit. Është gjetur një zgjidhje e till që për këtë filtrim përdoren qendra energjetike. Pjesa tokësore me të mbjellura ndodhet përgjatë bregdetit dhe atë kryesish në rrethinën e Tripolit, Bengasit si dhe ca oazave. Mbillet disa sorte të veqanta të dridhërave, thekrës, misrit, kallamoqit pastaj mbillet edhe patate, ullinjtë, disa fara të quajtuara kokrra të mandelës, datelnës, fikut, agrumeve, kikiriki, si dhe duhani. Mbajtja e gjedheve bëhet kryesisht nga endacakët nomad në veri në anët e stepeve si dhe aty ku është i mundshëm punimi i tokës. Mund të vërehet mos përdorimi i brigjeve të pasura me peshkë. Thuhet të jenë pregatitur plane për ndërhyrje të shtetit edhe në këtë segment të ekonomisë.

Pasurit nëntokësore shquhen për rezervat e tyre të mëdha të naftës me përqindje të vogël squlfuri, rezerva këto që shtrihen kryesish tek barkusha Syrt dhe që me çmim të volitëshem mund të transportohen. Nafta, gjegjësish rezervat e gjetura në vitin 1958, kanë filluar të përdoren që nga viti 1961. Në vitin 1970 thuhet të jetë arritur një pikë kulminante e nxjerrjes e cila arrinte në 159,2 milion tonelata. Më pas ka pësu ramje, kështu që më 1977 është regjistruar shuma prej 100,7 milion tonelatave. Në vitin 1970 u themelua edhe korporata e quajtur "Libyan National Oil Corp", një vit më vonë vije deri te shtetëzimi i saj. Vende të derivimit, përpunimit të lëngut të nxjerrur bëhet në rafineritë e pakta që kryesisht ndodhen në vendin e quajtur "Sauija" në afërsi të limanit të naftës "Suwaitina", tek Misreta. Në "fushat" e naftës gjenden edhe rezerva të gazit. Një godin me sistemin për sjelljen e gazit në gjendje të lëngët ndodhet në Marsa el-Brega. Si pasuri nëntokësore tjera dallohet edhe xehe hekuri, gur kalku, mella, kripa e kalkut dhe e gurit si dhe rezerva squlfuri. Thuhet të ketë edhe rezerva me fosfate dhe uran.

Industria merret kryesish me përpunimin e ushqimit, më tej edhe pakë me përpunimin e duhanit, të drurit, të bojërave si dhe dallohet dhe punimi i oredive. Vërehet zgjerimi i industrisë edhe në drejtime dhe segmente tjera si b.f. në petrokiminë. Zona apo hapësira të dalluara industriale merren të jenë në Bengasi, Sauija dhe Tripolis. Shumica e ndërmarrjeve janë transportuese. Sundon një veprimtari e rrall, jo e shpeshtë e ndërtimit. Për furnizimin me rrym elektrike shërbejnë termocentralet.

Tregëtia e jashtme mund të paramendohet, importuese e makinave të qëndrueshme dhe transportuese, importe ushqimore, si dhe më 1976 vërehet fillimi i importimit të çelikut dhe hekurit. Vlera e mallrave të importuara në vitin 1976 kapte shumën 3950 milion dollar amerikan. Mallrat e importuar vinin kryesisht nga Italia, Republika Federale Gjermane, Franca, Japonia. Eksporti në këtë periudhë regjistronte shumën në vlerë prej 8438 milion dollar amerikan, kryesisht naftë në drejtim të ShBA-së, Italisë dhe RFGj-së.

