Jump to content

Zener dioda

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Dioda e Cenit

Dioda Zener është një lloj i diodës qe punon në kuadrantin e tretë, e cila lejon rrymën të lëviz jo vetëm në drejtimin normal në diodë por gjithashtu në drejtimin e kundërt nëse tensioni i zbatuar është më i madh se tensioni i shpimit i njohur me emrin tensioni i Cenerit. Kur një tension i zbatuar në diodë bëhet shumë negativ mund të arrihet një pikë kur një numër i bartësve minor zhvillon shpejtësi të mjaftueshme për të liruar bartës tjerë përmes jonizimit.

Ata ndeshen me elektrone valente dhe energjin e vet ia përcjellin këtyre elektroneve ashtu që ia mundesojnë ta lëshojnë atomin amë. Këta bartës shtesë pastaj në mënyrë të njejtë i shkëpusin elektornet e tjera valente në formë të ortekut derisa të vendoset një rrymë e cila determinon regjionin e thyerjes, në një jon te kristalit dhe i jep energji të mjaftueshme sa për shkëputjen e një lidhje kovalente. Regjioni i ortekut (Vz) mund të ndodhë në boshtin vertikal nëse rritet niveli i dopingut në materialet e tipit p dhe n afër. Me zvoglimin e tensionit Vz në nivele shumë të ulta p.sh. -5 ndodhë thyerja e Zenerit, kjo dukuri paraqitet sepse në regjionin e kontaktit paraqitet një fushë e fortë elektrike e cila mund ti shkëpus lidhjet kovalente brenda atomit dhe të gjeneroj bartës, diodat të cilat gjat punës e shfrytezojnë regjionin e Zenerit quhen dioda te Zenerit. Tensioni maksimal i cili mund të zbatohet para se të arrihet ky regjion quhet tension maksimal rezerv i lejuar.

Diodat e Silicit në përgjithësi kan tension rezerv me të lartë, rrymë më të madhe lëshuese dhe brez me te gjerë temperaturor se ato të Germaiumit.

Zbatimi i tensionit Vz me polaritet shkakton kyqjen e diodës në të njejtën mënyrë si diodën e Silicit tensioni me polarizim te drejtë.

Lokacioni i regjionit të Zenerit mund të kontrollohet me anë të niveleve të ndryshme të dopingut në rritjen e numrit te papastërtive zvoglohet potencialin e Zenerit.

Diodat Zener dallohen nga diodat e tjera për nga përqindja e papastërtive në gjysëmpërques, përqindja e papastërtive e diodës Zener është më e madhe.

Me rritjen e tensionit të kundërt rryma e kundërt nuk rritet madje ka vlerë te vogël e kur tensioni i kundërt arrin vlerën e tensionit të shpimit atëher rryma e kundërt rritet në mënyrë të rrëmbishme. Eshte me rëndësi se në rritjen e rrymës së kundërt tensioni në diodë rritet shumë pak. Kjo veti e diodës Zener bën që ajo të përdoret si stabilizuese e tensionit. Për stabilizimin e tensionit përdoret pjesa e karakterisitikës ndërmjet pikës A dhe B. Kjo zonë është e kufizuar me vlerën minimale dhe maksimale te rrymës së kundërt. Kur vlerat e rrymës së kundër janë nën rrymën minimale atëher dioda humb vetitë stabilizuese ndërsa kur tejkalohet vlera rrymës maksimale dioda shpohet. Dioda Zener do të jetë stabilizuese e mirë nëse pika e punës gjendet mes segmentit AB(pika M në vlerën Iz). Nga kjo përfundojmë se dioda Zener punon si stabilizuese kur është e polarizuar me kah të kundërt.

Karakteristika volt-ampere e një diode Zener me voltazh shpimi 3.4 V

Detyrë themelore e stabilizatorit është të mos lejojë rritjen apo uljen e tensionit. Si element për stabilizimin e tensionit përdoret dioda Zener.

Dioda Zener gjithmonë lidhet paralel me harxhuesin në skaje të së cilit duhet ta mbajë tensionin stabil. Me rritjen e tensionit në hyrje rritet rryma I nëpër diodë, por për shkak të vetisë stabilizuese të diodës zener tensioni i diodës rritet pak. Keshtu pra për ndryshime te mëdha të tensionit hyrës tensioni në skaje të hargjuesit ndërron pak.

Mënyrat e hapjes kundërt diodës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Hapja Ortekut- një bartës i prodhuar termikisht bie tatëpjetë barierës së kalimit dhe arrin të fitoj energji nga tensioni i zbatuar. Ky bartës përplaset në një jon të kristalit dhe i jep energji të mjaftueshme sa për shkëputjen e një lidhje kovalente, dhe kështu është kriju një qift i ri elektron-vrimë. Këta bartës po ashtu mund të grumbullojnë energji nga fusha e zbatuar të përplasen në një tjetër jon te kristalit dhe krijojnë akoma nje qift tjetër elektron-vrimë. Ky proces njihet si shumëzim ortek që jep si pasojë rrymë të madhe dhe themi se dioda është në zonën e hapjes ortek.
  • Hapja Zenerit- Nëse bartësit fillestar nuk arrijnë energji të mjaftueshme për ti dhënë shkas shkëputjes lidhjeve, hapja e kundërt e diodës mund të filloj nëpërmjet një shkëputje direkte të lidhjes. Për arsye të egzistencës fushës elektrike mbi një elektron të lidhur mund të ushtrohet një forcë mjaft e madhe nga ana e fushës sa që e shkëput nga lidhja vet kovalente, qifti i ri elektron-vrimë rrit rymën e kundërt. Intenziteti i fushës E për një tension të zbatuar fiks rritet me rritjen e përqendrimit të papastërtive.
 Commons: Zener diodes – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale
pFad - Phonifier reborn

Pfad - The Proxy pFad of © 2024 Garber Painting. All rights reserved.

Note: This service is not intended for secure transactions such as banking, social media, email, or purchasing. Use at your own risk. We assume no liability whatsoever for broken pages.


Alternative Proxies:

Alternative Proxy

pFad Proxy

pFad v3 Proxy

pFad v4 Proxy