Jump to content

çarçaf

Nga Wiktionary

Shqip

[redaktoni]

Çarçaf m.sh. -

  1. Pëlhurë e gjerë, zakonisht e bardhë, që shtrohet mbi dyshek ose që i vihet jorganit a batanijes nga faqja e brendshme për t`i mbajtur pastër. Çarçaf i bardhë. Çarçaf pambuku (liri). Çarçaf jorgani (dysheku). Jorgan me (pa) çarçaf. Laj (shtrydh) çarçafët. Ndej (palos, hekuros) çarçafët. I qep (i hedh) çarçafin. Shtroj çarçafë të rinj. Mbulohem me çarçaf. Sa një çarçaf. Shkorsa çarçaf nuk bëhet. fj.u.
  2. vjet. Mbulesë e hollë, zakonisht e zezë, që hidhnin mbi krye gratë myslimane kur dilnin nga shtëpia, duke lënë zbuluar vetëm sytë. Çarçaf i zi. Plakë me çarçaf. Hidhte (vinte) çarçafin. Mbanin çarçaf. Mbuloheshin (dilnin) me çarçaf. E hoqën (e flakën) çarçafin.
  3. Qefin. E mblodhi në çarçaf. E mbuloi me çarçaf. Të mbledhshin në çarçaf! mallk. vdeksh!
  4. thjeshtligj., mospërf. Shkresë a letër tepër e gjatë. Mbushi një çarçaf. Me dërgoi një çarçaf. Ç’e ke gjithë këtë çarçaf!?
  • U bë çarçaf u zbeh fort nga frika ose nga një tronditje. E bëri çarçaf e bëri copë-copë, e shqeu. Ia bëri mendjen çarçaf ia mori mendjen me fjalë, e hutoi, ia trullosi mendjen. E ka mendjen çarçaf nuk e ka mendjen në rregull, nuk është i përqendruar në një punë, është me mendje të prishur.[1]

Etimologjia

[redaktoni]

Shqiptimi

[redaktoni]

Sinonime

[redaktoni]

Antonime

[redaktoni]

Fjalë të prejardhura

[redaktoni]

Në gjuhë tjera

[redaktoni]

Referencat

[redaktoni]
  1. Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0
pFad - Phonifier reborn

Pfad - The Proxy pFad of © 2024 Garber Painting. All rights reserved.

Note: This service is not intended for secure transactions such as banking, social media, email, or purchasing. Use at your own risk. We assume no liability whatsoever for broken pages.


Alternative Proxies:

Alternative Proxy

pFad Proxy

pFad v3 Proxy

pFad v4 Proxy