Jump to content

halë

Nga Wiktionary

HALË f.

  • 1. Secila nga eshtrat e gjata dhe të holla si gjilpërë, që kanë peshqit në të dyja anët e boshtit të kurrizit ose nëpër mish. Halë peshku. Peshk pa hala. E shpoi (i ngeci) një halë. I heq halat (peshkut).
  • 2. Fije e hollë dhe e mprehtë te kalliri i të lashtave. Halat e grurit (e thekrës). Grurë me (pa) hala.
  • 3. Gjethja e drurëve halorë, e cila është e hollë dhe e gjatë. Halë pishe (bredhi).
  • 4. bot. Pisha e zezë; pishë. Dru hale. Pyll hale. Si hala në bjeshkë.
  • 5. Spicë, thumb (edhe fig.). Halë guri. Halë bari. Halë këpucësh. Flet me hala.
  • 6. përd. mb. Shumë i mprehtë (edhe fig.). I ka dhëmbët halë. E mprehu briskun e bëri halë. E ka gjuhën halë.
  • Fjalë e halë thashetheme. Iu bëftë halë në grykë! mallk. i ngectë në grykë! E bën halën (qimen) tra shih te QIM/E,~JA. E kishte halën në grykë ishte në gjendje të vështirë, e kishte litarin në grykë. E ka halë (ferrë, gjemb, shushull) në sy e urren shumë, nuk e sheh dot me sy, s'e duron dot. Kërkon halën në përpeq shih te PËRPEQ,~I.
pFad - Phonifier reborn

Pfad - The Proxy pFad of © 2024 Garber Painting. All rights reserved.

Note: This service is not intended for secure transactions such as banking, social media, email, or purchasing. Use at your own risk. We assume no liability whatsoever for broken pages.


Alternative Proxies:

Alternative Proxy

pFad Proxy

pFad v3 Proxy

pFad v4 Proxy