Jump to content

Gjeografia e Gjeorgjisë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Gjeorgjisë
Schchara
Ushba
Kaukazi

Gjeorgjia shtrihet në veriperëndim të regjionit të Kaukazit, midis Kaukazit të Madh, Kaukazit të Vogël dhe Detit të Zi. Ka një territor prej 70.000 km².

Në relievin e sajë zotërojnë malet e Kaukazit që me vargmalet e shumta e të larta të ndara me lugina të thella, me kresha të mprehta të prera nga cirqet, luginat akullnajore, përkujtojnë fizionominë e Alpeve.

Diferenca të mëdha në hipsometrinë e Gjeorgjisë janë shprehur edhe në elementet klimatike. Kaukazi, është pjesë më e ngritur i relievit, karakterizohet me klimë malore. Ky tip klimatik i përgjet atij alpin mereshje të bollshme që në pjesën më të madhe bien në formë të borës, në verë të shkurtër dhe të freskët e dimër të gjatë dhe të ashpër.

Përkundrazi Ultësira e Kolhidës praën detit të Zi diferencohet për temperatura më të larta. Temperatura mesatare e janarit në Ultësirën e Kolhidesë arrijnë 6 °C, e në Tbilisi nëpër të cilën kalon lumi Kura, 1 °C.

Ujërat e Gjeorgjisë nëpërmes Rionit gravitojnë në Detin e Zi. Pjesa e epërme e lumit Kura ka drejtim të kundërt dhe derdhet në Liqenin Kaspik. Rrjeti relativisht i madh i lumenjve, sasia e mjaftueshme e ujit, zbritja e madhe, janë disa nga elementet e rëndësishme për shfrytëzimin e energjisë së ujit. Prandaj, Gjeorgjia prej të gjitha shteteve të këtij regjioni dallohet për potencial më të madh të energjisë hidrike. Në vitin 1940 Gjeorgjia ka prodhuar 742 milionë KWh e në vitin 1996 më se 6,8 miliardë KWh, përkatësisht 9 herë më të tepër. Në strukturën energjetike hidroenergjia merr pjesë me 70 %.

 Commons: Gjeografia e Gjeorgjisë – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale


pFad - Phonifier reborn

Pfad - The Proxy pFad of © 2024 Garber Painting. All rights reserved.

Note: This service is not intended for secure transactions such as banking, social media, email, or purchasing. Use at your own risk. We assume no liability whatsoever for broken pages.


Alternative Proxies:

Alternative Proxy

pFad Proxy

pFad v3 Proxy

pFad v4 Proxy