Rrjeti i komunikacionit të personave dhe mallrave nuk dallon shumë. Vijë rrugësh të asfaltuara llogaritet të ishin 8700 kilometra duke përfshirë edhe pistat e ndryshme 20 000 km. Këto shtrihen kryesish në anën e bregdetit, vërehet magësia në brendi të sipërfaqes së Libisë. Vija hekurudhore e vetme që kishte, pushoj së punuari më 1964. Ka një rrjetë koxha të mirë të përquesëve të lëngjeve nëntokësore. Porte detare të dalluara ndodhen në Tobruk, Tripolis, Bengasi dhe Darna. Pos tyre ka dhe porte të specializuara për ngarkim shkarkim të naftës. Nga viti 1972, Libia ka dhe flotën e tankerëve. Në Tripoli dhe Bengasi janë ngritur portet ajrore ndëkomtare, ndërsa në Sabha një port ajror për qëllime të brendshëm. Anash këtyre ka dhe pista aterrimi. Ka një shoqëri të fluturimeve të quajtur "Libyan Arab Airlines" që daton nga viti 1965.

Artikulli kryesor : Demografia

Si arab identifikohen rreth 34 % e popullsisë së përgjithshme, 30 % identifikohen si arab bërëbër që dallonin për nga disa zakone të jetës dhe përnga gjuha. Dallime që sot duket të jenë zhdukur. Këto dy grupe përbëjnë pjesën kryesore të popullsisë e cila njëherit është e koncentruar në brigje të detit. Fiset bërëbër, gjegjësisht 25 % e tyre, janë të përqendruar në pjesën e pjellëshme në veri (ndër tjera në Djebe Nefusa), e më tej shpërbëhen nëpër oaza. Në Fessan enden nomadët e fiseve Tuareg dhe Tubu qendra e të cilëve duket të jetë në Tibesti. Më poshtë jetojnë fise të tjera negride. Nëpër qytete italianët (shumica nga 120 000 vetëve sa ishin më 1939 ja kanë therë më 1945 prej atyhi), arabët e Maghrebit dhe të Egjiptit. Nga viti 1960 vërehet një lëvizje e grekëve dhe egjiptianëve në drejtim të Libisë. Jahudit me vendqëndrim në veri, kryesisht në e përreth Tripolit, ja kanë ther në Izrael që nga viti 1948. Rritja e popullsi brenda vitit, në periudhen 1963-72, ishte 3,7 %, dhe radhitej ndër më të lartat në planet. Po thuaj se 50 % e popullsisë së Libis në këtë periudhë ishte nën moshën 15 vjeçare.

Artikulli kryesor : Kultura

Arsimi i përgjithshëm obligativ fillon nga mosha 6 vjeçare deri në moshën 15 vjeçare. Ka një sistem edukimi federal me 6 vite shkollë fillore dhe shkollë kuranore, 6 vite shkollë të përgjithshme sekondare (nga 3 vite, të mesme dhe të lartë). 2-4 vite shkollë të orientuar në zanate, si dhe shkolla të larta teknike nën ombredhen e dy universiteteve në Tripolis (them. 1973) dhe në Bengasi (them. 1955). Kuota e analfabetizmit në vitet '80-ta sillej rreth 61,6 (1973). Shuma e të dhënave materiale për çështje publike të edukimit në vitin 1975 kapte shumën 128 milion dollar (9,1% e Buxhetit të përgjithëshem shtetror).

Feja e myslimanëve sunit si më e përhapur në Libi njëherit është e deklaruar edhe si fe e shtetit. Bërëbërët janë të pëkatësis Ibadite (Çarixhitë). Me ndikim është "Vëllazëria Senussi". Pakica e krishtertë pas ikjes së italianëve po thuaj se është shuar.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
 Commons: Libia – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale
 Commons: Libia – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale

pFad - Phonifier reborn

Pfad - The Proxy pFad of © 2024 Garber Painting. All rights reserved.

Note: This service is not intended for secure transactions such as banking, social media, email, or purchasing. Use at your own risk. We assume no liability whatsoever for broken pages.


Alternative Proxies:

Alternative Proxy

pFad Proxy

pFad v3 Proxy

pFad v4 Proxy