Jump to content

Modemi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Modem ekstrnal 2400 bit/s

Paisje që shërben për transformimin e të dhënave në teknologjinë e komunikimit.

Shprehja “ modem” është kombinim i fjalëve modulator dhe demodulator. Gjatë dërgimit, modemi i modulon të dhënat digjitale 0 dhe 1 në sinjal analog dhe i përcjellë në linjat telefonike, ndërsa gjatë pranimit, modemi i demodulon ato të dhëna nga sinjali analog në të dhëna digjitale. Sot, shpejtësia e transmetimit të këtyre të dhënave arrinë deri në shifren 56 KB për sekond, shifër që më herët ka qenë shumë më e vogël, pra vetëm 300 bit. Modemet e sotëm përdorin modulim kuadratik të amplitudes, në mënyrë që të transmetojnë sasi më të madhe të të dhënave. Po ashtu, sot ekzistojnë edhe modemet ADSL dhe modemet e televizionit kablovik. Qëllimi është të prodhohet një sinjal që mund të transmetohet lehtë dhe mund të dekodohet, që të riprodhoj të dhënat origjinale digjitale. Shembulli më i mirë, është modemi i cili shifrat digjitale 0 dhe 1 të një kompjuteri personal, i kthen në tone që mund të transmetohen permes linjave telefonike, dhe kur këto të dhëna pranohen, në anën tjetër, ato shifra pra 0 dhe 1 konvertohen në formën që përdoren me USB e lidhje rrjeti. Sot, shumica e modemeve kanë të integruar edhe faksin, që na mundëson komunikimi me kompjuter tjetër si dhe pranimin dhe dërgimin e fakseve.Paisje që shërben për transformimin e të dhënave në teknologjinë e komunikimit. Modemi është paisje që perdoret më se shpeshti për transmetimin e të dhënave nëpërmjet lidhjeve telefonike.

pFad - Phonifier reborn

Pfad - The Proxy pFad of © 2024 Garber Painting. All rights reserved.

Note: This service is not intended for secure transactions such as banking, social media, email, or purchasing. Use at your own risk. We assume no liability whatsoever for broken pages.


Alternative Proxies:

Alternative Proxy

pFad Proxy

pFad v3 Proxy

pFad v4 Proxy