Jump to content

mbrëmje

Nga Wiktionary

Shqip

[redaktoni]

Emër

[redaktoni]

mbrëmje f.

Mbrëmje
  1. Koha që kur perëndon dielli e deri sa erret e bëhet natë, pjesa e kohës midis fundit të ditës dhe fillimit të natës; muzg. Mbrëmje e bukur (e kthjellët). Mbrëmja e mirë! ur. mirëmbrëma. Mbrëmje pranvere (vere). Shëtitja e mbrëmjes. Thirrja e mbrëmjes. usht. Era e mbrëmjes. Gazetat e mbrëmjes. Lutjet e mbrëmjes. fet. Të dielën në mbrëmje. Në buzë të mbrëmjes. U nis në mbrëmje (nga mbrëmja). Ra (erdhi) mbrëmja. Këtë mbrëmje sonte. Vinte çdo mbrëmje. Mbrëmjeve bën ftohtë. Nga mbrëmja deri në mëngjes gjithë natën.
  2. Mbledhje njerëzish në mbarim të ditës për të përkujtuar dikë, për të zhvilluar veprimtari letrare a artistike, për të dëfryer etj. Mbrëmje përkujtimore. Mbrëmje tematike (muzikore, letrare). Mbrëmje vallëzimi (argëtimi). Mbrëmja e Vitit të Ri. Mbrëmja e fëmijëve (e kolektivit).
  3. Përdoret në rasën gjinore si gjymtyrë e dytë në disa togje, me kuptimin: «që ndodh a që bëhet në pjesën e fundit a në mbarim të ditës ose që ka lidhje me kohën nga perëndimi i diellit deri sa bëhet natë; i natës». Teknikumi i mbrëmjes. Shkolla (dega) e mbrëmjes. Revista radiofonike e mbrëmjes. Student i mbrëmjes student që ndjek shkollën e natës pa shkëputje nga puna.
  • Mbrëmje akademike shih tek AKADEMIK,~E. Matet me hijen (me diellin) e mbrëmjes (e mëngjesit) keq. shih te MËNGJES,~I. Lule mbrëmjeje bot. shih te LUL/E,~JA. Ylli i mbrëmjes astr. shih tek YLL,~I.

Sinonime

[redaktoni]

aksham

pFad - Phonifier reborn

Pfad - The Proxy pFad of © 2024 Garber Painting. All rights reserved.

Note: This service is not intended for secure transactions such as banking, social media, email, or purchasing. Use at your own risk. We assume no liability whatsoever for broken pages.


Alternative Proxies:

Alternative Proxy

pFad Proxy

pFad v3 Proxy

pFad v4 Proxy