Jump to content

Umbria

Coordinates: 43°06′43.56″N 12°23′19.68″E / 43.1121000°N 12.3888000°E / 43.1121000; 12.3888000
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Umbria
Umbria
Flamuri i {{{official_name}}}
Stema zyrtare e {{{official_name}}}
Location of {{{official_name}}}
Popullsia
 • Gjithsej908,232
Faqja zyrtarewww.regione.umbria.it
Provincat e Umbrias

Umbria është një nga 20 rajonet e Italisë. Kryeqendra e rajonit është Peruxhia

Umbria kufizohet nga Toskana në perëndim, Marke në lindje dhe Lacio në jug. Relievi i saj kryesisht kodrinor ose malor, dominohet nga Apeninet, me pikën më të lartë në rajon (2476m) në Malin Vettore në kufirin me Marken, dhe luginën Tiber, me pikën më të ulët në Atiliano, 96m. Umbria është i vetmi rajon i Italisë që nuk ka as bregdet as kufi të përbashkët me shtete të tjera.


Katedralja e Orvietos

Struktura aktuale ekonomike u krijua si rezultat i një serie transformimesh që ndodhën kryesisht në vitet 1970 dhe 1980. Gjatë kësaj periudhe, pati një zgjerim të shpejtë të firmave të vogla dhe të mesme dhe një pakësim gradual të firmave të mëdha të cilat kishin karakterizuar deri në atë kohë bazën industriale të rajonit. Ky proces i përshtatjes strukturore është ende në vazhdim e sipër.

Bujqësia e Umbrias dallohet për prodhimin e duhanit, vajit të ullirit dhe vreshtave, të cilat prodhojnë verëra të shkëlqyera. Varietetet rajonale përfshijnë verën e bardhë Orvieto, e cila tërheq agro-turistët në vreshtat e zonës përreth qytetit mesjetar me të njëjtin emër. Verëra të tjera të njohura, të prodhuara në Umbria, janë Torgiano dhe Rosso di Montefalco.

Industritë e tjera kryesore janë prodhimi i tekstileve, veshjeve, veshjeve sportive, hekurit dhe çelikut, kimike dhe qeramika dekorative.

Lidhje të jshtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

43°06′43.56″N 12°23′19.68″E / 43.1121000°N 12.3888000°E / 43.1121000; 12.3888000

pFad - Phonifier reborn

Pfad - The Proxy pFad of © 2024 Garber Painting. All rights reserved.

Note: This service is not intended for secure transactions such as banking, social media, email, or purchasing. Use at your own risk. We assume no liability whatsoever for broken pages.


Alternative Proxies:

Alternative Proxy

pFad Proxy

pFad v3 Proxy

pFad v4 Proxy