Jump to content

Qukapiku i gjelbër

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Qukapiku i gjelbër
Femer
Klasifikimi shkencor
Mbretëria:
Filumi:
Klasa:
Rendi:
Familja:
Gjinia:
Lloji:
P. viridis
Emri binomial
Picus viridis
Linnaeus, 1758

31-33 cm, krahët e hapur: 40-42 cm.

Fluturon vrullshëm dhe papritur nga toka në një grumbull drurësh ose nga një fole milingonash në një livadh. Pjesa e pasme është ngjyrë e verdhë e shndritshme, kurse pjesa e sipërme e kurrizit ngjyrë jeshile. Ky qukapik njihet nga kurora e kuqe dhe fluturimet në formën e valëve. Edhe pse zakonisht takohet në pemë, mund të ndeshet shpesh edhe në tokë. Kur është në pemë, edhe nëse është duke kënduar, është e vështirë t’i gjesh vendndodhjen, ngaqë qëndron palëvizur në degë midis gjetheve. Të vegjlit kanë njolla të zeza në qafën dhe kraharorin me ngjyrë të bardhë.

Përhapja dhe habitati

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Jetojnë në pyje të hapur gjethegjerë dhe në parqe, më rallë edhe në pyje halore dhe në pyje të dendur.

Foletë i vendos në zgavrat e trungjeve të pemëve. Femra lëshon 5-7 vezë që i ngroh për 15-17 ditë. Të vegjlit fluturojnë pas tre javësh.

Kryesisht larvat, milingonat, ose insektet që i kapin duke hapur vrima në dru.

I fortë dhe i qartë, me gërvishtje hundore të tipit ”kju kju kju kjukjukju” ose një “kjukjukjukju” më e mprehtë.

pFad - Phonifier reborn

Pfad - The Proxy pFad of © 2024 Garber Painting. All rights reserved.

Note: This service is not intended for secure transactions such as banking, social media, email, or purchasing. Use at your own risk. We assume no liability whatsoever for broken pages.


Alternative Proxies:

Alternative Proxy

pFad Proxy

pFad v3 Proxy

pFad v4 Proxy