Jump to content

Taxhikistani

Coordinates: 39°N 71°E / 39°N 71°E / 39; 71
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

39°N 71°E / 39°N 71°E / 39; 71 Stampa:KUTIATaxhikistani Taxhikistani është republikë në Azinë qendrore që zë një sipërfaqe prej 143 100 km2 në të cilën jetojnë diçka më shumë se 6,27 milion banorë e prej të cilëve 65% janë taxhikë, 23% uzbekë, të tjerët rusë dhe tatarë. Gjuhë zyrtare shtetërore e kësaj republikë është gjuha e taxhikëve (e quajtur edhe taxhikishtja).

Në shekullin IX / X kjo hapësirë ishte nën sundimin persianë të Samanidëve. Pjesa veriore ishte me kanatin uzbek të quajtur Kanati Kokand. Më 1895 bie nën sundimin e Rusisë, ndërsa pjesa jugore e Taxhikistanit të sotëm gjatë kësaj kohe ishte pjesë e Emirit të Buharës (Emirati Buchara). Nga viti 1924 Republikë Autonome Socialiste Sovjetike në kuadër të Republikës Socialiste Sovjetike të Uzbekistanit. Nga 1929 deri më 1991 republikë në vete e emërtuar Republika Socialiste e Taxhikistanit. Më 9 tetor 1991 shpallet pavarësia e Taxhikistanit pas së cilës më 1992 shpërthen një lutë civile ndërmjet islamikëve dhe armatës e trupave të qeverisë (rreth 100 000 të vrarë). Edhe pas marrëveshjes për paqe të nënshkruar më 1997 situata e brendshme politike mbetej e lëkundshme. Më 1999 miratohen bazat e ri- formulimit të Kushtetutës para së gjithash e drejta e krijimit të partive në bazat fetare. Shkurti i vitit 2000 veçohet për mbajtjen e zgjedhjeve të para parlamentare pas luftës civile. Taxhikistani është anëtare e Bashkësisë së Shteteve të Pavarura dhe nga 1992 deri më 1994 si president i parlamentit e pastaj i shtetit ishte Emomali Rahmani (Rachmanow) i lindur më 1952.

Vendi është i lartë, rreth 50% e sipërfaqes ndodhet më lartë se 3 000 metra mbi nivelin e detit. Taka e Taxhikistanit është e pasur me xehen e arit dhe xehet tjera të cilat edhe shkrihen në Shkritoret që ka. Për prodhimin e energjisë elektrike përdorë Hidroelektranat. Po ashtu në këtë vend janë të zhvilluara kulturat e mëndafshit , industria e produkteve ushqimore, kultivimi i drithërave, blegtoria malore si dhe kultivimi i krimbit të mëndafshit.

  • Telekomunikacioni
  • Transporti
  • Ushtria
  • Pushime



pFad - Phonifier reborn

Pfad - The Proxy pFad of © 2024 Garber Painting. All rights reserved.

Note: This service is not intended for secure transactions such as banking, social media, email, or purchasing. Use at your own risk. We assume no liability whatsoever for broken pages.


Alternative Proxies:

Alternative Proxy

pFad Proxy

pFad v3 Proxy

pFad v4 Proxy