Jump to content

Deianira

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Heracles, Deianira and Nessus, black-figure hydria, 575-550 BC, Louvre (E 803)
Deianira painting by Evelyn De Morgan

Deianira (greqisht: Δηϊάνειρα) - e bija e Eneut, mbretit të Kalidonisë, gruaja e trimit Herakliut.

Jetën me burrin nuk e ka pasur të lehtë, gjë që është fati i shpeshtë i njerëzve të famshëm, së paku në mite. Së pari ka qenë e fejuara e Akelout, zotit të lumit, i cili ka mundur, sipas dëshirës, të ndërrojë pamjen e vet. Herakliu e mundi dhe sipas së drejtës së ngadhënijimtarit e solli në qytetin e vet, Tirint. Por, deri sa ishte në rrugë i ndodhi një problem. Kur arriti te lumi Euena, mbi të cilin nuk kishte urë, kentauri Neso i ofrohet Herakliut për ta transportuar Deianirën në bregun tjetër të lumit. Dhe po sa e muar në shpinë, tentoi ta rrëmbejë. Herakliu e vrau me njërën prej shigjetave të tij helmuese dhe kështu e shpëtoi Deianirën. Nesit, duke vdekur, i shkoi për dore, që ta këshillojë Deianirën, për të marrë pak nga gjaku i tij dhe poqese dikur i shuhet dashuria e Heraklit ndaj saj, le t'i lagë me këtë gjak rrobet e tij dhe dashuria e tij do të kthehet sërish. Ishte kjo hakmarrje e tmerrshme e Nesit. Kentauri, në të vërtetë, e dinte se gjaku i tij ishte i helmuar në shigjetën e Heraklit dhe se ajo do të jetë për secilin vdekjeprurëse. Kur pas shumë viteve Deianira fillon të dyshojë (dhe jo pa arsye), se Herakliu mendon ta lëshojë, veproi sipas këshillës së Nesit: me gjakun e tij e lagu pelerinën e Herakliut dhe kështu pa dashur ia mori jetën. Pastaj e dëshpëruar bëri vetëvrasje.

Figurën e Deianirës e gjejmë në një numër të madh (gati në njëqind) piktura në vaza, prej të cilave më e lashta është e shek. VII para e.s. Në to skena më e shpeshtë është Rrëmbimi i Deianirës nga ana e Nesit, ndërsa në disa prej tyre paraqitet Herakliu dhe Deianira. Artistët e kohës së re poashtu shpesh i janë kthyer kësaj teme. Ndër më të njohurat prej këtyre pikturave është Rrëmbimi i Deianirës e Jacopo Bellinit (Jakopo Bellinit), fundi i shek. XV (dhe sot gjendet në pallatin e dukës së Venedikut), Nesi dhe Deianira e P. P. Rubensit e vitit 1530 (dhe sot gjendet në Ermitazhin e Leningridit) dhe dy punime të Guido Renit (Gvido Renit) me titull Kentauri Nes e rrëmben Deianiren, prej të cilave më i vjetri është i vitit 1621, dhe sot gjendet në Luvër të Parisit, ndërsa më i riu (Përafërsisht i vitit 1630) sot gjendet në Galerinë Kombëtare Hradçane në Pragë. Prej kompozitorëve tregimi i Deianirës e ka frymëzuar Saint Saënsin (Sent Sansin) për komponimin dramatik të Deianirës (1901).

pFad - Phonifier reborn

Pfad - The Proxy pFad of © 2024 Garber Painting. All rights reserved.

Note: This service is not intended for secure transactions such as banking, social media, email, or purchasing. Use at your own risk. We assume no liability whatsoever for broken pages.


Alternative Proxies:

Alternative Proxy

pFad Proxy

pFad v3 Proxy

pFad v4 Proxy