Jump to content

Telekomanduesi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Telekomanduesi

Telekomanduesi apo telekomanda është një mjet që me një lidhje teli komandon një sistem elektronik.

Mjeti elektronik me të cilin nga një largësi prej 5 deri 20m bëhet komandimi i aparateve apo sistemeve të tjera elektronike. Në fabrika të ndryshme përdoren për të lëvizur makina e gjësende të ndryshme si vinüet për ngritjen e ngarkesave.

Telekomanduesi i televizorit është shpikur në vitin 1948ShBA dhe ishte i lidhur me një tel për aparatin dhe nëpërmjet tij bëhej ndryshimi i fotografisë së televizorit. Në vitin 1950 firma amerikane "Zenith" prodhon një telekomandus me të cilin komandoheshin të gjitha funksionet e aparatit. Këtij telekomanduesi ju dha emri "Lazy Bones" mirëpo edhe ky ishte i lidhur me një tel me aparatin.

Pesë vite më vonë komanduesi "Flashmatic" del në shitje dhe me të bëhej komandimi i funksioneve të televizorit nga largësia me rreze. Mirëpo shpesh përdorimi i tij ditën nuk funksiononte. Kështu një vit më vonë 1956 u zëvendësua "metoda e dritës" me teknikën e ultrazërit. Aparati i tillë u konstruktua nga austriaku Robert Adler.

Nga e kaluara e deri tani shpesh ky termë përdoret edhe komanduesit infrarot të televizorit.

pFad - Phonifier reborn

Pfad - The Proxy pFad of © 2024 Garber Painting. All rights reserved.

Note: This service is not intended for secure transactions such as banking, social media, email, or purchasing. Use at your own risk. We assume no liability whatsoever for broken pages.


Alternative Proxies:

Alternative Proxy

pFad Proxy

pFad v3 Proxy

pFad v4 Proxy