Frika
Frika është reagim emocional i fuqishëm përballë përceptimit të një rreziku të vërtetë objektivisht apo imagjinar. Eshtë një ndjenjë shqetësimi e thellë kur jemi të ikjes dhe shmangies, ndërsa ankthi është rezultat i kërcënimeve të cilat janë perceptuar si të pakontrollueshëm ose të pashmangshëm. Vlen të përmendet se frika shoqëron ngjarjet e ardhshme, të tilla si një përkeqësim të një situatë, apo vazhdimi i një situate që është e papranueshme. Frika mund të jetë gjithashtu një reagim i menjëhershëm për diçka e cila ndodh aktualisht. Të gjithë njerëzit kanë një përgjigje instinktive ndaj një rreziku potencial, i cili në fakt është i rëndësishëm për mbijetesën e të gjitha llojeve. Reagimet e nxjerra nga frika shihen nëpërmjet avantazheve në evolucionin. Frika mund të jetë një faktor i cili mund të manipulojë dhe kontrollojë jetën e një individi.
Gjate momentit qe njerezit perjetojne frike kjo gje nese eshte ne nivele te larta mund te shoqerohet me nje seri simptomash si:
- Veshtiresi ne frymemarrje
- Gjendje te ftohti ose te nxehti
- Rrahje te shpejta zemre ose rendim zemre
- Mpirje ose mornica
- Ndjenje mbytjeje
- Ndjenja jo te verteta te pergjithshme
- Djersitje
- Marrje mendsh, te fiket
- Dridhje
- Frike nga vdekja
- Te vjella ose shqetesime te tjera trupore/fiziologjike
- Frike nga humbja e kontrollit ose frike se mos çmendesh
- Dhimbje kraharori apo gjendje jo rehatie